Ado
FISEBILIL-LAH
Bombë në selinë e AAK-së
Një granatë dore është gjetur në selinë e AAK-së në Podujevë. Kështu njoftoi zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, në një njoftim për media.
Kjo parti, njoftoi se në mëngjesin e së shtunës, aktivistët e saj hasën në një bombë të vendosur pranë zyrave e AAK-së, dega Podujevë.
Afër këtij mjetit shpërthyes, siç thuhet, ishte vendosur edhe një qiri dhe një letër, përmbajtja e së cilës nuk bëhet publike.
Policia dhe KFOR-i kanë dal në vendin e ngjarjes duke e larguar bombën pa shkaktuar dëme.
AAK e dënon këtë akt të ndodhur në ditën e heshtjes parazgjedhore. Kjo parti vlerëson se akte të tilla, të shpeshtuara këto ditë kundër këtij subjekti, nuk janë të drejtuara vetëm ndaj saj, por edhe kundër procesit të suksesshëm parazgjedhor, të ardhmes, sigurisë dhe stabilitetit të vendit në përgjithësi. /Telegrafi/