“Bombë” në lokal, terrorizohen pushuesit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
DURRES - Një alarm për bombë ka terrorizuar pushuesit në plazhin e Durrësit, gjatë orëve të vona të së premtes. Ngjarja e ndodhur në sektorin "Apollonia" ka rezultuar më pas se ishte alarm i rremë dhe se telefonata dashakeqëse kishte si prapavijë konkurrencën mes hoteleve në plazh. Telefonuesi anonim që kishte lajmëruar në numrin 129 të Sallës Operative të Policisë së Durrësit kishte thënë këto fjali: "Në lokalin 'Kosova' është vendosur lëndë plasëse. Largoni urgjentisht njerëzit se keni vetëm 30 minuta kohë!". Telefonata është marrë me seriozitetin më të madh nga uniformat blu. Vetë kreu i policisë së Durrësit, Ilia Nasi mbërriti me urgjencë në terren për të ndjekur nga afër situatën. Pas hetimeve të shpejta policia nxori konkluzionin se nuk kishim të bënim me një akt terrorist, por me një keqdashje të shtyrë nga konkurrenca e një hoteli tjetër. Pak orë pas ngjarjes filloi procedimi penal për veprën e "Shpërdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike", parashikuar nga neni 275 i K.Penal. Nga verifikimet e bëra nga policia është identifikuar numri i telefonit me anë të së cilit është kryer telefonata kërcënuese e orës 22.00, por poseduesi i tij ka deklaruar se atë numër ia ka shitur një personi që nuk njihej nga ana e tij. Pritet që ekspertiza mbi zërin e telefonuesit dhe gjurmët e gishtave të zbardhin dhe autorin e ngjarjes. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit për hetime të mëtejshme.
*panorama*
 
Back
Top