Bollano: Po, e urdhërova unë shkuljen e tabelave

alfonci

Veri investigatio
Zbardhet procesverbali i marrjes në pyetje të kreut të "Omonias"

Vasillaq Bollano, kryetar i Bashkisë së Himarës dhe kryetar i organizatës "Omonia", nuk është paraqitur as dje në gjykatën e Vlorës, ku po zhvillohet prej dy muajsh gjyqi në ngarkim të tij, me akuzën për shpërdorim detyre. Bollano akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke urdhëruar shkuljen e tabelave kulturore turistike nga aksi i rrugës nacionale, që kalon në territorin e Bashkisë Himarë dhe se me këtë veprim i ka shkaktuar shtetit një dëm financiar prej rreth 2,2 milionë lekë. Në seancën e djeshme ishte parashikuar të dëgjohej vetë i pandehuri, por në mungesë të tij prokurori i Vlorës, Sokol Malaj ka kërkuar të administrohet nga Gjykata procesverbali i marrjes në pyetje të të pandehurit në prokurori. Malaj ka lexuar dje në gjykatë deklaratat e dhëna nga Bollano gjatë fazës së hetimit, nga se rezulton se kryebashkiaku e ka pranuar se ka nxjerrë një urdhër për shkuljen e tabelave nga rruga nacionale, në aksin Llogora-Qeparo. Kryebashkiaku i Himarës ka thënë në prokurori se urdhri i nxjerrë prej tij dhe i zbatuar nga policia bashkiake bazohet në ligjin për pushtetin vendor dhe në një vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, Bollano i është shmangur përgjigjes së pyetjes, nëse ky veprim ka lidhje me mos ekzistencën e gjuhës greke në tabelat e shkulura. Ndërkohë, në seancën e djeshme gjyqësore, janë lexuar edhe deklarimet e bëra nga disa dëshmitarë të këtij procesi gjatë fazës së hetimit.

Ndërkohë, avokati i Bollanos, Petraq Curri, ka kërkuar përsëritjen e aktit të ekspertimit, që përcakton dëmin e shkaktuar nga heqja e tabelave. Curri ka kërkuar që ky ekspertim i ri të bëhet nga një grup tjetër ekspertësh dhe kjo kërkesë është pranuar nga ana e gjykatës. Sipas avokatit, eksperti që ka vlerësuar dëmin është thjesht teknik ndërtimi. Gjykata ka vendosur që vlerësimi i dëmit të ribëhet nga një ekip specialistësh, mes të cilëve të jetë edhe një ekspert kontabël. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 26 shtator, kur pritet të ketë përfunduar procesi i rivlerësimit të dëmit.

Procesverbali


اfarë tha Bollano në prokurori



Prokurori:

ثshtë urdhëruar çmontimi i sinjalistikës rrugore. A është nxjerrë ky urdhër dhe në çfarë ligjshmërie është bazuar?


Bollano:

Urdhri është nxjerrë nga ana ime. Bazuar në ligjin për funksionimin e qeverisjes vendore nr. 8682, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave. Fakti që kjo është kompetencë e policisë bashkiake dhe tabelat e vendosura janë hequr nga ata, duke zbatuar këtë urdhër.


Prokurori:

اfarë procedurash janë ndjekur nga ana juaj për tabelat dhe ku janë tani ato?


Bollano:

Pas daljes së këtij urdhri, tabelat janë çmontuar dhe magazinuar në Bashkinë e Himarës.


Prokurori:

Sipas edhe pohimeve të zbatuesve të punimeve, është biseduar për vendosjen e tabelave në akse rrugore. Nëse po, a keni vendosur kusht që tabelat të vendosen në greqisht?


Bollano:

Për pyetjen e parë, kemi biseduar, pa vendosur gjë. Sa për pyetjen tjetër, kjo nuk ka lidhje me akuzën.

gazeta-shqip
 
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare puth do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
....
Qysh prej Tivarit deri ne Preveze.
E dini ku bir Preveza?
E dini kur e ka shkruajt Pashko Vasa ket?
 
Deklarata e Bollanos: “Dhëndri i Berishës, koordinator i tabelave në greqisht”

VLORث - “Mund të merrni në pyetje edhe Jamarbër Malltezin. Ai është koordinatori i tabelave në greqisht”. Këto janë fjalët e thëna përmes avokatit të tij, Petraq Curri, nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ai është shprehur para trupit gjykues në seancën e zhvilluar dje se në planin për ristrukturimin e zonës së Himarës ka qenë i përfshirë edhe vetë zoti Malltezi, i cili është koordinator i një projekti për zhvillimin e kësaj zone. Ndonëse nuk është paraqitur sërish në sallën e gjyqit, Bollano ka kërkuar, përmes mbrojtjes, që të bëhet rivlerësimi i dëmit që pretendohet se është shkaktuar nga ekspertë të tjerë, kërkesë që është pranuar nga trupi gjyqësor. Para përfundimit të seancës, avokati i Bollanos kërkoi rishikimin e aktit të ekspertimit për heqjen e tabelave nga ana e kryebashkiakut. Lidhur me këtë kërkesë mbrojtësi ligjor u shpreh se personi që kishte kryer më parë aktin e ekspertimit nuk ishte inxhinier ndërtimi, por një teknik i thjeshtë, e shkuara e të cilit nuk linte shumë për të dëshiruar. Kjo kërkesë e avokatit u pranua nga gjykata, që caktoi dy ekspertë të tjerë për të kryer ekspertizën dhe për të dhënë një tjetër akt për ngjarjen.
Shkak për hetimin e Bollanos janë bërë ankesat e disa banorëve të zonës, të cilët kanë njoftuar prokurorinë për dëmin e shkaktuar në heqjen e tabelave orientuese në aksin Qeparo-Qafë Llogora. Pas verifikimeve në terren ka rezultuar se Policia Bashkiake e Himarës i ka hequr ato me urdhër të kryetarit Vasil Bollano. Kështu, heqja e tyre për organin e akuzës përbën shkelje ligjore, e shoqëruar me një dëm ekonomik prej 2.1 milionë lekësh, për të cilën Bollano duhet të japë llogari para gjykatës së Vlorës. Sipas burimeve nga kjo gjykatë, rezulton se i pandehuri Bollano është marrë në pyetje në lidhje me këto shkelje, duke mbajtur qëndrim pohues, me pretendimin se në tabelat dhe sinjalistikën e rrugëve, përveç gjuhës shqipe, duhet të shkruhen edhe në greqisht, pasi sipas pretendimeve të tij, kjo zonë është e banuar nga minoritarë grekë. Deri tani vetë kryebashkiaku Bollano nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat gjyqësore të zhvilluara ndaj tij. Ai është vënë në akuzë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, gjë që parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal. Tashmë procesi ndaj Bollanos do të shtyhet sërish për shkak të rifillimit të ekspertizës, e cila do të verifikojë nëse dëmi i shkaktuar nga urdhri i kryetarit të Bashkisë së Himarës është 2.1 milionë lekë apo jo.


20 Shtator 2008


G.Albania
 
Back
Top