Bollano ndalon këngët shqip në Himarë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
36437bollano.jpg


Fenomeni "Bollano" befason sërish. Kryebashkiaku i Himarës ka përzënë artistët e vegjël durrsakë nga territori i tij, duke mos lejuar të japin shfaqje. Muaj më parë, ai kishte rënë dakord për këtë aktivitet, duke u siguruar më parë që në programin artistik nuk do të kishte këngë e valle patriotike shqiptare dhe as do të shfaqej gjëkundi flamuri kuqezi. Ditën e premte, një reagim krejtësisht i pazakontë dhe befasues ka qenë mirëpritja për grupin prej 28 vetash nga Durrësi. Reagimi ka shokuar jo vetëm drejtuesit e rritur të grupit, por edhe fëmijët që ishin përgatitur për të dhënë shfaqjen e radhës për bashkëmoshatarët e tyre dhe qytetarët në Himarë. Grupi i refuzuar nga qytetari nr.1 i Himarës ishte ai i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, një qendër e mirënjohur në rang mbarëkombëtar për aktivitetet e shumta dhe cilësore që organizon. Në kuadrin e një turi të nisur muaj më parë, trupa e artistëve të vegjël durrsakë mbërriti ditën e premte në Himarë për të organizuar aktivitetin artistik me një program të reduktuar, "të qethur" muaj më parë nga Bollano prej valleve e këngëve me tematikë patriotike. Bashkë me ta, kanë udhëtuar dhe disa këngëtarë të vegjël të qendrës së Vlorës. Të ngarkuar dhe me foninë, disa veshje karakteristike popullore dhe të kërcimeve moderne, fëmijët mbërritën në Himarë të lodhur nga rruga, por të entuziazmuar për shfaqjen që do të jepnin pas një pushimi disa orësh. Situata ndryshoi nga mohimi i realizimit të shfaqjes. Ndonëse ishte kontaktuar në prill për këtë aktivitet, atëherë kur ai kishte shqetësimin e dënimit gjyqësor dhe gjithçka u la për në një kohë tjetër, Bollano pretendoi se duhej të ishte njoftuar dy muaj më parë për shfaqjen dhe se biseda e mëparshme ishte shfuqizuar për shkak të kohës. Arsyetimi i kryebashkiakut Bollano është argumentuar si një pretekst i keq për të bllokuar aktivitetin në një prej ambienteve publike të Himarës, ndërkohë që muaj më parë ai pati kërkuar programin që do të paraqitej para publikut nga fëmijët artistë dhe kishte bërë ndërhyrjet personale në të. Takimi paraprak në pranverë mes drejtuesve të grupit dhe kryebashkiakut kishte qenë befasia e parë. Ndërhyrjet e kryebashkiakut patën diktuar ndjeshëm përmbajtjen e programit, duke u fokusuar te këngët fëmijënore dhe vallet e Shqipërisë së Mesme, duke kërkuar dhe heqjen nga programi artistik të numrave me motive patriotike. Reagimi i drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, Naim Kërçuku, për ta bërë të arsyetojë kreun e bashkisë që gjithnjë ndez debate në Shqipëri me veprimet dhe deklaratat e tij, ka qenë i kotë. Asgjë nuk është zhbërë nga vendimi i Bollanos për të anuluar koncertin e fëmijëve që ushtrohen gjatë gjithë vitit në klubet fëmijënore të ish-shtëpisë së pionerit në Durrës, për të kultivuar dhe çuar më përpara talentet e tyre dhe argëtuar me to bashkëmoshatarët, si në ditë të veçanta festive, ashtu dhe gjatë sezonit të verës. Fëmijët artistë kanë mbetur të zhgënjyer nga gjithçka ndodhi në Himarën bregdetare, ku të paktën përfituan nga zemërgjerësia e Bollanos për t‘u kredhur njëherë në det, pasi dhe për këtë u është dashur të marrin leje. Nuk ka munguar as prania e policisë, e cila gjithsesi nuk ka ndërhyrë, pasi nuk ka pasur vend për acarime të mëtejshme, aq më tepër për një aktivitet që synonte të bënte art dhe argëtim. Më pas, fëmijët e zhvendosën aktivitetin e tyre artistik mes pushuesve në Llogora, duke lënë pas shijen e hidhur të një refuzimi që më shumë se këdo, lëndoi fëmijët.


Refuzimi

Përfaqësuesi i një komuniteti qytetar në tokë shqiptare dhe me banorë shqiptarë, përveç atyre të minoritetit grek, vuri kushte për zhveshjen nga kombëtarja të numrave artistikë që do t‘u servireshin qytetarëve të tij. Bollano ka preferuar këngë si "Dua mamin, dua babin" apo vallet e kënduara "Ra faja prej fikut", "Napoloni" dhe ka refuzuar të gjitha pjesët e programit që mbështeteshin në motivet patriotike shqiptare, si vallet "Qëndisja e Flamurit", "Vallja e Shqipeve" etj. Një fobi nga elementi shqiptar?! Një fobi e frikshme që mbi të gjitha cenon dinjitetin kombëtar, vë në pikëpyetje përkatësinë kombëtare të fëmijëve, gjithëpërfshirjen në një komunitet ndëretnik. Ngjarja e thjeshtë në dukje përcjell mesazhe të qarta të qëndrimit të Bollanos, që tashmë është kthyer në fenomen.

Karriera


Bollano, nga provokimi i "Aleancës për Kombin" te ngjitja në pushtet dhe dënimi me burg


Historia e liderit të grekëve të Shqipërisë




Vasillaq Bollano, i njohur gjerësisht me emrin e shkurtuar Vasil, u shfaq relativisht vonë në skenën politike të minoritetit grek në Shqipëri. Ndoshta pikërisht sepse vinte nga Himara, një zonë që nuk e gëzon statusin e minoritetit, Bollano pati një karrierë të shpejtë brenda strukturave politike të grekëve të Shqipërisë, e më pas edhe në strukturat shtetërore. Ai u shfaq për herë të parë në skenën politike në vitin 2000, kur kreu i atëhershëm i PBDNJ-së, i ndjeri Vasil Melo, e pranoi si kandidat për kryetar bashkie në Himarë, me insistimin e Athinës zyrtare.

Në atë kohë Bollano u akuzua se bëri një fushatë të "pisët", pasi premtoi viza greke në këmbim të votave. Por nuk arriti të fitonte, për shkak të asaj që u quajt "Aleanca për Kombin", që bashkoi të gjitha partitë shqiptare kundër PBDNJ-së. Bollano mori atë vit rreth 1200 vota, por në raundin e dytë të zgjedhjeve iu bashkuan kundër 1100 vota të PS-së, 600 të PD-së, 500 të PSD-së dhe dhjetëra të tjera të partive të vogla.

Në vitin 2003, kur PBDNJ-ja bashkëqeveriste me Partinë Socialiste, nuk kishte më vend për aleanca patriotësh. Vasillaq Bollano u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës pas votimeve tejet të tensionuara, me shpërthime eksplozivash dhe protestash antishqiptare në zemër të Labërisë.

Me të marrë në dorë bashkinë, aktiviteti i tij brenda strukturave të grekëve u bë shumë i dendur. Deklaratat që irritonin shqiptarët pasonin njëra-tjetrën dhe Bollano u shndërrua në pak kohë në personazhin më të njohur ndër grekët e Shqipërisë. Si forcoi pozitat brenda të tijve dhe fitoi simpatinë e Athinës, Bollano filloi pak nga pak të kalonte nga fjalët te veprat.

Duke shfrytëzuar autoritetin që i jep ligji mbi punonjësit e zyrës së gjendjes civile, kryebashkiaku i Himarës bllokoi fillimisht procesin e regjistrimit të jabanxhinjve si qytetarë të Himarës. Më pas, duke anashkaluar institucionet shtetërore, mundësoi hapjen e një shkolle greke në Himarë. Megjithëse shkolla ishte private, kryebashkiaku siguroi transportin e fëmijëve me mjetet e bashkisë. Denoncimi i këtyre fakteve ra në vesh të shurdhër për një kohë të gjatë. Autoritetet e shtetit shqiptar u munduan në çdo kohë të fusin në të njëjtin thes akuzat për antishqiptarizëm që ngrinin njerëz të painformuar të politikës e shoqërisë "civile" me akuza për shkelje konkrete të ligjit.

Bollano arriti të gjente përherë rrugëdalje, deri sa erdhi e u përplas edhe me vetë qeverinë dhe dhëndrin e Kryeministrit Berisha, i cili administronte një projekt të Bankës Botërore.

Në vitin 2007, kur kishte arritur që falë ligjit elektoral dhe mbështetjes së PD-së të merrte mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Himarës, Bollano urdhëroi policinë bashkiake të shkulte nga një pjesë e rrugës nacionale të gjitha tabelat që tregonin vendet turistike, monumentet e kulturës dhe ato natyrore. Zyrtarisht, Bollano pretendonte se tabelat ishin vënë pa lejen e tij, por shkaku i shkuljes ishte refuzimi i kërkesës së tij për t‘i shkruar tabelat edhe në greqisht.

Disa muaj pas shkuljes së tabelave, kur ngjarja u denoncua nga shtypi (Gazeta "Shqip", 1 mars 2008), Prokuroria e Vlorës hapi hetimet dhe pas gati një viti, procesi në ngarkim të Vasillaq Bollanos përfundoi me dënimin e tij me gjashtë muaj burg dhe pesë milionë lekë gjobë, pasi u gjet fajtor për shpërdorim detyre.

Procesi gjyqësor i dha më shumë shtysë Bollanos të ngrihej më lart në strukturat politike të grekëve të Shqipërisë. Nga sekretar i përgjithshëm i organizatës "Omonia", ai u zgjodh kryetar i kësaj organizate, që është në fakt vetë zemra e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Gjatë kohës që ndiqej penalisht, kreu i ri i "Omonias" filloi të zgjerojë ndikimin e tij, duke afruar pranë vetes shoqatat e pronarëve të Bregut dhe duke e hapur kështu diskutimin "grek-jogrek" përtej së imagjinueshmes, deri te banorët Nivicës.

I tërhequr gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009 për të mos dëmtuar imazhin e PBDNJ-së, Bollano po shfaqet sërish tani që zgjedhjet mbaruan./TCH/
FuckGreece.jpg
 
Last edited by a moderator:
Pse lejohet akoma ky bukeshkale ne krye te bashkise se Himares.Ky sojsez eshte i denuar nga gjykata e vlores per veprimtari antikushtetuese dhe denimi shkon te pakten me 6 muaj burg dhe 3miljon lek gjobe per heqjen e tabelave shqip pergjate rruges Vlore-Sarande.Duket qarte mungesa e shtetit,pa ben kakerdhi ky renegat i kombit shqiptar qe ja ka shitur shpirtin dhe trupin greqise.Dikush duhet te pergjigjet per keto veprime antishqiptare te Bollanos.
 
i urrej ca shqiptar qe konsiderojne grekun racist,,

greku eshte i dikriminuar per vete sa qe hitleri i quajti jevgjit e europes dhe disa shqiptar shkon e dhe e vendos grekun ne kombet superiore dhe i thote racist dhe ato krenohen.

nuk eshte i sajuar mire ky slogan,

greku eshte armik i shqiptareve , popull i keq i pa paster dhe pa pik morali dhe shum homosexuale qe tek epitetet e karakterit shqiptar keto nuk durohen.

bollano eshte nje cop idiot qe urren veten se eshte grek dhe kerkon te beje ca shkendia,,
nuk kane zemer greket , jane ca shqiptar qe me njeri tjetrin duan te bejne manovra qe te pelqehen nga greket.
 
Se kuptoj pse ky tip esht akoma ne qarkullim :(

Mos u bëni merak se përderisa e lënë akoma në atë post do të thotë se qeveria jonë e mirë me në krye salushen ka një plan në mendje i nderuar se kot nuk i lë njerzit ai nëpër këto vende po ec ehhhh është plak i vjetër sala dhe nxënës i mirë i enverit . Mgjt koha do e tregojë të vërtetën dhe pse ky person ndodhet akoma në atë post
 
Ne luftuam per te hapur shkollen e pare shqipe, tani po na ndalohet kenga shqipe. Kush e zgjodhi kete, dhe si ka mundesi qe ky e ka ne dore Himaren? Me kete do te thote Sala "Shqiperia po ndryshon"?
 
Pse lejohet akoma ky bukeshkale ne krye te bashkise se Himares.Ky sojsez eshte i denuar nga gjykata e vlores per veprimtari antikushtetuese dhe denimi shkon te pakten me 6 muaj burg dhe 3miljon lek gjobe per heqjen e tabelave shqip pergjate rruges Vlore-Sarande.Duket qarte mungesa e shtetit,pa ben kakerdhi ky renegat i kombit shqiptar qe ja ka shitur shpirtin dhe trupin greqise.Dikush duhet te pergjigjet per keto veprime antishqiptare te Bollanos.
Se s'ka burra ky vend qe te dalin ti kepusin nje kokerr plumbi e ta hedhin si qen ne kanal e te shikoj ai dhe sojsezet e tij
A do llapin me andej kendej se Himara na qenka prona e tyre
 
Se s'ka burra ky vend qe te dalin ti kepusin nje kokerr plumbi e ta hedhin si qen ne kanal e te shikoj ai dhe sojsezet e tij
A do llapin me andej kendej se Himara na qenka prona e tyre

Te te vije turp qe ve ne dyshim burrerine e Shqiptarve....

Shembulli nje Vjet ne Durres i gervisht makinen i nxjerr pistoleten dhe e dergon atje ku skthehet me
Shembulli dy Kete muaj Berat i thyen pasqyren e makines bam bam edhe kete tjetrin
Shembulli tre para nje muaji u vrane 3 vet per arsye partiake

Konkluzioni Shqiptarit makinen dhe partine mos i ngacmo per atdhene se Gillette shume.....

ps : qe mos lodhesh Mirele postimi im ishte ironik per situaten
 
Te te vije turp qe ve ne dyshim burrerine e Shqiptarve....

Shembulli nje Vjet ne Durres i gervisht makinen i nxjerr pistoleten dhe e dergon atje ku skthehet me
Shembulli dy Kete muaj Berat i thyen pasqyren e makines bam bam edhe kete tjetrin
Shembulli tre para nje muaji u vrane 3 vet per arsye partiake

Konkluzioni Shqiptarit makinen dhe partine mos i ngacmo per atdhene se Gillette shume.....

ps : qe mos lodhesh Mirele postimi im ishte ironik per situaten


PO eshte e vertete qe duhte te kem turp se shqiptaret vrasin njeri tjetrin per vijen e ujit dhe kur vjen puna per ata qe tradhetojne kombin u heqin kapelen se thone kombi nuk eshte imi Le ta perdhuunojne ti marrin cte mundin e pastaj te ikin me vrap ne greqi e te shesin lekuren dhe atje per ca pare. E pastaj te kerkojne dinjitete e te na japin shembuj se cbehet en shqiperi si ky shembulli qe ke dhene ti me lart !!!!!!!!
 
ps : qe mos lodhesh Mirele postimi im ishte ironik per situaten

Mire qe e the kete se do te kthehesha keq pastaj... LOL

Mire ky, po banoret e Himares, cfare kane per te thene per kete? Jane dhe ata dakort? Nese jo pse nuk bejne dicka? Apo ja lene ne dore qeverise qe e i ka dhene vete atij ate post?
 
Mire qe e the kete se do te kthehesha keq pastaj... LOL

Mire ky, po banoret e Himares, cfare kane per te thene per kete? Jane dhe ata dakort? Nese jo pse nuk bejne dicka? Apo ja lene ne dore qeverise qe e i ka dhene vete atij ate post?

Karamele Zana vijne nga Elbasani
shiko dhe pa e thene postimi im duket qe eshte ironik me nje doze autosarkazme per shqiptaret.......

Ehu doni mesime prive ju qe te kapishni ironine time

20 Euro / Ora eshte doni ???
 
OOOOO BOBO BOLJA JO BOLLANO

Po shiko nuk ka faj ai oj po ne himare e kane fajin te gjithe q e e pranojne ate vendimin e tija


AI DO VRARE ME PELUMBA TE MBESHTJELLE ME FLAMUR SHQIPTAR QE TA SHIKOJ SE C"FARE DO TE T HOTE GJAK SHQIPETARI>>

Por himariotet jane te shitur te gjithe
 
Po c'fare popull dhe c'fare Himariote,xhaxhi Sala eshte shok me kete, ju thoni si keshtu dhe si ashtu ne kemi sherbim sekret per te vrare themelues U.C.K dhe ti mbrojme me te gjitha menyrat agjentet tane, por nuk kemi sherbim sekret per te zhdukur nje gomar si Bollano.Kuptohet kollaj qe jane dhe me lejen e xhaxhit Enver,apo Sali si quhet se te gjthe derrat nje fytyre kane.
 
Sa interesant ky bollanoja...Do me na ndalu me fol gjuhen shqipe ne shqiperi?????

Ca do ky ne krye te himares se merr dreqi vesht..Kur nuk nxjerr rregull me kendu edhe greqisht tani..!!!

pfff
 
Mire se vini ne Shqiperine Europiane kjo Shqiperia e te huajve se per Shqipetaret ska ngelur me gje.............................
 
Back
Top