Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ka nisur tashmë loja ‘e ka, kush e ka’ me Ballist Morinën.

Ndërkohë që deputetët ‘vizitorë’, thonë se Presidenti ka fuqinë e një amnistie, kreu i shtetit ka bërë një shpjegim racional ligjor për mundësitë e tij.

Megjithatë, politika nuk ndalet së përdoruri Ballist Morinën, të vetëdijshëm për fuqinë e tij në opinionin publik.

E përdorin si zakonisht, por kur vjen puna për të diskutuar realisht mundësitë që ka Ballist Morina për të shpëtuar nga kjo situatë, heshtin dhe bëjnë sikur akuzojnë njëri-tjetrin.

Të gjithë e dinë se Morina është kapur në shkelje të ligjit, por preferojnë të bëjnë sikur janë patriotët e mëdhenj, që u dhimbset fati i një kryefamiljari, që ka fëmijë për të rritur.

Opozitarët nga njëra anë bëjnë thirrje për lirimin e tij, por nuk thanë kurrë pse nuk u diskutua, qoftë edhe jopublikisht, për sigurinë e tij.

Ballist Morina ndjehej i kërcënuar dhe jo vetëm nga shërbimi sekret famëkeq i Serbisë, por sidomos nga qarqe informale që bashkojnë biznesin, krimin dhe nacionalizmin në Serbi.

Qarqe të tilla të frikshme nuk u ndalën duke ekzekutuar edhe kryeministrin e këtij vendi.

Ndërkohë politika këtu vazhdon të përdorë Ballistin, madje të habitet nga ai.

Spartak Braho tha për Panoramën pasi e takoi në qeli se ‘Ballist Morina ishte një djalë shumë inteligjent, i matur dhe i qetë, ndonëse (!) origjina e tij ishte nga një fshat i Kukësit, nga Shën Mëria’.

اudia e Brahos se përse një patriot i zgjuar del në një fshat të Kukësit dhe jo në politikën e kryeqytetit, është thelbi i çështjes.

Ballist Morina pati rastin të gëzojë shqiptarët, disa politikanë mezi presin të shqyejnë një copë nga ajo që është e shqiptarëve.


(c)Mapo
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ta zhdukin nje here e mire k'te qorrin - Ballistin , qe po mundohet jo vetem qe ti hyje politikes...por te haje/mbrohet edhe ne kurriz te popullit, ti thyeje ligjet sipas qejfit te tij dhe te perdori situatat personale per raste te tilla.

Ta dergojne azilant ne Italy....te shtremberoje kurrizin ne pune.
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ty ballisti Morina nuk te pelqen si paraqitje ?!

Apo ky i shkreti ra viktime e politikes. E fryne kur u duhej te tregonin gjoja muskujt nacionaliste, dhe e plasen brenda per te treguar qe jemi Juropjane?!

Apo idete konspirative te kane mberthyer Zane?!



hajduti
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Asnjera !!! IDE konspirative ? Apo opinione personale ne teme .

E fryne - kush e fryri Sipas teje ? Le te Dali ta thote hapur se kush ja ka fryre looool

Ose te qepi gojen , morracaku ... Qe tani qe I iku buja, del e kerkon me domosdo kushte.
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Dakort, tani arrita ta kuptoja llogjiken agresive ndaj ballistit.

Diskutim te kendshem!

hajduti
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ti mjafton qe Kupton veten tende - paskemi edhe llogjike agresive.
Nuk kam simpati per sa gomere dalin mbare , e ngrene flamuj pa lidhje .

Ps ... Na eshte bêre llogjika, si ne pazarin e plakave k'tu!!! Shendet ..
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Tani Ballisti dhe keta politikanet tane kane vetem nje ndryshim dhe ndryshimin e bejne breket. Them te drejten dhe keta politikanet tane ne fillet e tyre ishin tipik Ballist, por tani ndryshimin perbejne breket ngase Ballisti ka breket e shqyera nga pordhet e veta.
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Tani qe ta themi keshtu qarte e paster per faj te ketij kokerrodhes humbem ndeshjen ne serbi.
U rrafem heren e pare
u degjeneruam heren e dyte, aty te rrije.
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Nuk jam avokati i ballistit por avokat i mendimit tim! Mendimi im eshte: "heronjte duhej mbrojtur, jo burgosur"!

hajduti
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ndoshta perceptimi im eshte i gabuar per heronjte, por po te quhet hero Ballist Morina une i bie te jem Nder i Kombit :D
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Asnjehre nuk kam mbeshtetur veprimin e ballistit ne Beograd .
Ai rrezikoi jeten e lojtareve tane per nje kapriço nacionaliste perverse , pavarsisht se
kombtarja u kualifikua fale ketij budalleku .
Po te kishte vene ne vend te flamurit te sajur nje flamur kombtar atehere do ta kisha vlersuar .
Ajo harte , qe sot e shohim gjithandej , varros fqinjesin e mire dhe mbjell antipati dhe anti shqiptarizem
me shume sesa tek serbet , tek greket , maqedonsit dhe malazezet .

Sot ne kemi nevoje per paqe , per prosperitet , per pune , per civilizim , dhe do ishe mire qe fqinjet
tani ti kemi partner dhe jo armiq . Nuk eshte e veshtir per tu kuptuar se sot hartat kan pak rendesi .
E rendesishme eshte te jesh i lire aty ku banon , jeton dhe punon , aty ku shkon te pushosh .
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Po mire mo ... Ja e zeme qe na Qenka hero , atehere pse I ka hyre lepuri ne bark dhe perdor k'te akt ne kurriz te te tjereve/popullit ? Perse nuk mban pergjegjesi per thyerjen e ligjit si ne k'te rast , si ne rastin e futbollit .

C'fare heroi na Qenka ky .. Qe perdor interesat personale , ne kurriz te popullit .

Pastaj nuk mund te vetequhesh Hero.. Fjala hero jepet nga populli & pushteti ne baze te ligjeve/ me ligj. Kur eshte dekoruar dhe quajtur me ligj - hero ky ? Ne k'te rast mbrohet me ligj , Por kjo nuk do te thote qe te marri ligjin vete ne dore e te Dali te bej krime e shantazhe ne emer te kombit/flamurit tone.
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ka 2 gjera te ndryshme. Te hiperbolizosh nje veprim idiot madje me keq akoma ta besh "hero" eshte nje ane e monedhes ne te cilen disa injornate ja servirin popullit dele per ta besuar kete. Dhe ana tjeter e monedhes eshte qe ai ka shkelur ligjin dhe si shtetas shqiptar duhet te pergjigjet para ligjit,


Kaq shume e thjeshte.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Ne jetojmë në dy ekstreme, të bëjnë hero, e më pas të shpallin tradhtar. Je i mirë për vendin, e më pas bëhesh i keq. Të duan, e më pas të urrejnë.
Problemi është te drejtësia selektive që përdoret sot. Nëse një kriminel jakë bardhë sot endet i lirë dhe me armë pa leje, e nuk dënohet fare. I njëjti standard do të duhej të përdorej edhe ndaj Ballistit dhe të tjerëve.
Unë për vete e di që ishte veprimi i Ballistit që irritoi serbet dhe prishen ndeshjen në Beograd, në mos më shumë, andej kufirit(në Shqipëri), ua bëri me dije se ishin 30 mijë tifozë serb që brohorisnin "vrisni shqiptaret", "shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur".
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

Une nuk e kam degju ndonjehere ballisitin ta konsideroj veten hero. E keni degjuar ju?

Hero e quajten pikerisht keta qe sot po e quajne tradhetar, sepse keta pakurrizoret qe merren me cilesime te tilla nuk kane mes. Ky lloj i butakeve njerezit i ndajne ne dy kategori:
1. Hero. Me c'rast i kthejne ne mite per s'gjalli e qe kryesisht jane kryetar te partive apo udheheqes institucionesh,
2. Tradhetar. Kryesisht oponentet e tyre politike.

Ballisti as nuk e konsideron veten hero e as nuk e konsideroj une ate hero. Ai eshte nje djale i thjeshte por me zemer me te madhe se te te tjereve, i cili ate zemer te madhe nuk e ka shfytezu qe ta vras dike per parking, por qe te bej krenar gjithe kombin. Nuk u rrezikoi ai jeten lojtareve sepse ata jeten e kishin ne rrezik qe ne momentin qe u futen ne Serbi. Incidentet me lojtaret kishin fillu qe ne momentin qe shkelen ne Serbi. Edhe ne stadium ishe loja e nderpre ne momentin qe hyri droni. Jashte stadiumit jane trajtuar sikur jane pronare kartelesh te droges e jo sportiste.

Sa i perket armembajtjes pa leje, ballisti me aq sa e di une ka kerkuar mbrojtje nga shteti. Pasi qe shteti nuk ja kishte ofruar mbrojtjen ka vendosur qe te mbrohet vet. Kur jeton ne nje vend ku vrasesit me pagese i gjene me shumice dhe mund te zgjedhesh ne menu se a do vrasje me tritol, me plumb, aksident komunikacioni etj., eshte normale qe ta mendosh me te keqen.
 
Titulli: Boll e përdorët Ballistin, ‘fshatarin nga Shën Mëria’

E per c'fare kerkon mbrotje nga shteti ? Sa shqiptare shkojne e sillen si huligante lart e Poshte .. E ka per detyre ti strehoje shteti Apo ti denoje ? Shteti me ligj nuk mund te mbroje nje individ qe thyen ligjet dhe cenon/provokon lart e Poshte ne emer te kombit/flamurit ose per qejfet personale .. perderisa shteti nuk mban pergjegjesi per sjelljen tende personale/provokimet dhe e ka bêre te qarte qe sjellja e tij nuk ka fare lidhje dhe pergjegjesi me popullin/shtetin , ngelet nje ceshtje dhe zgjedhje personale e jotja . Nese ballisti per k'te arsye Ndihet I cenuar ( ku duhet ta Beje te qarte se nga kush cenohet dhe arsyen/t pse , plus te japi prova te mjaftueshme kercenimesh qe vene ne rrezik jeten e tij ) atehere shteti mund ta strehoje me ligj Brenda ligjit/gjeve- e nese shteti I yne nuk ja merr parasysh k'te aplikim atehere duhet ti drejtohet nje shteti tjeter per store him bashke me provat perkatese ... Jo te marri ligjin vete ne dore e te Dali neper qytet qysh te ja doje qejfi atij .

K'to aplikime aplikohen per te tere , Jo Vetem per Ballistin &Co. Nuk ka lidhje ekstremiteti as tradhetia nese nje cope hajvan Ndihet I tradhetuar - imagjino sa here me lart I tradhetuar duhet te ndihet populli Shqiptar . Vertet mendoni qe kishim/kemi ngelur per hajvan te tille qe te ngre flamuj mbi ekzistencen/rezistencen tone. Mah absurde.

Ke refugjate/heronj mbare botes , qe ngrene flamuj prezantojne Shqiperine c'do dite ne forma te Tjera pozitive.

Hero e ka bêre shoqeria/rrangu I tij - mikrob psikologjik.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top