▌VNSHD▐
BSNT
Gazeta e njohur austriake, Der Standard shkruan se pas bojkotit të opozitës qëndron Sali Berisha.
Sipas gazetës, opozita refuzoi një propozim të ardhur nga politikanët e BE për katër ministra teknikë, Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KQZ.
“Pas bojkotit qëndron themeluesi i PD, Sali Berisha, i cili dirigjon partinë dhe Bashën. Tek ndërkombëtarët po shtohet shqetësimi se radikalizimi i situatës mund të sjellë dhunë”, thuhet në shkrim.
Më tej theksohet se shkak i kësaj situate është reforma në drejtësi.
“Situata në Shqipëri është simptomatike për marrëdhëniet e paqëndrueshme dhe dobësinë e SHBA në Europën Juglindore, që kur Donald Trump mori pushtetin,” shkruan gazetarja Adelheid Woelf në fund të artikullit.
Ky shkrim vjen në kohën kur Tiranën do e vizitojë një zyrtar i Departamentit të Shtetit, në përpjekje për të zgjidhur krizën.
Brian Hoyt Yee është sulmuar nga një portal i djathtë në SHBA, “Daily Signal” si njeri i dorës së Obamës, që po përkrah politikanët e majtë në Ballkan.
Mapo.al