Boja emërohet përfaqësues i Kosovës në Riad

Kresha

A pretty face can never trick me
Rexhep Boja emërohet i Ngarkuar me Punë i Kosovës në Arabinë Saudite.

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, dekretoi sot Rexhep Bojën në detyrën e të Ngarkuarit me Punë të Republikës së Kosovës në Arabi Saudite, me seli në Riad.

Emërimi është bërë pas konsultimeve me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD 010 2009, të datës 26 tetor 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e presidentit të Kosovës.
 
Titulli: Boja emërohet përfaqësues i Kosovës në Riad

Man fund diqka t'hajrit boni kjo qeveri .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top