BMW lanson hibridin më të fortë në botë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Me afrimin e shtatorit dhe datës së hapjes së panairit të automjeteve në Frankurt, prodhuesit po bëhen më me padurim. As BMW nuk ka mundur t’i rezistojë presionit, i cili na i ka zbuluar dy adutët e tij të ri.

BMW X6 ActiveHybrid deklarohet si automjeti më i fuqishëm hibrid në botë, me fuqi të përgjithshme prej 478 kuaj fuqi të cilët i zhvillon falë motorit 4.4-litërsh V8 dhe një çifti elektromotorësh. I pajisur kështu, X6 arrin shpejtësinë deri në njëqind kilometra në orë për 5.6 sekonda, që është 0.2 sekonda më ngadalë se versioni i zakonshëm X6 xDrive50i me motorë të njëjtë më benzinë dhe 404 kuaj fuqi.

Ajo që X6 hibrid humb në përshpejtim (duke marrë parasysh masën më të madhe prej 150 kilogramësh) e kthen në shpenzim i cili, sipas pohimeve të BMW-së, është 20 për qind më i ulët.

Automjeti tjetër i BMW-së hibrid për panairin e Frankfurtit është seria 7 ActiveHybrid, i cili për motorizim përdorë të njëjtin 4.4-litërsh V8 me 404 KF, mirëpo i çiftëzuar me një elektromotor. Të dy njësitë së bashku zhvillojnë 459 KF, e shtyjnë serinë 7 deri një 100 km/h për 4.9 sekonda dhe deri në shpejtësinë maksimale prej 250 km/h, gjithashtu me shpenzim 20 për qind më të ulët.

اmimet dhe datat e lansimit të tyre tani për tani nuk janë të njohura për publikun.
*telegrafi*
YouTube - BMW X6 Concept & X6 Active Hybrid
 
Back
Top