Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

LeVoyageur

Once upon a time...
17-640x340.jpg


Tiranë, 14 maj 2015, NOA.al- Deputeti socialist Ben Blushi prej kohësh kritik ndaj qeverisë, komentoi vizitën e Presidentit turk në vendin tonë, Recep Tayyip Erdogan. Në fjalën e tij në Kuvend, duke e vlerësuar vizitën e Erdogan si të duhur dhe në kohën e duhur, ai falenderoi popullin turk për dhuratën, referuar ndërtimit të Xhamisë e Namazgjasë, duke shtuar se nga dje shumë myslimanë në gjithë Shqipërinë ndihem më të çliruar se kanë faltoren e tyre, por... “M’u duk dje sikur në këmbim të kësaj dhurate Presidenti turk kërkoi një shkëmbim, e dhurata nuk shkëmbehet. Ai kërkoi mbylljen e një organizate terroriste që sipas tij vepron në Shqipëri dhe Turqi dhe na kërkoi ta zhdukim.

Kjo na vë në pozitën e vështirë dhe të papranueshme të një vasaliteti dhe jam i bindur se shumë deputetë këtu nuk mund ta pranojnë. Shqipëria pranon organizata terroriste ato që janë të shpallura ndërkombëtarisht dhe jo ato që refuzohen nga kushdo President apo Kryeministër, ndaj duhet ta refuzojmë. Ne nuk jemi koloni turke. Me sa di kërkesa e Presidentit turk është për të mbyllur disa shkolla në Tiranë, që kur u hapën ishin krenaria e arsimit turk dhe me sa jam informuar kanë ndihmuar qindra e mijëra shqipatrë të merrnin arsimin e duhur”, u shpreh Blushi.


Në këtë linjë ai shtoi se ka shumë arsye për të mbyllur shkollat, që nga taksa, për mos respektimin e parimit të laicitetit, por nënvizoi se që dikush vjen dhe në këmbim të një dhurate të kërkojë të mbyllen disa shkolla se i ka financuar kundërshtari i tij politik, kjo nuk mund të pranohet. Blushi tha se nuk e mbron Erdogan dhe as kundërshtarini e tij, por deklaroi se ajo që ka interes është liria e vendit për të vendosur. “Si e tha kërkesën për mbylljen e shkollave? E tha si vëlla apo si mik? Ai nuk e tha as si vëlla dhe as si mik, e tha si baba.


Dhe nëse ne do kishim një baba të kombit ai do ishte Skënderbeu. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt, ndaj qeveria, Presidenti dhe Parlamenti nuk mund ta pranojnë. Ne nuk jemi koloni e askujt! Ndaj për të mos u bërë palë në një konflikt, sot është dita për ta refuzuar kolektivisht. Ne nuk duhet të jemi pishman sepse mbrojmë lirinë dhe krenarinë personale”, tha në mbyllje të fjalës së tij deputeti Blushi./a.y/noa.al
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

Po ca merr vesh blushi nga ato gjera. Ne fakt, gylenistet jane t'rrezikshem, kush e di fillin e tyre dhe detajet.
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

PO nese kjo eshte dicka e mire...perse mos e marrim ne konsiderate apo sepse na e kerkon Turqia

Blushi spo identifikon dot veten, gjer ta gjej se nga do peshoj,,,sduhet me i peshu fjalet e tij.
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

Une asnje klysh politikani turk nuk do leja te hyje ne Al, pa njohur krimet qe ka bere ne popull, sakrificat e djemve shqiptar te mobilizuar ne ushtrite e sulltaneve, pa kthyer taksat qe ka mbledh per 500 vjet dhe pa asnje investim tek ne.
Po kush do flase, vellezerit e tyre, apo ndonje politikan qe shitet per pak te holla tek turku, njesoj si me serbet apo greket.
-A medet, per kush e njeh sado pak historine jemi ne te njejten situate te 1912. E pa konceptueshme per shume njerez qe turku ishte vetem pushtues e shfrytzues i popullit tone, dhe i detyroj njerzit ta duan ate me virusin fe. E njejta gje edhe sot. Pike.

I URREJ VIKTIMAT QE RESPEKTOJNE EKZEKUTORET E TYRE
(Jean Paul Sartre)
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

Epo cti bejme Laur, mblidhni mend pra :D
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

Ky BEN BIBILUSHI o bo Bukurosh fare me pak fjal...
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

Nuk e di se eshte politike e holle shqiptare, apo trashamanllek, kur levizet Skendebeu lart e poshte nga ambjentet zyrtare sipas tipit te mysafirit. Kur vijne perendimoret krenohen perpara bustit dhe fryhen me mburrje per shpetimtarin europian. Kur vjen sulltani e kalojne pas perdes. Apo druhen se do ti shpetoje shurra ne breke nga frika e ringjalljes.



Pse u hoq busti i Sk
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

se jemi popull pa identitet??
 
Titulli: Blushi: Erdogan kërkoi shkëmbim dhuratash, ne s’jemi koloni turke

Shqiperia duhet te mbaj lidhje ekonomike, dhe tjera, me Turqine ne menyre qe ti shantazhoj burokratet e BE-se. Te njejten e ben Serbia me Rusine. Sa me shume qe i shantazhon aq me shume te ofrohen. Si puna e hijes edhe BE. Kur e ndjek nuk e ze, kur ja kthen shpinen te ndjek ajo.

Sa i perket largimit te bustit te Skenderbeut shume e padinjitetshme si veprim. Ne i kemi herojt tane kombetar, nese dikujt nuk i pelqejne le ta ha nje pershesh me kos se flladitet.
 
Back
Top