“Bllokohet” Vettingu, Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Bllokohet” Vettingu, Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme
Vetingu.png


Mbledhja e komisionit “ad hoc” për kandidatët për institucionet e vlerësimit, i parashikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e një prej 12 anëtarëve të komisionit.

Vetingu Anëtarja e PD-së, Jorida Tabaku nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë mbledhje, pasi një ditë më parë ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

Në mbledhjen e sotme, parashikohej të votohej komisioni i pavarur për kualifikimin e komisionerëve publikë.

Nesër pritet që Parlamenti të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm plenar, pasi deputeti socialist Pandeli Majko ka propozuar që të zëvendësohet përfaqësuesja e PD-së në komisionin “ad hoc” për vettingun, Jorida Tabaku.

“Nesër në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit do të mbledhim firmat për zëvendësimin e Tabakut. Parlamenti të zëvendësojë Jorida Tabakun”, tha Majko.

gazeta-Shqip.
 
Back
Top