Bllokohen 4 makina të vjedhura në BE

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE - Policia e Tiranës ka finalizuar dje një operacion për verifikimin e të gjitha automjeteve, që dyshohet se ishin të vjedhura jashtë vendit. Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se 4 nga makinat, që janë marrë në hetim, dyshohet se janë të vjedhura në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Sipas burimeve nga policia mësohet se fillimisht është sekuestruar një automjet tip "Benz", me targë DR 3802 E, i cili është bllokuar pranë sheshit "Wilson", i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ardi Torollari. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky automjet është vjedhur në Gjermani në vitin 2003. Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti tip "BMW" me targë B YY 730. Ky automjet është bllokuar në bulevardin "Bajram Curri", drejtohej nga 26-vjeçari F.M dhe rezulton të jetë i vjedhur në Zvicër, në vitin 2006. Një tjetër makinë tip "BMW" është bllokuar në bulevardin "Bajram Curri" dhe rezulton e vjedhur në Itali vetëm dy javë më parë. Në rrugën "Frederik Shiroka" është sekuestruar një automjet tip "Audi", e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani në vitin 2005. Drejtuesit e këtyre mjeteve do të hetohen për "trafikim mjetesh motorike".
*panorama*
Mercedes%20Benz%20Logo.jpg Mercedes%20Benz%20Logo.jpg
first_bmw_logo.jpg
 
Back
Top