Bllokmenet pranojne Deshtimin.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Bllokmenët pranojnë dështimin e kauzës opozitare, shprehen të gatshëm për dialog
15-05-2010 / Gazeta 55 Bllokmenët pranojnë dështimin e kauzës opozitare, shprehen të gatshëm për dialog

Arben Malaj braktis grevën e urisë

Një ditë pas tubimit të turpshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pas konfirmimit të Edvin Ramës si përfaqësues i gënjeshtrës dhe mashtrimit, socialistët janë shprehur sot se janë të gatshëm për dialog me mazhorancën. Arta Dade dhe Bashkim Fino thanë se opozita pret përgjigjen e kryeministrit Berisha, për zgjidhjen e ngërcit politik. Kësisoj, pavarësisht se Edi Rama është zhdukur që nga mbrëmja e djeshme, duke braktisur grevistët dhe simpatizantët socialistë, ka lëshuar sot kasnecët e tij, për të mbrojtur kauzën e dështuar të opozitës, e cila mirëfillti dje shënoi ceremoninë mortore. “Nuk kam ndonjë gjë teknike për të thënë për draftin e paraqitur, por nga komenti që bëri dje ambasadori i OSBE-së dhe nga deklaratat në protesta, ne jemi të gatshëm të pranojmë këtë draft. I ngelet topi në derë kryeministrit për të kthyer përgjigje sa më shpejt jo vetëm për të mbyllur këtë krizë politike që ka sot Shqipëria. Nga pikëpamja humane dhe për njerëzit që janë në grevë urie, besoj se ato e meritojnë të dalin sa më shpejt nga greva dhe për të mos shkuar më njeri në spital”, - tha Fino. Ndërsa më e ndërlikuar në artikulimin e frazës për situatën politike, ishte Arta Dade, e cila më tepër ishte e shqetësuar për grevistët, pavarësisht se Edi Rama nuk lejon as ndërhyrjen e ekipeve mjekësore në cadrat e burgut të bulevardit, ndërmjet selisë së Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Malaj braktis grevën e urisë
Deputeti socialist Arben Malaj, i njohur ndryshe si mbështetës i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në selinë rozë, ka braktisur grevën e urisë gjatë mbrëmjes së të premtes për arësye shëndetësore. Ky fakt konfirmohet nga vetë zoti Malaj, i cili nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë për mediat sqaron se mbështet plotësisht grevën e urisë dhe kërkesën themelore të socialistëve, atë për hapjen e kutive të votimit. Por largimi i socialistit Malaj sikundër hyrja e tij e beftë në grevën e urisë, në fakt erdhi në një kohë kur kolegët e tij të rreshtuar si kritikët më të mëdhenj të zotit Rama në Partinë Socialsite refuzuan të jenë pjesë e kësaj forme të protestuari dhe ku për mëse 8 muaj Blushi, Islami, Bello, Harasani e shumë të tjerë kundërshtuan ashpër bojkotin e parlamentit dhe protestat në rrugë.
Vetë socialisti Malaj sqaron se ndryshe nga kolegët e tjerë të selisë rozë, apo mbështetës të Partisë Socialsite të ngujuar në çadrat përballë kryeministrisë, ai nuk ka pranuar të largohet me barrelë, duke preferuar të shkojë në shtëpinë e tij vetë.
...
 
Titulli: Bllokmenet pranojne Deshtimin.

FATKEQESIA E SHQIPERISE

- Fakte e jo pallavra

- Nga Alban Dega , Nju Jork

Behen shume hamendje, ngrihen shume pikepyetje per cdo lider e politikan shqiptar dhe atdhetarizmin e tyre. Flitet per atdhetarizmin sikur te ishte nje dekorate, nje monedhe qe shkembehet, shitet e blihet tamam si nje placke tregu.
Akuzohet me te drejte ish- lideri i opozites Fatos Nano. Ndersa deklaronte dhe pretendonte se “ I vjen mbrapa historia” Ai nuk e pati per gje te vishte opingat e t’ia mbathjte si lepur ne Shkup me krismat e para ne ngjarjet e renda te shtatorit 1998.
Askush nuk i kerkon Nanos te rrinte duarkryq e te vritej ne kryeministri qe te quhej atdhetar. Po te ishte vertet atdhetar ai duhej te parandalonte ate grusht shteti pa nisur ende. Prandaj e kishte votuar populli, por se paku mund te shkonte e te strehohej tek ish- presidenti Mejdani apo ne Shengjergj te Tiranes e jo te braktiste Shqiperine ne flake…
Askush si ai nuk favorizoi Kalin e Trojes ne Shqiperi. Me korrupsionin qe zbatoi qeveria e tij krijoi nje precedent qe vetem po hedh shtat por dhe krijon katrahura te reja si ajo e Gerdecit.
Kam shkruar e denoncuar disa here aferat e tij anti- patriotike te Fatos Nanos ne kohen kur ishte kryeminister i Shqiperise dhe nuk kam ndermend te zgjatem pasi per fat te mire sot nuk ka ne dore ndonje gje qe prek interesat jetike te popullit e shtetit shqiptar. Edhe si deputet i opozites Nano ne legjislaturen e kaluar Fatos Nano kishte me shume mungesa se te gjithe deputetet e tjere te opozites dhe pozites te marre se bashku. Por shyqyr qe kujtohej te shkonte ne parlament nje here ne gjashte muaj sa per te mos humbur rrogen e majme te deputetit!
Vec eshte nje fakt i pamohueshem qe me politiken e tij Nano dha nje ndihme te pamohueshme per UCK-ne dhe luften e saj clirimtare ne Kosove . Qeveria e tij dhe sidomos ajo e Majkos dhe Metes dhane nje shembull te jashtezakonshem atdhetarizmi me pritjen e refugjateve dhe mbeshtetjen e luftetareve te lirse te Kosoves si dhe te NATO-s me SHBA-ne ne krye. Kjo mbetet nje faqe e ndritur e historise se atdhetarizmit shqiptar, e vellazerise mbareshqiptare e krejt shqiptarizmit! Rezultatet e saj i gezojme sot te gjithe ne shqiptaret e sidomos vellezerit emotrat tane te Kosoves me lirine e pavaresine e tyre, shqiptaret e Maqedonise me shume me teper te drejta se me pare …..
Ajo qe me shqeteson si shqiptar eshte atdhetarizmi i shtetarve te sotem. Kerkojme edhe nje gjilpere ne mullarin e barit per te verteteuar atdhetarizmin e mungur te tyre e nuk shohim aktet e faktet e shumta qe krijojne mullare te tere dyshimesh serioze…. Shkojme deri ne Vicidol te Tropojes per te gjetur nje shtepi te braktisur ku nuk jeton askush qe u perdor si strehe per refugjatet apo FARK-un dhe gati sa nuk themi se Berisha ua leshoi shtepine e vet refugjateve apo luftetareve te lirise se Kosoves ne katrahuren 98- 99 dhe vet doli ne cader per ta treguar dhe shitur si patriot… Cila eshte e verteta!?
Cfare kuptimi kane shifra 28, 32 e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!?
Pse deri sot Sali Berisha, bile as sejmenet e tij nuk i kane pergenjeshtruar asnjehere analizat e gjata me fakte e deshmi te gazetes se Veton Surroit ne vitin 1997 qe e akuzonin si agjent e spiun te UDB-es serbe qysh ne rinin e hershme !?
Kush ia rekomanduar ish- Ambasadorit te SHBA-se ne Beograd Williams Rajerson emrin e Sali Berishes per kryetar opozite e me vone per President!? Milloshi apo Stanishici, ish shefi i UDB-es ne Beograd, ku Rajersoni kishte sherbyer per shume vite.
Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit !
E di pse?! Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per “sociafiken " e perbindeshit te asaj kohe qe "eshte ka e drejton vendin sikur t'ia kete inat popullit te vet"
Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme, per te cilin shkruan edhe “The Economist” revista me prestigjioze ne bote bashke me gazeten “The New York Times “ duke e quajtur
nje Mafie e dale krejt jashte kontrollit“ ...
Se treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij tek UDB-ja...
Se katerti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare te sanksionuara nga OKB-ja !?
Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove perfshi Hashim Thacin ne vitet 94-96 nga SHIK-u i Gazidedes ndersa Berisha ashtu si Nano me vone takohej me Milloshevicin
Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem " per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar" duke i dhene vetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqiperise, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar
Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... marksiste- leniniste.... si dore e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira. Sapo hidhte shtat rezistenca clirimtare ne Kosove
Se dhjeti vrasja me pabesi e hjekesi nga vete selia e PD-se e heroit te demokracise Azem Hajdari me 12 shtator 1998, ne kohen me te ngushte per Milloshevicin dhe politiken e tij te genocidit ne Kosove
Se 11-ti rivrasja e heroit te demokracise shqiptare Azem Hajdari duke perdorur arkivolin e tij per te shqyer dyert e selise se Qeverise te zgjedhur ne menyre demokratike me 14 shtator 1998... sic perdornin jeniceret turq topuzet kunder dyerve te kalave shqiptare
Se 12-ti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
Se 13-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit....
Se 14-ti , eshte bere gati tre muaj nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor per spiunazh ne sherbim te UDB-es dhe as Kryeministri e as nje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes
Se 15-ti, nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise .....!
Se 16-ti, deklarata e sinqerte e kryeministrit se ‘Damir Fazlicin e kam mik “ dhe kercenimet ndaj deputeteve se do ti ballafaqonte me nipin e terroristit numer dy antishqiptar ne Bote mbas Milloshevicit, Stanishic, ish- shefit te UDB-es gjakatare serbe… Ndersa arrestohet e akuzohet per gjobvenie ndaj bizneseve dhe politikaneve boshnjak dhe kontrabande armesh ne vendin e vet pritet si burre shteti ne Shqiperi !
Se fundi, te njejten politike qe ndoqi Nano me Athinen eshte duke ndjekur qeveria e sotme me Beogradin. Shqiperia eshte bere nje lavatrice e parave te pista jo vetem te Fazlicit por edhe Mickovicit dhe te gjithe mafiozeve serbe, perfshi vete djalin e kasapit te Ballkanit Mirko Milloshevic. Kapitalet serbe i ke ne sektoret me kyce te ekonomise shqiptare…. Natyrisht qe ekonomia e tregut ka ligjet e veta por dikush eshte duke punuar nate e dite ne sherbim te Beogradit! Sali Berisha dhe qeveria e tij heqin vizat per shtetasit serbe pa pasur asnje akt te tille nga pala serbe.
Berisha ia ka kaluar “Zeusit me kembe ne Tirane e me koke ne Athine” sic e kam quajtur Fatos Nanon qysh ne vitin 2000 edhe ne politiken e tij atdheshitese ndaj Athines. Marrveshja e tradhetise kombetare per Otranton , shitja apo dhurimi i gati 350 kilometrave katrore Athines nga Sali Berisha dhe klani i tij eshte jo vetem nje akt i mirefillte atdheshitjeje qe ia kalon me shumefishin Shen Naumit Zogollian.
Ai eshte jo vetem nje dhunim flagrant i Kushtetues, per te cilen demagogu Sali Berisha pergjerohet me fjale gjithe diten, por edhe nje shkelje flagrante e sovranitetit dhe teresise territoriale te Shqiperise nga Sali Berisha dhe Qeveria e tij, qe u cilesua i tille edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Sali Berisha e shkel, e perdhos e trajton Kushtetuten si nje pacavure gjithe diten e gjithe naten sepse ka nje mentalitet e praktike tipike komuniste per te!
E megjithate Sali Berisha e klani i tij atdheshites akoma ka pafytyresine te qendroje si kryemnister i Republikes se Shqiperise!… Cfare ben Prokuroria e Pergjithshme dhe drejtesia shqiptare…. Ku eshte shteti ligjor!?
Keto jane faktet… Te tjerat jane pallavra! Konkluzionet le t’i nxjerre cilido lexues sipas aresyes dhe deshires se vet.


ALBAN DEGA
 
Back
Top