ntervistë ekskluzive me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa
“Janë bërë hapa të mëdhenj në fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar. Janë forcuar marrëdhëniet me partnerët strategjikë, SHBA-të, Gjermaninë, dhe me vendet tjera të BE-së”, thotë Kryeministri Mustafa.
FAK-u do të bëhet ushtri, pra shndërrimi i Forcës së Sigurisë do të ndodhë, ndërsa edhe bllokimi i institucioneve duhet të marrë fund dhe nuk ka më pse të mbahen të bllokuara. Këto janë të mirat që do të vijnë së bashku me rritjen e investimeve të huaja, dhe rritjen ekonomike që do të nisin me 2016-ën. Po ashtu Marrëveshja e Asociim Stabilizimit do ti sigurojë bizneseve privilegjin e eksportimeve me lehtësime për 10 vite në territorin e BE-së. Për këto dhe çështje të tjera flet në vazhdim kryeministri i vendit Isa Mustafa.
“Bota sot”: Z. Kryeministër, a mund të na thoni se sa keni arritur t`i përmbushni prioritetet qeverisëse përgjatë këtij një vjetori të qeverisjes?
Kryeministri Isa Mustafa: Vitin e parë të qeverisjes po e përmbyllim me mjaft rezultate, dhe mund të them që kemi arritur të përmbushim prioritetet dhe objektivat kryesorë që i kemi pasur për këtë vit. Kemi arritur t’i bëjmë një varg reformash, të cilat kanë filluar të japin rezultate, por që do të jenë edhe më të fuqishme në vitet në vijim. Në aspektin ekonomik, kemi vendosur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm, për stabilitet financiar, kemi ndërmarr reforma të rëndësishme fiskale. Prioritet i është dhënë edhe bujqësisë, ku është ofruar përkrahje shumë më e madhe për bujqit, në formë të subvencioneve dhe granteve. ثshtë nënshkruar marrëveshja me kompaninë amerikane për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”...
(Intervistën e plotë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mund ta lexoni në numrin festiv të Gazetës Kombëtare “Bota sot“, sot në Kosovë dhe nesër në Diasporë)