Bleu mbathje 500 Euro, jep dorëheqjen deputetja e Parlamentit!

Francë- Epo kjo ndodh në Francë!!!


de.jpeg

Një deputete e parlamentit francez nën partinë e Macron është detyruar të japë dorëheqjen pasi mbikëqyrësit e etikës e zbuluan se kishte shpenzuar mbi 8000€ për rroba përfshirë 500€ të brendshme duke përdorur paratë e taksapaguesve francezë.

Coralie Dubost, pretendoi se ishte "shënjestër e sulmeve të padrejta" dhe stafi i saj në fakt e kishte "mashtruar" se cilat veshje ishin të pranueshme për shpenzime.

Ajo ka pretenduar se i ka blerë të gjitha veshjet për daljet parlamentare.

Ajo gjithashtu i ka shpenzuar paratë e taksapaguesve francezë në hotele, udhëtime dhe ushqim, të cilat, sipas raportit të mbikëqyrësit, nuk kishin asnjë lidhje me detyrat e saj publike.

“Ka ardhur koha që të tërhiqem nga jeta politike dhe t’i përkushtohem familjes. Unë nuk do të jem kandidate për rizgjedhje… Jam vënë në shënjestër të sulmeve të padrejta, të cilat i bëjnë dëm grupit tim politik, afateve zgjedhore dhe demokracisë. Unë nuk jam mashtruese. Ka veshje parlamentare dhe veshje personale. Unë nuk vesh të njëjtat rroba në jetën time personale dhe të deputetit”,-ka deklaruar ajo.

noa.al
 
Ashtu,ka shtet ne disa shtete.
Ti veshi breket tani,sepse s`paska qene per me shume ,se ne nje dyqan brekesh shitese.
 
Cfare jane 500 ojro per merakli?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top