Ado
FISEBILIL-LAH
Blatter premton zgjidhje për futbollin e Kosovës
Zyrtarë të lartë të FFK-së kanë takuar të enjten për një orë e dhjetë minuta njeriun e parë të FIFA-s, Sepp Blatter.
Delegacioni ynë atje i ka paraqitur 4 kërkesa për FIFA-n, e që kanë të bëjnë me pranimin e federatës sonë në FIFA, pastaj mbrojtjen e transferimit të futbolliste kosovarë nëpër klubet evropiane, prezantimi i klubeve kosovare në garat e organizuara nga UEFA, si dhe lejimi i ndeshjeve miqësore për përfaqësuesen e Kosovës.
Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha i ka thënë KTV-së nga Cyrihu se kryetari i FIFA-s, Blater ka premtuar se do të shkohet hap pas hapi për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve.
Blatter po ashtu ka deklaruar se FIFA ka një simpati dhe kujdes të veçantë për futbollin e Kosovës si dhe ka thënë se do të angazhohet që të gjendet zgjidhja më e mirë për ta nxjerrë futbollin e Kosovës nga izolimi.
Në takim është diskutuar edhe për problemet ligjore që ka Kosova për pranimin e saj në FIFA, pasi që shteti ynë ende nuk është pjesë e OKB-së. Një premtim tjetër i madh ishte edhe ajo se Kosova do të jetë në rend të ditës në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Fifa-s që do të mbahet në dhjetor.
Aty do të bëhet prezantimi i materialit që do të përgatitet nga FFK-ja në bashkëpunim të ngushtë me FIFA-n dhe UEFA-n. Po ashtu delegacioni kosovar ka demantuar pohimet e federatës serbe të futbollit se FFK-ja është pjesë e kësaj federate. /ktv/