Bjondja socialiste irriton militantët e PD: Malokë të qelbur...do na shponi dhe goma

Guest2

Antarë i Respektuar
2ndex-768x1024_1488460731-7278080.jpg

Pas goditjes së Kreshnik Spahiut, një incident tjetër u shënua sot në çadrën e protestës së opozitës para kryeministrisë në momentin që po fliste Sali Berisha. Tek po mbante fjalimin e tij kundër lidhjes së politikës me krimin para protestuesve demokratë, një grua pak metra më tej po shante me zë të lartë duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke krijuar irritim mes militantëve.
“Malokë të qelbur, rroftë Edi Rama, ikni zhdukuni, lugatë, doni të vini në pushtet me shpuarje gomash”, ka bërtitur gruaja në momentin që po mbante fjalën Berisha


Menjëherë kanë ndërhyjë një pjesë e të rinjve protestues duke e shtyrë dhe larguar me forcë gruan nga zona e çadrës. Në këtë moment ka ndërhyrë deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e cila i ka bërtitur të rinjve “mos e godisni është grua" duke ndalur dhunën ndaj saj. Megjithatë, edhe ky moment për pak sa shënoi një tjetër incident, sepse disa militantëve nuk u pëlqeu ndërhyrja e Bregut dhe nisën t’ja tregonin këtë pakënaqësi, vetë deputetes së PD.

Megjithatë, një gjest me dorë i Berishës që në atë moment po fliste dhe ndërhyrja e eksponentëve të tjerë demokratë, solli që situata të qetësohej dhe gruaja të largohej përfundimisht nga çadra e PD-së.

Në fund, gruaja është shoqëruar nga policia e Shtetit.
Express
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


...dallimi ne trajtimin e mendimit ndryshe, mbi te gjitha ndaj femres!

Darius
 
Eshte gerditese se ne cfare nivelesh e kane kulturuar qytetarine shqiptare keto partite (te gjitha) vagabondase.

Njeriu vdes per ideale dhe kjo nuk ka asigje te keqe.

Por te luftoje e te vdes njeriu per parti kjo vetem neve na bene vaki. :fiu:
 
Me pelqeu reagimi i pjesemarresve.
Treguan qe 'malokja' e vertete ishte kjo vlonjatja ne fakt.
Edhe pse duhet thene qe po te mos ishte Bregu aty kjo vlonjatja do ishte ne terapi intensive sot :)
 
Me pelqeu reagimi i pjesemarresve.
Treguan qe 'malokja' e vertete ishte kjo vlonjatja ne fakt.
Edhe pse duhet thene qe po te mos ishte Bregu aty kjo vlonjatja do ishte ne terapi intensive sot :)

Edhe ti pjese e cadres "moj kasolle ku na mblodhe" duhet te jesh!?
 
Eh :) femer budallaqe.
Ka plot gjitheandej!
 
Po me maloket c'pati kjo?
 
Tironcat jan pula. Vjen vlonjatja dhe thote ajo kush duhet te rrije ne tirane e kush jo. Ja dhe pak e do fillojne te shajne tironca o katunare te qelbur. Ne fakt kur fitoi basha bashkine filluan ca reagime ndaj tironcave se dihej qe dhe vota e tyre nxori bashen.
 
Ne do mbysim njeri - tjetrin ketu ne teme :fiu::dylbi:e le mo ata nen cader atje :viol::viol:
 
Ku e di ti se s'bejne dashni ? ;)

Plaku se mberrin kohen kur shqipet do benin dashurin :fiu:ama dashuri :) Dashuria eshte vet Liria :fiu:
 
Back
Top