“Bjonde o bjonde, ma hoqi trurin mesatarja jote; O ministrja e mamit të vet mesatarja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Bjonde o bjonde, ma hoqi trurin mesatarja jote; O ministrja e mamit të vet mesatarja 5.8!”

rafi-7.jpg

Sot është dita e 9-të e protestës studentore, që është zhvendosur jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Siç është paraqitur edhe në ditët e tjera, edhe sot pjesëmarrja është masive.

Studentët në numër të konsiderueshëm jpërballë kamerave, me thirrje e brohoritje kanë “pushtuar” rrugën e Elbasanit.

Mbështetja për ta ka qenë mjaft e madhe, pasi duhet thënë se protesta ka qenë shumë qytetare dhe studentët i janë shmangur çdo incidenti, duke theksuar se qëllimi i tyre i vetëm është plotësimi i kërkesave dhe jo rrëzimi i qeverisë.

Një video për të mos u humbur është ajo ku të rinjtë shihen duke brohoritur në kor përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata përmes këngës kanë ironizuar mesataren 5.8 të ministres Nikolla, në një kohë Rama etiketonte protestuesit si ngelës.

Në kor studentët recitojnë
ministrja e mamit të vet, mesatarja 5.8!”
Bjonde o bjonde, ma hoqi trurin mesatarja jote!”

auto_5c870efd-ffc4-4f79-a1b1-235b9b037e2c1544693831.jpg


auto_34f4e29c-59b8-42c2-8b8c-e6380b1590271544693831.jpg


b;dardaniasacra
 
M ua me pelqeu ajo parolla:

''E keni bere arsimin pershesh hajde mirremi vesh ne shesh''
 
Back
Top