Bixhozi “ha” 120 milionë euro. Mbi 20 kompani lojërash fati në treg

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Bixhozi “ha” 120 milionë euro. Mbi 20 kompani lojërash fati në treg

fatmi.jpg


Kumari është një nga industritë më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Sipas autoritetit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 20 kompani, të lojërave të fatit, që nga kazinotë, bastet sportive dhe kazinotë elektronike.

Të dhënat nga bilancet zyrtare të dërguara në qendrën kombëtare të regjistrimit tregojnë se në vitin 2016, shqiptarët shpenzuan 15.5 miliardë lekë ose mbi 120 milionë euro duke luajtur bixhoz. Kjo do të thotë se aktiviteti i kumarit zë aktualisht mbi 1 për qind të prodhimit kombëtar.

Por kjo është vetëm xhiroja e deklaruar nga kompanitë e lojërave të fatit. Disa vlerësime konfidenciale të kryera nga Ministria e Financave dhe administrata tatimore kanë dalë në përfundimin se industria e kumarit në Shqipëri mund të jetë të paktën dy herë më e madhe nga sa tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas vlerësimeve, një pjesë e madhe e aktivitetit të bixhozit është informal. Në fund të vitit 2013, qeveria nisi një aksion policor të quajtur fundi i marrëzisë për të reduktuar vesin e bixhozit.

Ministria e brendshme në bashkëpunim me tatimet raportuan se gjatë aksionit u mbyllën mbi 1 mijë pika të paligjshme të lojërave të fatit. Menjëherë pas aksionit qeveria porozi një ligj, I cili kishte për qëllim kufizimin e kompanive të lojërave të fatit duke i zhvendosur ato larg qendrave të banuara dhe në distancë me objektet fetare dhe shkollat.

Por ndonëse ligji u miratua hyrja e tij në fuqi u shty me lobimin e fortë të industrisë së kumarit deri në fund të 2018-ës. Katër vjet pas aksionit fundi i marrëzisë, marrëzia vazhdon të zgjerohet duke qarkulluar qindra milionë euro dhe duke lënë pasoja jo të vogla sociale për shumë familje.

(gazeta-Shqip.com)
 
Nuk mbyllen, as sot as neser, jane lavatriçet me te mira. Mjere i ziu fakir qe vjen te shtoje 200 lekshin ta beje 500 dhe ha derrin se ja marrin edhe ate 200 leksh.

Demagogji bejne politikanet dhe mos harroni se te ardhurat e buxhetit ne nje muaj te vetem nga taksat e tyre jane 4 miljon euro ne muaj, kush eshte ai kodosh minister finance qe nuk i do keto para qyl.
Le ti refrohemi greqise, vend ne kolaps ekonomik dhe i mbylli per disa vite, sot lulezojne serish, dhe nje nga kompanite me te medha çeke SYNOT LOTERIES ka 80% te tregut.
 
Back
Top