Erblinaa
Anëtar i ri
Bisedime, vetëm si dy shtete të barabarta
Analisti Azem Vllasi ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet sa më parë të fillojnë bisedimet për çështjet kontestuese, mirëpo vetëm si dy shtete të pavarura.
Në një intervistë për mediat serbe, Vllasi ka thënë se, për fillim nevojitet dialogu për normalizimin e raporteve për çështjet praktike – siç është funksionimi i regjimit kufitar, lehtësimi i jetës së qytetarëve, afarizmi i sipërmarrësve, deri te detajet që nënkuptojnë raportet e mira fqinjësore.
"Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë, kanë për çfarë të bisedojnë, mirëpo vetëm si dy shtete të pavarura. Në asnjë mënyrë, ndryshe”, ka thënë Vllasi për gazetën “Dnevnik”.
Ai ka vlerësuar se, “nuk ka pikë dyshimi se Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, mirëpo edhe nëse nuk e bën një gjë të tillë, bisedimet për problemet konkrete teknike, që janë evidente, mund të zhvillohen”.
"Prishtina është e gatshme të fillojë këtë lloj të bisedimeve edhe pa njohjen nga ana e Serbisë, nëse në këto bisedime marrin pjesë SHBA-të dhe BE-ja. Megjithatë, problemi kryesor dhe pengesë është se, Serbia edhe më tutje në mënyrë absurde e trajton Kosovën si pjesë integrale të saj dhe derisa të veprojë asisoj do të jetë përgjegjëse pse nuk ka bisedime, madje, as ato për çështjet e ashtuquajtura, teknike”, ka thënë Vllasi. /Telegrafi/