Biseda seksi për gratë myslimane

Revolucioni im ka qenë për t’u zhvilluar nga një virgjëreshë 29 vjeçare në gruan 49 vjeçare e cila tani deklaron, në çdo platformë që shkoj: ”Vetëm unë jam pronarja e trupit tim. Jo shteti, xhamia, rruga apo familja ime. Dhe është e drejta ime të bëj seks kurdo dhe me këdo që unë zgjedh.”

Pasi lexova pak nga libri im në Angli vitin e kaluar, një grua po priste në rradhë për t’i nënshkruar librin. Kur erdhi rradha e saj, gruaja, e cila tha se ishte nga një familje britanike myslimane me origjinë arabe u ul në nivelin tim të syve të më thoshte diçka.

“Edhe unë, gjithashtu, mezi po pres për të bërë seks”, tha ajo, duke iu referuar përvojës që kisha lexuar pak më parë. “Unë jam 32 vjeç dhe nuk dua të martohem me askënd. Si mund ta kapërcej frikën që Perëndia do të më urrejë, nëse kryej marrëdhënie seksuale para martesës? ”

E dëgjoj shpesh këtë. Inbox im i emailit është plot me mesazhe nga gratë që, si unë, janë nga Lindja e Mesme dhe me prejardhje myslimane. Ato shkruajnë për të pyetur rreth asaj se si mund të “heqin qafe barrën e virgjërisë”, apo për të pyetur në lidhje me kirurgjinë e rindërtimit të himenit në qoftë se po planifikojnë të martohen me dikë që nuk e di historinë e tyre seksuale, ose edhe thjesht për të ndarë mendimet e tyre mbi seksin.

Artikuj të panumërt janë shkruar mbi frustrimin seksual të burrave në Lindjen e Mesme – nga xhihadistë gjoja të tërhequr nga militantizmi i armatosur prej premtimit të virgjëreshave në jetën e përtejme tek burra të zakonshëm arabë që nuk kanë mundësi për të përballuar martesën. Shumë më pak tregime u kanë dhënë zë frustrimit seksual të grave, qoftë brenda ose jashtë martese.

Unë nuk jam klerike, dhe nuk jam këtu për të argumentuar mbi atë çfarë thotë feja për seksin. Jam një egjiptjane, një grua muslimane që ka pritur deri sa ishte 29 vjeç për të bërë seks dhe po fiton kohën e humbur. Edukimi dhe besimi im më mësuan se unë duhet të përmbahen derisa të martohem. Ju binda këtij rregulli deri sa nuk gjeta askënd me të cilin do të doja të martohesha dhe u bëra e paduruar. Tashmë më vjen keq që mu desh aq shumë kohë që të rebelohesha dhe të përjetoja diçka që më jep kaq shumë kënaqësi.

Ne nuk e pranojmë këmishën e forcës seksuale që u veshim grave. Kur është fjala për gratë, sidomos gratë muslimane në Lindjen e Mesme, historia duket se fillon e mbaron me debatin rreth perçes. Gjithmonë perçja. Sikur ne nuk ekzistojmë nëse nuk është për të shprehur një qëndrim mbi perçen.

Pra, ku janë historitë mbi frustrimet dhe përvojat seksuale të grave? Kam kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në një turne që më çoi në 12 vende. Kudo ku kam shkuar – nga Evropa dhe Amerika e Veriut në Indi, Nigeri dhe Pakistan – gratë, duke përfshirë edhe gratë muslimane, ishin të gatshme të ndanin me mua historitë e tyre të fajit, turpit, mohimit dhe dëshirës.

Shumë kultura dhe fe përcaktojnë abstinencën që u indoktrinua tek unë. Kur jepja mësim në Universitetin e Oklahomës në vitin 2010, një nga studentet e mia i tha klasës se ajo kishte nënshkruar një premtim virgjërie me babain e saj, duke u zotuar se do të priste derisa të martohej para se të bënte seks. Ishte një kujtesë e dobishme se një kult i virgjërisë nuk është specifik as për Egjiptin, vendlindjen time, e as për Islamin, fenë time. Duke kujtuar betejat e mia me abstinencën dhe duke qenë vetëm në këtë, unë vendosa të flas sinqerisht për zhgënjimin seksual të të 20-tave të mia, si mposhta fajin fillestar të mosbindjes, dhe si gjeta rrugën time përmes këtij faji në një qëndrim pozitiv ndaj seksit.

Nuk ka qenë e lehtë për prindërit e mi të dëgjojnë vajzën e tyre të flasë kaq sinqerisht për seksin, por kjo ka hapur një botë të përvojave të grave të tjera. Në shumë vende jo-perëndimore, duke folur për gjëra të tilla përbuzesh si sjellje “e bardhë” ose “perëndimore”. Por kur seksi është i rrethuar me heshtje dhe tabu, janë ata më të dobëtit që lëndohen, sidomos vajzat dhe minoritetet seksuale.

Në Nju Jork, një grua e krishterë egjiptiano-amerikane më tha se sa e vështirë ishte që të dilte hapur me familjen e saj. Në Uashington, një grua e re egjiptiane i tha audiencës se familja e saj nuk e dinte se ajo ishte lezbike. Në Jaipur, një indian i ri foli për sfidën e të qenit jo në përputhje gjinore; dhe në Lahore, takova një të re që ndau me mua se si ishte të ishe queer në Pakistan.

Blloqet e mi janë plot me tregime si këto. I them miqve se mund të shkruaj manualin se si të humbisni virgjërinë.

Shumë nga gratë që ndajnë historitë e tyre me mua, unë e kuptoj, gëzojnë disa privilegje, edukimi apo të ardhura të pavarura. ثshtë e habitshme se si një privilegj i tillë nuk përkthehet gjithmonë në liri seksuale, e as i mbron gratë nëse ato shkelin normat kulturore.

Por çështja e seksit prek të gjitha gratë, jo vetëm ato me para apo një diplomë kolegji. Ndonjëherë, dëgjoj argumentin se gratë në Lindjen e Mesme kanë mjaft problem për t’u shqetësuar në lidhje analfabetizmin dhe punësimin. Për këtë përgjigja ime është: Pra, meqënëse dikush është i varfër apo nuk mund të lexojë, ajo nuk duhet të ketë pëlqimin, të drejtën për të shijuar seksin dhe trupin e saj?

Përgjigja për këtë pyetje është tashmë atje, në vende si blogu Aventurat nga dhoma e gjumit të Grave Afrikane, e themeluar nga shkrimtarja me bazë në Ghanë, Nana Darkoa Sekyiamah, si dhe agjentët e Ishq-së me bazë në Mumbai, një projekt dixhital për edukimin seksual dhe jetën seksuale. Këto iniciativa provojnë se qëndrimet seks-pozitive nuk janë specialitet i të ashtuquajturit feminizmi i bardhë. Si shkrimtare Mitali Saran thotë kështu, në një antologji të shkrimeve të grave indiane: “Unë nuk kam turp të jem një qenie seksuale.”

Revolucioni im ka qenë për t’u zhvilluar nga një virgjëreshë 29 vjeçare në gruan 49 vjeçare e cila tani deklaron, në çdo platformë që shkoj: ”Vetëm unë jam pronarja e trupit tim. Jo shteti, xhamia, rruga apo familja ime. Dhe është e drejta ime të bëj seks kurdo dhe me këdo që unë zgjedh.

Express
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Turp te kesh..Marle provokuese :sherrxhi:

I hodha nje sy shkrimit kshu si me pertese ,se lexova por vetem per lezbike spash te shkruhej... :sdi:

Me vertet nese nje femer myslimane shkon me nje femer per mos bere sex me mashkull para martese,lejohet!?
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Po pertoj,sme jan hap syt ende ndoshta deri neser arrij te lexoj ne mos te teren.. cerekun :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

So, What's the point here?
Cfare donte te thoshte autorja me pak fjale??? :O
E lexova une WOW, s'kuptova asgje! Sa per pyetjen tende: Si shkon me femer moj vajze?
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Femer qe shkon me femer e thene ndryshe lezbike ose thjeshte per ceshtje nevoje deri sa te martohet..?
Eshte mekat njesoj sic eshte kur shkon me mashkull para martese!?
Sikur kemi lexuar nje artikull te ngjashem apo po ngaterrohem!
 
Normale qe eshte mekat!
Madje femer me femer eshte me shume mekat se mashkull - femer mendoj!
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Paska pritur kot se koti e gjora 29 vite ! Eh , 'vajzat e mencura si ti' , ato qe ne fillim te kohes se pjekurise e shijojne epshin e trupit te tyre moj e gjore !
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Normale qe eshte mekat!
Madje femer me femer eshte me shume mekat se mashkull - femer mendoj!

Me cfar njesi matese matet mekati?

Me njerez ne shtrat? Psh me 1 mashkull 50% mekat, me bje femer 75% me nje mashkull + femer 100%, le pastaj orgjite, direkt ne ferr :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Me cfar njesi matese matet mekati?

Me njerez ne shtrat? Psh me 1 mashkull 50% mekat, me bje femer 75% me nje mashkull + femer 100%, le pastaj orgjite, direkt ne ferr :p

Jo seshte e drejte kjo do binte pastaj ne kundershtim me gjithe meshkujt mysliman qe kane hareme :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Edhe pse ajo ruan nderin....!

Kisha e nje pyetje prap por .... ja po e bej pyetjen ne kete forme...autoerotizmi eshte mekat?
 
Nuk jam eksperte e fiq'hut(jurispondes Islame-ligjesive ;))

Une di qe marredheniet me te njejten gjini jane Haram! Madje populli i Lutit (a,s) u denua per shkak te ketij veprimi pasi ish hapur ne mase.Eshte dhe ne Bible kjo histori.
Pastaj mashkull femer konsiderohet nga mekatet e medha!

Kaq di Souli!
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Edhe pse ajo ruan nderin....!

Kisha e nje pyetje prap por .... ja po e bej pyetjen ne kete forme...autoerotizmi eshte mekat?

Hohohho jam sh kurioze te di pergjigjen e kesaj
Mbi te gjitha nga Ceni lol
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Edhe pse ajo ruan nderin....!

Kisha e nje pyetje prap por .... ja po e bej pyetjen ne kete forme...autoerotizmi eshte mekat?

Po dhe kjo haram!
C'do te dish me? :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Jo seshte e drejte kjo do binte pastaj ne kundershtim me gjithe meshkujt mysliman qe kane hareme :p

Si tha lepurushja? Ai per mua i theu rregullat :p
Ne xhami shkonte rregullisht po dhe me mua dilte pa problem :D

Ky do e kete cuar 200% mekatin me one shot :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Uuuuaaaaw. ..lol

Kush do gjuaj i/e para me gurë mbi këtē njeri që flet hapur per ndjenjat e saj.
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Si tha lepurushja? Ai per mua i theu rregullat :p
Ne xhami shkonte rregullisht po dhe me mua dilte pa problem :D

Ky do e kete cuar 200% mekatin me one shot :p

Lol jojo meshkujt nuk shkojne ne ferr....vetem femrat. Jemi pak diskriminues ndaj femrave po ska gje.

Ceni sipas teje do shkoje ne Xhenet apo ferr
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Lol jojo meshkujt nuk shkojne ne ferr....vetem femrat. Jemi pak diskriminues ndaj femrave po ska gje.

Ceni sipas teje do shkoje ne Xhenet apo ferr

E me te cu ne parajs ca do besh ate? Do rrish ko me 7 virgjereshat? Apo san 7? Ti merzitesh atje :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Po mekaton tani ti Cen?
Mendime te turpshme te pushtuan mendjen?

Aman mjaft se vdiqa po qesh si idjot me te madhe :p
Me thuaj ku ta lej birren te pagume ta pish :p
 
Titulli: Biseda seksi për gratë myslimane

Jo thjeshte nuk po arrij te kuptoj..kur kjo na qenka mekat atehere pse zoti,perendia,allahu quaje si te duash na e dha kete nevoje njerezore!?

E per kete na tha martohuni :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top