sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Shiko fotografinë 1727694
20.07.2011 - Dy binjake siameze, të bashkuara përmes kraharorit dhe me një zemër të vetme dhe një sistem po të vetëm qarkullimi të gjakut, kanë lindur pak javë më parë në qytetin e Bolonjës, në Itali.
Sipas mediave italiane, aktualisht binjaket ndodhen të shtruara në repartin e anesteziologjisë dhe reanimacionit pediatrik.
Tani, spitali dhe prindërit e tyre duhet të vendosin se cfarë plani mjekimi të ndjekin.
Të sapolindurat, gjendja shëndetësore e të cilave për momentin është e qëndrueshme, po monitorohen vazhdimisht.
Ato u janë nënshtruar kontrolleve për t’u mundësuar specialistëve që të vlerësojnë shtegun mjekësor dhe terapeutik më të përshtatshëm për të siguruar mbijetesën e tyre./tp/