Cilat janë cilësitë e tij dhe për çfarë është i dobishëm?
Lini (Linum usitatissimum) mbillet në vjeshtë në tokë të përgatitur mirë, korret në gusht dhe menjëherë mund të fillojë shtrydhja e tij për prodhimin e vajit, i cili ndahet në:
1 - Vaj Lini industrial, që prodhohet me sistemin e nxehtë, sepse me këtë sistem rendimenti i përfitimit të vajit është më i madh e më i shpejtë.
2 – Vaj Lini për ushqim dhe kurim, i cili shtrydhet me sistemin e ftohtë, max. 37 gradë celsius, me makina speciale të ndërtuara posaçërisht për këtë qëllim.
Sistemi i ftohtë për prodhimin e vajit mjekues të farëve të linit është i domosdoshëm, sepse vetëm kështu ruhen cilësitë e tij të mrekullueshme kurative. Pas prodhimit të vajit të linit për qëllime mjeksore ose ushqyese, ai detyrimisht duhet ruajtur në frigorifer, në enë qelqi me ngjyrë të errët, sepse drita, ajri dhe temperaturat e larta shkatërrojnë të gjitha vetitë kurative të këtij vaji.
Kjo është edhe arsyeja se përse VAJI I LINIT PثR QثLLIME MJEKSORE prodhohet pak e nga pak, aq sa është nevoja e tregut, gjatë gjithë vitit. Nëse doni me të vërtet të shfrytëzoni të gjitha vetitë kurative të këtij vaji, sigurohuni që ai është prodhim i freskët dhe i ruajtur në frigorifer. Përndryshe, cilësitë e munguara mund të jenë me pasoja dramatike për shëndetin tuaj! Mos blini kurrë më shumë sesa nevojat tuaja për një muaj. Kontrolloni me kujdes datën e prodhimit në etiketë. Nëse kanë kaluar tre muaj nga dita e prodhimit, ai nuk duhet përdorur më për qëllime kurative.
Doza e nevojshme, e mjaftueshme në çdo rast për të plotësuar nevojat ditore të organizmit për Omega-3, është 5-6 gr. (dy lugë kafeje) vaj lini në 24 orë. Doza 8-10 gr. (tre lugë kafeje) vaj lini në ditë përdoret vetëm në raste të veçantë, me këshillën e mjekut. Këto doza nuk është mirë të kalohen, sepse organizmi nuk ka asnjë përfitim nga një gjë e tillë.
Si përdoret Vaji i Linit:
- Mënyra më e mirë e përdorimit është duke e pirë në mëngjes esëll.
- Nëse nuk e pimë dot esëll, vajin e linit mund ta konsumojmë në çdo orë të ditës të gjallë në sallata, në pjatën e ftohtë (ose të vakët) të gjellës, përzier me djathë pa yndyrë, me gjizë, me salcë kosi ose me kos, etj.
Kujdes! Për arsye se cilësitë kurative të vajit të linit shkatërrohen menjëherë nga nxehtësia, ai nuk përdoret kurrë për gatim.
Njohuri fillestare për Acidet Yndyrore Esenciale (Të cilat gjinden me shumicë në vajin e linit):
- Në këtë shpjegim bëhet fjalë për acidin yndyror linoleik, më kryesori i serisë Omega-6 dhe për acidin yndyror alfa-linolenik, më kryesori i serisë Omega-3. Janë përcaktuar si “esencialë” (AGE – Acidi Grassi Essenziali, ose EFA – Essential Fatty Acid), sepse organizmi jonë nuk është në gjendje t'i sintetizojë.
Të dy këta acide yndyrorë, pa të cilët jeta do të ishte e pamundur, njihen me termin Vitamina F. Të gjithë acidet e tjerë yndyrorë të serisë Omega, mund të sintetizohen duke u nisur nga këta të dy dhe, pikërisht sepse organizmi njerëzor (këta të dy) nuk është në gjendje t'i prodhojë, është absolutisht e domosdoshme që t'i marrim të gatshëm nëpërmjet ushqimit.
Por këto dy Acide Yndyrorë Esencialë nuk i përmban çdo lloj ushqimi. Këto, përveç se në vajin e peshkut të deteve të veriut, gjinden me shumicë në vajin e shtrydhur nga disa lloje farësh: Lin, Suzam, Enotera, farë rrushi, etj., por vaji duhet detyrimisht të shtrydhet me sistemin e ftohtë (teknologji e veçantë) dhe të konsumohet i gjallë (i pa vënë në zjarr për gatim).
Vaji i linit përmban:
Acid linoleik (Omega-6) ------ 15%
Acid linolenik (Omega-3 ------ 54%
Shpjegim për cilësitë e Vajit të Linit (dr. Ivo Tiberio Ginevra)
Vaji i linit është shumë i pasur me Omega-3 (acid alpha-linolenic). Omega-3 gjindet me shumicë sidomos tek peshqit e deteve të veriut që kanë shumë dhjam. Tek peshqit gjindet në formën e derivateve të tij (EPA dhe DHA), ndërsa në formë të pastër, me shumicë e gjejmë vetëm në vajin e farëve të linit (54-58%). Për këtë arsye Vaji i Linit i shtrydhur me sistemin e ftohtë teknologjik përbën një ndihmë shumë të vlefshme në dietën moderne. Me pak fjalë, gjithçka në organizmin tonë shndërrohet në ‘të mirë' dhe ‘në keqe', ku të mirë kemi vajin e linit, perimet me gjethe jeshile dhe peshkun (sidomos salmonin, tonin dhe merlucin), ndërsa të ‘keqe' kemi vajin e lulediellit, të misrit, të arakideve dhe të susamit.
Ja disa nga cilësitë dhe veprimet e acideve yndyrore Omega-3 si dhe efektiviteti i tyre në planin terapeutik (mjekues):
* Yndyrnat që i përkasin të njëjtës klasë të yndyrnave të peshkut (Omega-3), janë të dobishme për funksionimin e mirë të insulinës dhe duket se ofrojnë një mbrojtje të përgjithshme kundër kancerit.
Në mënyrë të veçantë, një veprim antitumoral ushtrojnë kundër tumorit të prostatës.
* Mbrojnë aparatin kardiovaskolar dhe, duke stabilizuar ritmin kardiak (ritmin e zemrës), pakësojnë rrezikun e ripërsëritjes së infarktit.
* Ushtrojnë një veprim antitrombotik (zvogëlojnë rrezikun e trombozës, etj.), pakësojnë bashkimin e pllakëzave dhe njëkohësisht bëjnë vazodilatacion (zgjerim të enëve të gjakut), duke ruajtur elasticitetin e arterieve.
* Luajnë një rol vendimtar në parandalimin e arteriosklerozës.
* Përsosin funksionet e membranës qelizore.
* Omega-3 janë shumë të dobishme për gratë shtatzëna, sepse kontribuojnë në mënyrë vendimtare në formimin e cipës së trurit dhe të retinës (së fëmijës).
- Omega-3, përveç këtyre, ushtrojnë një efekt mirëbërës dhe rekomandohen si mjekim natyral në proceset infiamatore, veçanërisht në astmë, në irritimet e zorrës së trashë, dhe, në dhimbjet e kyçeve (sidomos në artrit reumatik).
- Përmirësojnë simptomat klinike të skizofrenisë dhe të depresionit, duke siguruar edhe veprim parandalues.
- Luftojnë dislipideminë duke ulur trigliceridet.
- Mbrojnë veshkat dhe retinën.
- Rregullojnë nivelin e presionit të lartë të gjakut, duke e kufizuar edhe në vlera brenda normës.
- Përmirësojnë aftësinë për fekondim të meshkujve, duke shtuar lëvizshmërinë e spermatozoideve.
- Veprojnë në parregullsitë e përqendrimit të vëmendjes së fëmijëve, etj., etj.
Efektet mirëbërëse në lëkurë
Një dëshmi interesante për aknet e kuruara me vaj lini:
Duke shëtitur në internet dhe, sidomos duke lexuar në sitin amerikan “Acne.org”, është e mundur të gjesh dhjetëra dëshmi pozitive (për vajin e linit). Disa flasin për efekte kurative të “mrekullueshme”, të tjerë për kurë të “pabesueshme”, thjesht duke përdorur në dietën e tyre dy lugë vaj të farëve të linit...
Po cilat janë në të vërtetë cilësitë e këtij vaji? Vaji i farave të linit është burimi më i pasur i Omega-3, përmban edhe Omega-6 e Omega-9, vitaminë B, potas, lecitinë, magnez, fibra, proteina dhe zink. Përmban afërsisht 50% më shumë acide yndyrore esenciale omega-3, në raport me vajin e mëlçisë së merlucit.
Acidet esenciale omega-3 reduktojnë infiamacionet dhe ndihmojnë për të parandaluar disa sëmundje kronike si infarkti dhe artriti. Përveç kësaj janë shumë të rëndësishme për zvillimin e funksioneve cerebrale të fëmijëve gjatë rritjes. Përsa i përket problemit që më intereson mua, domethënë aknet, duket se acidet yndyrore esenciale omega-3 ndihmojnë për të kontrolluar prodhimin e androgjeneve, të cilat, ashtu siç kam theksuar në artikujt e mi të mëparshëm, shkaktojnë një prodhim të ekzagjeruar të seborresë...
Pjesa më e madhe e dëshmitarëve konfirmojnë se kanë arritur rezultate pozitive në:
- përmirësimin e tonit të lëkurës.
- kanë më pak puçrra.
- kanë pakësim të skuqjes dhe infiamacionit të lëkurës.
- kanë pamje më të shëndetshme të lëkurës së fytyrës.
- disa dëshmojnë edhe për shërim të plotë nga puçrrat ose nga probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.
Përdorimi i Vajit të Linit për flokët:
Ditën: Vaji i linit shërben për t'iu dhënë shkëlqim flokëve të thatë e të dobësuar.
- Eliminon çarjen, thyerjen dhe këputjen e majave të flokëve. Përdoret duke bërë masazh për disa minuta në rrënjët e flokëve, pastaj e shpëlajmë kokën me shampo neutrale. Rezultati është i garantuar.
- Nëse gjatë ngjyrosjes, bashkë me bojën përzieni disa pika vaj lini të freskët, ngjyra e flokëve do të jetë më e gjallë dhe do të zgjati më shumë. Flokët do të duken më të bukur e më të shumtë.
- Gjatë krehjes me forma të veçanta, vetëm me disa pika vaj lini i ndihmoni flokët që format e krehjes të ruhen më gjatë e më mirë.
- Flokët kaçurrelë, me ndihmën e vajit të linit krihen shumë më lehtë e më shpejt.
Natën: Para se të flemë, me vaj të freskët lini lyejmë me kujdes e pa e tepruar majat dhe rrënjët e flokëve. Vaji thithet menjëherë prej tyre, pa lënë gjurmë e pa i rënduar flokët. Në mëngjes flokët janë të ushqyer në mënyrë perfekte, janë më të plotë dhe brilantë!
Ky trajtim është i përsosur edhe për flokët e dobësuar, të thatë e të dëmtuar nga ndotja e ambientit ose nga shkaqe të tjerë.
Shënim: Nuk duhet të harrojmë që vaji i linit ushtron efekt mirëbërës te flokët, jo vetëm duke i lyer me të, por edhe duke e pirë. Duke pirë vaj lini të freskët përmirësohen të gjitha funksionet jetike të organizmit, rrjedhimisht përmirësohet edhe shëndeti i flokëve.
http://lajme.fv.al/images/lini1.jpg
Roli i acideve yndyrore esenciale
Për të kuptuar rëndësinë e farëve të linit në ushqim është e nevojshme të kujtojmë që ndërsa Omega-6, të cilave iu përkasin acidet yndyrore më të zakonshme, kanë cilësi të shtojnë presionin e gjakut, reaksionet infiamatore, bashkimin e pllakëzave sklerotike, trombogjenezën, spazmat e enëve të gjakut, reaksionet alergjike dhe shumimin e pakontrolluar të qelizave, acidet yndyrore Omega-3 kanë veprim krejt të kundërt…
Në Shqipëri, Vaji i Linit prodhohet nga “Arbëria” me teknologji gjermane, me Garanci Absolute për freskinë dhe pastërtinë biologjike të llojit.
•parajsa•