Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bill Klinton në Kosovë

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Në Prishtinë sot arrin ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij.


Në Prishtinë sot arrin ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij, e cila është vendosur në bulevardin që mban pikërisht emrin e ish-presidentit amerikan.

Që prej natës së mbrëmshme, në kryeqytet janë shtuar masat e sigurisë dhe janë intensifikuar përgatitjet për ceremoninë e sotme. Prishtina gjithandej është zbukuruar kryesisht me flamuj amerikanë dhe posterë mirëseardhjeje për ish-presidentin Klinton.

Me të arritur në Prishtinë, Klinton fillimisht do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Pas këtij takimi, në orën 12:00, ai do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Prej andej, ish-presidenti amerikan do të niset drejt bulevardit që mban emrin e tij, për të shënuar edhe solemnisht zbulimin e shtatores.

Presidenti Klinton në Kosovë gëzon respekt të jashtëzakonshëm, për rolin që ka pasur në fushatën ajrore të aleancës veriatlantike kundër forcave serbe të sigurimit, më 1999.

Pikërisht ky rol ka bërë që figura e ish-presidentit amerikan në Kosovë të shihet si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm i Sllobodan Millosheviqit.

Vizita e presidentit Klinton në Kosovë është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. /evropa e lire/
 
Kosova duhet ta shpalle hero kombetar Bill Klintonin .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back