Nga Endri Tafani
Ne periudhën shkurt-prill 2020, teoritë konspirative fallse dhe mashtruese, që lidhin Bill Gates me pandemine e COVID-19 janë përmendur 1.2 milionë herë në TV dhe mediat sociale. Sipas një investigimi të bërë dhe publikuar në 17 prill nga New York Times, këto shpifje përfshijnë video në YouTube (ku 10 me të famshmet kanë mbi 5 milionë shikime) dhe me shumë se 16 mijë postime ne FB, që kanë mbledhur mbi 900 mijë pëlqime dhe komente. Këto "teori" të cilat citojnë pasaktësisht pjesë të copëzuara citimesh nga fjalimet dhe intervistat e Bill Gates, lidhjet e tij me Clinton, detaje nga financimet dhe aktivitetet që kryen fondacioni i tij filantropik (Bill & Melinda Gates Foundation) krijojnë skema ffalso e absurde sikur Bill Gates e dinte më parë, apo e ka krijuar virusin vetë për të shitur vaksinat, apo për të mbajtur nën survejim e kontroll popullsinë. Që Bill Gates është shumë i zgjuar dhe një nga personat më të pasur në botë këtë e pranojnë të gjithë besoj, por të shikojmë të tjerat për të cilat injorantet konspiracioniste kanë mendim ndryshe. 1. FONDACIONI Per ata që nuk e dinë veprimtarine e Bill & Melinda Gates Foundation mund ta kërkojnë në internet përse bëhet fjalë. Qëllimi global i tij është kujdesi shendetsor dhe ulja e varfërisë në botë, kurse në USA rritja e mundësive për edukim dhe akses në teknologji. Bill Gates ka dhuruar rreth 40 miliardë dollarë në këtë fondacion ne te cilin bën pjesë dhe Warren Buffet, por Gates ka dhuruar dhe mbi 5 miliardë dollarë në veprimtari të tjera filantropike. Mbi 45 miliardë dollarë në total. Praktikisht nuk ka asnjë philantrop më të madh se ai.
2. FJALIMET Fjalimi më i famshëm për të cilin akuzohet është një fjalim i 2015 në TEDX Talk që mund ta kërkoni te gjithë në YouTube. Aty Bill Gates thotë troç që nuk jemi të përgatitur për një pandemi globale dhe ky është rreziku më i madh i njerëzimit. Nuk ka asgjë konspirative në atë fjalim veç faktit shumë të thjeshte që një njeri i zgjuar kupton më shumë se injorantet konspiracioniste. Për më tepër në atë fjalim Gates po thoshte të njëjtat gjëra që George. W. Bush kishte thënë para 10 vjetësh në 2005.
3.VIRUSI DHE VAKSINA U shpif që Gates kishte aksione në kompaninë farmaceutike që do prodhonte vaksinen. Nuk është e vërtetë. Mjafton një kërkim i thjeshtë. Çdo kompani i ka të publikuar aksioneret siç kemi në QKR. Për më tepër vaksina nuk është krijuar dhe as nuk dihet kush do ta prodhojë.
4.SURVEJIMI Bill Gates nuk ka nevojë të na survejoje. Kemi boll politikanët tanë mbi koke. I vetmi survejim mbi popullsinë që mund të aludohet është ai që buron nga të dhënat që mbledh Microsoft, por ashtu si Microsoft i mbledh dhe Google, FB, Insta, Amazon, TripAdvisor, ebanking, etj etj etj dhe çfarëdolloj aplikacioni që perdorni në jetën e përditshme. Për me tepër, Bill Gates ka dhënë dorëheqjen nga Microsoft dhe është vetëm një aksioner I thjeshtë. Këtë e ka bërë per t'iu përkushtuar fondacionit dhe bamirësisë.
Në një intervistë të fundit për gazetën Times, Bill Gates është angazhuar të gjejë financime për vaksinën që kur të bëhet të jetë falas për gjithë popullsinë e botës. Kjo është sfida e tij si filantropiku më i madh modern. Kurse sfida e injorancës dhe shpirtligësisë është të hedhë baltë mbi çdo gjë të mirë. Zgjedhja është e thjeshtë. Ose me zgjuarsinë dhe vlerat humane, ose me injorancën dhe ligësinë. Për vete preferoj të parën.

Last edited by a moderator: