BIK për sulmin në Francë: Bota nuk duhet të bëjë sehir!

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/

Bashkësia Islame e Kosovës ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbarë, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta.

“Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”, thuhet në reagimin e BIK-ut.


“Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet më tej në reagim. //mesazhi
 
Back
Top