Bien kufijte Kosove-Shqiperi

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti Topi ne Prishtine

Presidenti shqiptar, Bamir Topi nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, i ftuar nga presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit Topi në Kosovë që kur ajo shpalli pavarësinë e saj.

Protokolli i vizitës përmban ndër të tjera, takime me mikpritësin e tij Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Presidenti Topi do të japë edhe një mesazh përshëndetës në Parlamentin e Kosovës.

Në prag të kësaj vizite zoti Topi ka deklaruar në disa media kosovare se vizitat reciproke të krerëve të shtetit të të dyja vendeve, janë dëshmi e qartë se Shqipëria dhe Kosova kanë një vullnet politik gjithëpërfshirës për të zhvilluar marrëdhëniet në të gjitha fushat si dy shtete të pavarura aspirante të denja për familjen euroatlantike. /bbc/
 
Last edited by a moderator:
Topi: Skenarët për luftë kanë vdekur

Politika në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht pas pavarësisë së Kosovës, ka thënë presidenti shqiptar, Bamir Topi, në konferencën e përbashkët me homologun Fatmir Sejdiu.

Sipas tij, skenarët për luftë kanë vdekur, ndërsa incidentet e fundit në Mitrovicë janë me motive ultranacionaliste.

Topi, në vizitën e tij të parë pas pavarësisë së Kosovës, ka përshëndetur punën e institucioneve dhe trajtimin e komuniteteve pakicë, duke theksuar se një gjë të tillë duhet ta ndjekë edhe Serbia me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Të dy presidentët kanë folur në takim edhe për autostradën Tiranë-Prishtinë, për të cilën kanë thënë se do ta krijojë një minishengen në Ballkan, ku qytetarët do të kenë liri qarkullimi pa pasaporta.

Topi: Dy vendet, bashkëpunim të fortë

Presidenti Bamir Topi është takuar edhe me shefin e qeverisë kosovare, Hashim Thaçi. Duke vlerësuar punën e kabinetit, Topi kërkoi që të rritet bashkëpunimi ndërqeveritar i dy vendeve tona, si dhe të përfundojnë sa më parë projektet madhore.

"Kosova e Shqipëria duhet të kenë bashkëpunim të plotë në infrastrukturë, energjetikë dhe marrëveshje të rëndësishme", u shpreh Topi.

Presidenti shqiptar, i njohur për rolin e tij diplomatik në çështje të rajonit, premtoi mbështetje të vazhdueshme te realitetit të ri gjeopolitik të Kosovës.

Nga ana e tij, kryeministri Thaçi vlerësoi rolin e presidentit Topi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Topi menjëherë pas arritjes në Kosovë ka vënë mbishkrimin e tij në simbolin e pavarësisë “NEWBORN”, me ç’rast ka thënë se ky vit do t’i shkojë mbarë pasi që ka filluar me Kosovën. /KTV/TCH/Telegrafi/
 
Titulli: Topi: Skenarët për luftë kanë vdekur

Bien kufinjte Shqiperi-Kosove

Shqiperia dhe Kosova kane vendosur krijimin e nje zone te perbashket Shengen, qe do te favorizoje levizjen e lire dhe te shpeshte, te mallrave, kapitaleve dhe qytetareve te thjeshte.
Ne ditet e pare te vizites ne Kosoves presidenti Bamir Topi ka diskutuar kete marreveshje me presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaci, e cila do te simbolizoje renien e kufinjve mes dy shteteve shqiptare ne Ballkan.

Pas takimit, Topi e Sejdiu konfirmuan se vizitat e shpeshta te nivelit te larte deshmojne per marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve. Ketij aspekti te rendesishem politik, i shtohen edhe masat konkrete ne favor te levizjes se lire dhe te shpeshte edhe te qytetareve te thjeshte.

Per kete, ne tremujorin e pare te ketij viti do te nenshkruhet nje marreveshje dypaleshe.

“Nje marreveshje e ndertuar me hollesi, do t’u jape mundesi qytetareve qe te levizin pa pengese dhe do t’u krijoje komoditetin e lehtesive te procedurave administrative”, u shpreh Topi.

Homologu i tij Sejdiu theksoi se marreveshja mund te jete shembull per Malin e Zi dhe Maqedonine, madje mund te vihej ne jete edhe ideja e tij e kahershme per ndertimin e nje zone 'mini-Shengen", ne Evropen Juglindore.

Por a mund te pasohej ky Shengen me nje treg te perbashket, ku do te leviznin lirisht jo vetem qytetaret, por edhe mallrat, sherbimet dhe kapitalet? Per kryeministrin Thaci, simbolika e integrimit ka nje ngjyrim me europian.

“Duhet te investojme qe te ecim perpara dhe duhet te arrijme standartet evropiane”, u shpreh Thaci.

Qeveria Thaci perballet aktualisht me nje sere problemesh qe shkojne qe nga siguria e perditshme ne veri te vendit e deri te njohja e metejshme e pavaresise. Presidenti Topi i siguroi Presidentin Sejdiu edhe kryeministrin Thaci per lobimin e metejshem te Shqiperise, duke u shprehur optimist per nje njohje ne bllok nga vendet e organizates islamike.

TCH
 
Titulli: Bien kufijte Kosove-Shqiperi

Me ne fund.Te mbaroje sa me shpejt ajo rruge dhe te filloi procesi i shkrirjes "nji gjuhe,nji komb,nji shtet" me shqiponje simbol.
Ah se kam harruar t'jua shkruaj.
Simboli i Shqiponjes ne fene Cifute eshte"Vendimi gjykues i Zotit".Libri i kesaj feje ju e dini,eshte me i vjeter se Athina,Roma e me radhe tek perandoria bizantine.E shkruajta kete sepse disa "intelektuale" antishqiptare shkruajne qe flamuri me shqiponjen ishte flamuri i perandorise bizantine.Shqiponja eshte simbol Ideor.Thoti i alfabetit te pare Egjyptian,na del ne vizatimet e vjetra me nje Koke si te Shqiponjes,me sqep perpara.
 
Titulli: Bien kufijte Kosove-Shqiperi

Pas ketij procesi, bashkimi eshte natyral dhe cenimi i territorit Kosovar do te nenkuptonte rrjedhimisht edhe cenimin e sovranitetit Shqiptar, qe me shume gjasa do jete pjese e NATO-s.

Shume levizje e bukur, mu be goxha qejfi per kete lajm !
 
Titulli: Bien kufijte Kosove-Shqiperi

edhe mua mu be shume qejfi mbreme qe degjova sali berishen me thacin

dhane te kuptohej se jemi nje popull
 
Titulli: Bien kufijte Kosove-Shqiperi

Me ne fund shqipetaret ne shekullin e 21-te e kuptuan se jane te tilla akte formale qe e bejne boten te funksionoje ne menyren e saj ne termat politik duke i bere gjerat te ligjeshme dhe te njohura.

Lajm i gezueshem per te gjithe shqipetaret, shpresoj qe projektet per autostradat, me pas ndonje hekurulle dhe gjera te tilla te pershpejtohen dhe bashkimi te mos jete me elozhe ideologjike por nje realitet i gjalle.
 
Presidenti Topi, shpallet sot Qytetar Nderi në Ferizaj

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Bamir Topi do të shpallet qytetar nderi në Ferizaj. Axhenda për ditën e sotme përfshin një takim me kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa dhe më pas një ndalesë në Muzeun e Kosovës. Sipas axhendës më tej është planifikuar një vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tek Shpella e Gadimes.

Rreth mesditës presidenti Topi do të udhëtojë në Ferizaj ku do të shpallet edhe qytetar nderi nga bashkia e qytetit. Më pas presidenti Topi shoqëruar edhe nga presidenti kosovar Sejdiu do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me biznesin shqiptaro-kosovar. Vizita do të mbyllet me një konferencë shtypi që do të jepet për mediat.

Dita e parë e vizitës ishte e ngjeshur me takime, ndërkohë që Topi mbajti edhe një fjalim përshëndetës para Kuvendit të Kosovës.

Shekulli
 
Titulli: Bien kufijte Kosove-Shqiperi

Me ne fund qeveria Berisha, ne fundin e saj, beri nje levizje inteligjente!

I shkofte mbare te dyja vendeve! Levizje llahtar kjo! Vetem ne kete menyre mund te shkojme drejt integrimit normal te shqiptareve:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top