Bie sateliti UARS, Italia shpëton...

Aren

Anëtar i Respektuar
satelit-hapesire-toka.jpg

ثshtë parashikuar për të premten në datën 23 në një zonë të Tokës ende të panjohur dita kur do të digjet në atmosferë sateliti i vjetër i NASA-s, UARS (Upper Atmosphere Research Satellite).

Sipas ekspertëve, nuk do të ketë asnjë rrezik për Tokën.

Megjithatë çdokush do të ketë mundësi të shikojë një shpërthim spektakolar të përmasave të tilla saqë do të jetë e mundur të shikohet edhe gjatë ditës.

UARS, me nje peshë prej 7 tonësh, është hedhur në orbitë në vitin 1991 me mision studimin e dukurive mes atmosferës së Tokës dhe Diellit.

Falë tij u zbuluan për herë të parë vrimat e ozonit në skajet e atmosferës.

Top Chanel
 
Sateliti do të bjerë në Itali

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

NASA i qetesoi amerikanet duke thënë se sateliti i vjetër i saj që ka dalë nga kontrolli e po bie në toke, nuk do të rrëzohet mbi Amerikën e Veriut.

Por se ku mund te perfundojne copat e tij, kjo nuk dihet akoma me siguri. Mediat italiane thone se disa pjese te satelitit mund te bien ditet e ardhshme mbi Itali. Eshte nje nga skenaret e mundshme, qe sipas burimesh te kualifikuara qe citohet nga agjensia e lajmeve ANSA, po pervijohet keto oret e fundi ne simulimet e realizuara nga agjensite hapesinore. Per te analizuar keto skenare e per te diskutuar ndonje nderhyrje te mundshme qe do te perfshinte sistemin e mbrojtjes civile, shefi i ketij departamenti Franco Gabrielli, thote "Corierre della Sera", ka kerkuar nje mbledhje urgjente me komitetin operativ te agjensise hapesinore italiane.

Te dhena te sigurta nuk ka. Per momentin, mendohet se kur sateliti te filloje djegien ne atmosfere, 26 elemente te tij mund te mberrijne token e te bien ne nje rreze prej 800 kilometrash. Ne trajektoren e rrezimit, gjithmone sipas simulimeve kompjuterike eshte edhe Italia.

Zyrtaret e nases perpiqen ta minimizojne rrezikun, duke thene se ai eshte shume modest dhe se deri me sot, askush nuk eshte lenduar nga objekte te hapesires. UARS eshte nje prej sateliteve me te medhenj amerikane qe bejne rikthim te pakontrolluar ne toke prej me shume se 30 vjetesh. Megjithate edhe stacioni hapesinor Skylab i cili pati nje renie te ngjashme ne 1979-ten, ishte 15 here me i rende se sateliti qe po rrezohet dhe nuk shkaktoi probleme. Top Chanel
 
Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Pas paralajmërimit të NASA-s se një satelit i dalë jashtë përdorimit do të godasë së shpejti Tokën, është vërtetuar së fundmi edhe nga një video e një austronauti amator.

Theirry Legault, nga Parisi, ka regjistrur një video në 15 Shtator, të objektit qiellor 20-vjeçar i cili ka dalë jashtë orbite dhe pritet të bjerë në Tokë në 24 Shtator. Ky objekt është regjistrua nga një teleskop 14-inch, dhe është publikuar më pas nga të gjitha agjensitë prestigjoze ndërkombëtare.

Sipas agjensisë amerikane të hapësirës (UARS), shanset që trupi 6 tonësh të godasë tokën janë në raportin 1 në 3200, shumë herë më i ulët se raporti i sigurisë së NASA-s 1 në 10,000.

Por ekspertët e NASA-s theksojnë se ky objekt do të marrë flakë dhe do të shkrihet pa prekur Tokën. Në rast të një përjashtimi ai do të godasë 57 gradë nga veriu i Ekuadorit.

/GazetaShqip/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Lexova se do bie ne Itali !? ....pritet sot ne dark ...syte nga qielli te gjithe :P
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Lexova se do bie ne Itali !? ....pritet sot ne dark ...syte nga qielli te gjithe :P

Mbaj syte hapur ti se mos i keputet ndonje krah ketej nga shqiperia...lol
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Sikur te binte ketej nga Shqiperia mire do ishte ,do mernim ndonje cope sateliti ...do ta shisnim do beheshim te pasur :P
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Jo inshalla per ditelindjen time :gallate:se paku edhe sonte mos :gallate:apo le te pret tej ta zgjedhim mysterin e forumit :viola:
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Ne Itali do vije ee?
Ia do e pres une me krahe hapur :p LOL

Kush don ndonej foto apo ndonje cope te me thoje ju bej une te pasur.
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Lexova se do bie ne Itali !? ....pritet sot ne dark ...syte nga qielli te gjithe :P


Ca thu ti mi...pse s'thu ti te largohem nga ketu une. Po i hyp avionit qe sonte :D
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Haha si duket perhapa panik....mos u frikesoni se thon qe do marr flake ne ajer kshu qe s'ka per t'ju gjet gje :P
 
Titulli: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Kush e di mbase ndonje cop bie mbi makine se duhet nderruar ajo dhe ka me mire se kur paguan vete NASA
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Si nuk ra gje ktej ne angli pervec shiut ... pfff :P
u pa puna do nisem per udhetim sonte lol
 
Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

edhe ca dmth
eshte i rrezikshem :(???
 
Titulli: Pe: Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

edhe ca dmth
eshte i rrezikshem :(???

Jo jo se do bien andej nga verdanet keshtuqe do kapin vetem bossin dhe troten
 
Bie sateliti UARS, Italia shpëton...

Sateliti UARS ra ne tokë. Agjensia amerikane e hapsirës, NASA e konfirmoi kete duke shpjeguar se renia ka ndodhur nga ora 3.23 deri ne oren 5.09 minuta te mengjesit. Vendi i renies dhe orari- shtoi NASA- nuk janë përcaktuar me saktesi. Eskpertet thane se rreziku per njerezit llogaritet nje ne 3200.

Sateliti ka hyre ne atmosfere mes Kanadase, Afrikes dhe nje zone te gjere te Paqesorit. Pra, Europa, ndryshe nga cfare ishte thene me pare, i shpetoi copave te satelitit. Ka disa raportime ne Twitter- shkruan BBC-qe flasin per renien e pjeseve ne perendim te Kanadase. Sipas Traktatit te Hapsires te firmosur ne vitin 1967, Shtetet e Bashkuara konsiderohen pronare te cdo pjese qe bie me toke dhe mund te marrin cdo cope te tij qe gjendet ne terren.

Pjesa me e madhe e satelitit prej gati 6 tone eshte djegur sapo ka hyre ne kontakt me atmosferen, por rreth 500 kg mund te kene rene ne siperfaqen e tokes. NASA paralajmeroi publikun qe cdo cope e tij nuk duhet te preket, jo se mund te kete lende toksike por per te shmangur cdo rrezik demtimi nga metali i mprehte.

Në raportin e fundit Komiteti Operativ dhe ai Shkencor i Mbrojtjes Civile ne Itali kishte perjashtuar mundesine e renies se nje prej copave te satelitit ne territorin italian. Pas ores 3.40 minuta te mengjesit, kur sateliti kaloi vendin Italine, Komiteti Operativ dhe qendrat e koordinimit te Mbrojtjes Civile perfunduan aktivitetin e tyre.

UARS ishte sateliti me i madh amerikan qe bie ne menyre te pakontrolluar ne toke, ne keto 30 vitet e fundit.///FaceBook.com
317451_286894837988611_141388129205950_1311298_1685610606_n.jpg
 
Pe: Bie sateliti UARS, Italia shpëton...

Sa padrejtsi nje satelit heker , mundet te hy pa viza ku te doj e un jo :( :botadashuri :brrr
 
Back
Top