Bie popullariteti i kancelares gjermane

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga kanali televiziv gjerman ARD, pas sulmeve të fundit terroriste në Gjermani, ka rënë përkrahja e popullit për kancelaren gjermane Angela Merkel.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në bazë të një sondazhi të zhvilluar nga kanali televiziv gjerman ARD, përkrahja e popullit gjerman për kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë muajit të kaluar ka arritur në 47 %. Rezultati i këtij sondazhi tregon se ky është niveli më i ulët i popullaritetit të kanecalers gjermane Angela Merkel pas vitit 2013. Sipas kanalit televiziv gjerman ARD, një nga arsyet e rënies së këtij popullariteti është politika e kancelares gjermane përballë emigracionit. Vlen të theksohet se rezultati i këtij sondazhi është publikuar edhe në të përditshmen gjermane Spiegel. Sipas disa analistëve, një arsye tjetër e rënies së popullaritetit të kancelares gjermane Angela Merkel është mungesa e aftësive për ruajtjen e sigurisë gjatë sulmeve të fundit terroriste në Gjermani.
4bk71f27907bb7b4tm_800C450-620x330.jpg
http://www.tetovasot.com/
 
Back
Top