Bie numri i vendeve që ndëshkojnë marrëdhëniet homoseksuale

gay_1494873035-4439150.jpg


Numri i vendeve që kriminalizojnë marrëdhëniet midis çifteve me gjini të njëjtë ka rënë gjatë dekadës së fundit, porse sulmet kundër komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT) vazhdojnë të jenë të zakonshme në shumë vende, tha Asociacioni Ndërkombëtar i këtij komuniteti, me seli në Gjenevë.

Në raportin e lëshuar të hënën thuhet se aktiviteti seksual i çifteve me gjini të njëjtë mbetet krim në 72 vende.

Shifra është në rënie krahasuar me 92 vende sa kanë qenë në vitin 2006.

Raporti, megjithatë, vlerëson se "persekutimi dhe stigmatizimi i thellë" i pjesëtarëve të komunitetit LGBT vazhdon në shumë vende, përcjell REL.

Martesat e homoseksualëve janë të ligjshme në 23 vende, ndërsa 28 të tjera e njohin partneritetin e tyre civil.

Ekzistojnë tetë vende në botë, përfshirë Iranin, që aplikon dënimin me vdekje si ndëshkim për marrëdhëniet homoseksuale.expres
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top