Bie alibia e Metës për video-skandalin, eksperti anglez konfirmon vërtetësinë e zërit

eGo0sTyle

System Engineer
Eksperti Adrian Phillips deklaron se zëri dhe pamja në videoregjistrimin Meta-Prifti janë të patjetërsuar

meta-prifti.jpg


Pas kërkesës për asistencë nga Prokuroria e Përgjithshme, eksperti anglez Adrian Phillips, u ka dhënë fund të gjitha alibive dhe dyshimeve për sa i takon origjinalitetit të zërit të Ilir Metës në video-skandalin e regjistruar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, e cila u publikua në media në muajin janar. Pas ekspertizës së materialit të sekuestruar nga organi i akuzës,

eksperti anglez Adrian Phillips, ka hedhur poshtë alibinë e Metës se video-skandali ishte montazh i opozitës, duke deklaruar se pamja dhe zëri i videoregjistrimit “Meta-Prifti” është i patrukuar dhe i patjetërsuar. Burime jo zyrtare nga organi i akuzës, kanë konfirmuar se ka mbërritur një pjesë e përgjigjes nga eksperti anglez për regjistrimin “Meta-Prifti”, ku kërkohej qartësimi i zërit të protagonistëve. Eksperti Adrian Phillips mësohet se u ka kthyer përgjigje për një pjese të pyetjeve që kanë ngritur hetuesit shqiptarë të çështjes, ndërsa ka shuar të gjitha paqartësitë se videoja nuk ishte e trukuar apo e montuar. Ndërkaq, mësohet se organi i akuzës është në pritje të përgjigjes së plotë të ekspertit anglez, ndërsa hetimet për çështjen më të debatuar në Shqipëri tashmë kanë marrë një rrjedhë tjetër. Pas përkthimit të përgjigjes së plotë të ekspertit eksperti anglez Adrian Phillips, pritet që grupi hetimor do t’i fusë provat e reja në dosjen e Metës, e cila mandej do të shkojë në gjykatë. Gjithashtu, pritet që avokatët e Metës shumë shpejtë do të njihen me provat e reja, të cilat duket sa do ta fundosin përfundimisht ish-zëvendëskryeministrin shqiptar Ilir Metën. Nuk dihet nëse të gjitha këto zhvillime do të ndodhin para zgjedhjeve lokale të 8 majit. Me sa duket organi i akuzës do ta zhvendosë zhvillimin e hetimeve pas zgjedhjeve, në mënyrë që kjo situatë e polarizuar parazgjedhore të mos agravohet më tej.




Prokuroria, e vendosur për ta çuar hetimin në fund
Disa javë më parë, Prokuroria vendosi të thërrasë një ekspert anglez për t’i bërë ekspertizën e vërtetësisë video-skandalit të Ilir Metës. Ndryshe nga eksperti amerikan, analiza e ekspertit anglez Adrian Phillips do të fokusohej vetëm tek zëri videos, për të cilin Meta pretendonte se ishte i montuar. Për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme thirri avokatët e ish-ministrit Ilir Meta, për t’i njohur me këtë vendim të prokurorëve. Dy avokatët e Ilir Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja u unë në dijeni me vendimin e organit të akuzës në të cilin do të bëhej ekspertiza e një pjese të videos ku dëgjoheshin zhurma.


Eksperti amerikan
Eksperti amerikan i FBI ka deklaruar se paqartësia e audios lidhet me disa sekonda të bisedës mes Metës dhe Priftit. Mirëpo, eksperti amerikan Glen Bard, pas ekspertizë që i ka bërë video-skandalit, ka deklaruar se shkalla e gabimit apo e montimit të kësaj video është e zero. Bard theksoi se nuk kishte asnjë program sofuare të instaluar që të ishte përdorur për tjetërsimin e videos dhe shtoi se tjetërsimi i videos ishte një proces shumë i vështirë dhe se programi për të bërë të mundur këtë gjë ishte shumë i shtrenjtë.

BE: اështja Meta, provë për drejtësinë
Si evropianët ashtu edhe amerikanët e kanë konsideruar hetimin e skandalit të kryetarit të LSI Ilir Meta si provë për funksionimin e drejtësisë shqiptare. Në këtë kuadër, si BE ashtu edhe SHBA i kanë bërë thirrje mazhorancës të ndalë sulmet ndaj organit të akuzës, si dhe kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj kryeprokurores Ina Rama. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Meta tashmë është një zyrtar, për të cilin prokuroria e vendit të tij, ka nisur një procedim penal. Në të gjitha deklaratat për krizën politike në Shqipëri dhe për rolin e LSI, amerikanët nuk e përmendim më Ilir Metën, por vetëm Luan Ramën.

Braçe akuzon sërish Bashën dhe Berishën se po mashtrojnë me taksat
Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS në një komunikim me mediat ka treguar sot sa taksa paguajnë bizneset familjarë të Lulit. Duke treguar dokumentacionin e bizneseve të kunatit apo të kumbarit të Lulit, të Fazlliçit, Brace tha se vetëm tre taksa paguan biznesi i vogël për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Luli i Saliut gënjen kur flet për 82 taksa bashkiake. Edhe bizneset e afërta e familjare me Lulin e Saliut, si ai i kunatit apo i kumbarit paguajnë po tre taksa për Bashkinë e Tiranës. “Lulzim Basha insiston tu thotë qytetarëve se paguajnë 82 taksa në Tiranë. Dje ju treguam se Kryeministri, ministrat, paguajnë vetëm 3 taksa, në vlerë 550 lekë në muaj, ndërkohë që nga 1 janari janë vetëm 2 të tilla. Lulëzim Basha ka 3 javë që po ju thotë biznesmenëve të vegjël se paguajnë 82 taksa në Tiranë. Lulëzim Basha gënjen, përsëri! Kjo që shihni është “fature arkëtimi” e taksave të llogaritura si detyrim fiskal për kompaninë “Tirana Publishing House” nën administrimin e shtetasit Erjon Isufi, me adresë “Sheshi Italia, Hotel Sheraton, zyra 2”, kunati i Lulzim Bashës dhe shefi i shtabit të fushatës së tij: Për vitin 2010, janë vetëm 3 taksa, me vlerë 32120 lekë ose 2676 lekë në muaj. Po kaq edhe për kompaninë “Premium Print” që ka të njëjtin pronar, të njëjtën adresë, të njëjtin objekt dhe të njëjtin detyrim fiskal”, theksoi Braçe. Ai paraqiti gjithashtu një “faturë arkëtimi” të taksave të llogaritura si detyrim fiskal për kompaninë “SRF Developments” nën administrimin e shtetasit Erjon Isufi, me adresë “Blv. Dëshmorët e Kombit, kulla 2, kati 8”, me status aktiv, kunati i Lulzim Bashës dhe shefi i shtabit të fushatës së tij. “Për vitin 2010, janë vetëm 3 taksa, me vlerë 40120 lekë ose 3343 lekë në muaj.Kjo që shihni është “faturë arkëtimi” e taksave të llogaritura si detyrim fiskal për kompaninë “Albanian Internet” nën administrimin e shtetasit Erjon Isufi, me adresë “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Sky Toëer 8/3, me status në likuidim e sipër së fundi, kunati i Lulzim Bashës dhe shefi i shtabit të fushatës së tij: Për vitin 2010, janë vetëm 4 taksa, shtohet taksa e biznesit të vogël, me vlerë 37620 lekë në total ose 3135 lekë në muaj”, theksoi Braçe.

Gazetarët, kundër regjistrimit të popullsisë
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë firmosi dje peticionin kundër regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë. Përfaqësues të Aleancës “Kuq e Zi” thanë se kundërshtojnë këtë formë regjistrimi, sepse krijohet një Shqipëri multietnike, pa qenë e tillë. Problemi i dytë krijohet me komunitetet fetare, të cilat mund të kontestojnë rezultatet e vetëdeklarimit. Kryetari i Unionit, Aleksandër اipa, tha se deklarimi i Aleancës është i saktë kur thotë se duhet regjistrim, por jo në formën e propozuar nga qeveria. اipa shtoi se duhet zëvendësuar artikulimi politik me artikulimin e ekspertëve të demografisë. Edhe Leka i Parë i është bashkuar iniciativës së Aleancës “Kuq e Zi” për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ai ka nënshkruar peticionin kundër këtij regjistrimi, duke u bërë kështu personi i 20 000 që e firmos këtë peticion. Leka u shfaq për mediat pas disa kohësh.“Ju keni filluar një iniciativë kombëtare, ju urojmë shumë sukses. Juve dhe bashkëpunëtorët tuaj keni marrë përsipër një iniciativë që është jo vetëm e nevojshme, por edhe e rrezikshme”, ka deklaruar Leka i Parë. Gjatë takimit, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu vlerësoi rolin historik të familjes mbretërore.“ثshtë një kënaqësi të jetë kjo firma e 20 mijtë, që është shumë domethënëse pasi përmbushet një e drejtë kushtetuese e qytetarëve për të kërkuar një projekt/ligj. Kjo nismë synon thyerjen e servilizmit dhe fobisë, duke i kthyer dinjitetin shtetit tonë”, ka deklaruar Spahiu.

PDIU çel fushatën në Markat, prezanton kandidatin Ismail Myrtaj
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka çelur fushatën e saj elektorale në komunën Markat të Sarandës. Përpara qindra simpatizantëve Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatin për kreun e kësaj komune, të koalicionit Aleanca për Qytetarin, përfaqësues i PDIU-së, Ismail Myrtaj. Gjatë fjalës së tij Idrizi e cilësoi këtë vend si një frymëzim për zgjidhjen e çështjes çame dhe si një motiv për përkushtimin e mëtejshëm të PDIU për mbrojtjen e të gjitha çështjeve kombëtare. Duke shprehur pritshmëritë më pozitive në rezultatin zgjedhor të komunës së Markatit, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ftoi qytetarët e saj të votojnë kandidatin Ismail Murtaj, duke garantuar të gjithë përkushtimin e PDIU për më shumë mundësi zhvillimi në këtë zone. Kandidati i PDIU dhe njëherësh, kreu aktual i Komunës së Markatit, Ismail Murtaj u zotua përpara banorëve se do të vazhdojë implementimin e projekteve të nisura por gjithashtu se brenda mandatit të dytë do të jetësojë të gjitha projektet për ndërtimin e qendrave të fshatrave të Komunës Markat. Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” u zotua gjithashtu se shumë shpejt do të bëhet realitet ndërtimi i pikës doganore në Barabar e cila do të shkurtojë distancën gjeografike për të shkuar në اamëri.

Video e Plote.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Bie alibia e Metës për video-skandalin, eksperti anglez konfirmon vërtetësinë e z

ja fut kot ai eksperti!!!, smer vesh nga keto pune...... :P:P
 
Back
Top