Biden vjen në Kosovë, nis turneun ballkanik më 18 maj

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të vijë këtë muaj në Ballkan për të biseduar me liderët politikë dhe personelin e ushtrisë amerikane.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, udhëtimi i nënpresidentit Biden do t'i përfshijë vizitat në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

"Gjatë vizitës, nënpresidenti do të takohet me udhëheqësit politikë të të tri vendeve, si dhe me zyrtarë amerikanë dhe personelin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të stacionuar në rajon", thuhet në komunikatën nga zyra e nënpresidentit Biden.

Vizita e nënpresidentit Biden në tri vendet ballkanike do të fillojë më 18 të këtij muaji. /Kohavision/
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top