Bidate te lidhura me Ramazanin

baby-angel

Thpilt
Ekzistojnë edhe disa bidate që kanë lidhje me agjërimin dhe faljen në këtë muaj, të cilat janë vepra të panjohura te shumica e njerëzve. Po i paraqesim në mënyrë që njerëzit të ruhen nga ato:

* - Shpejtimi i syfyrit dhe vonimi i iftarit.

* - Ndërprerja e ushqimit dhe pirjes në kohën e ezanit të parë, të cilin e kanë quajtur si “Ezani i imsakut” .

* - Shpejtimi i kohës së ezanit të vërtetë.

* - Shprehja e nijetit (qëllimit) në syfyr.

* - Vonimi i iftarit me pretendimin se nuk ka hyrë koha.


Marre nga Udha e besimtareve.

* - Lënia e përdorimit të misvakut para namazit të drekës.

* - Falja shpejt e namazit të terapive. Disa imamë i falin teravitë nga 23 rekate në më pak se 20 minuta!

* - Leximi i pakët (i Kuranit) dhe shkurtimi i sureve. Disa imamë lexojnë në të gjitha rekatet suren “Fexhr” dhe “Ala”, apo një pjesë të sures “Err Rrahman”!

* - Pushimi në mes të dy rekateve me qëllim të leximit të sures “El Ihlas” dhe Meuidhatejn (Felek dhe Nas), e më pas të dërgimit të salavateve mbi Muhamedin (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

* - Thënia pas çdo dy rekateve: “Ebu Bekr es Sidik, jini të kënaqur prej tij …” duke vazhduar me imamët (Omerin, Othmanin, Aliun), e më pas të thonë gjithë xhemati me një zë melodik: “Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!”

* - Veçimi i namazit të tesbihut në këtë muaj dhe veprimi i organizuar me xhemat, apo veçimi i këtij namazi në natën e Kadrit.

* Nga namazet e trilluara në këtë muaj janë:

* - Namazi në natën e Kadrit i quajtur si “Namaz i Kadrit”.

- Namazi i xhumasë së fundit e cila është e xhumaja e fundit në muajin e agjërimit, ku të gjithë banorët e rrethinës falen në një xhami.

* - Falja e 5 namazeve të obliguara pas namazit të xhumasë së fundit, duke menduar se me këtë u falen mëkatet dhe u kompensohen namazet e lëna.


Marre nga Udha e Besimtarëve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top