Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bicaj akuzon Xhavit Halitin për moszbatimin e Marrëveshjes UاK-FARK

Publikuar: 18:42 / 9.04.2014

bicaj-akuzon-xhavit-halitin-p-euml-r-moszbatimin-e-marr-euml-veshjes-u-ccedil-k-fark_hd.jpg


(E plotësuar) Halil Bicaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka publikuar për herë të parë marrëveshjen e arritur më 2 nëntor 1998, ndërmjet UاK-së dhe FARK-ut, për krijimin e Shtabit të Përbashkët të UاK-së. Ai e bën përgjegjës Xhavit Halitin për moszbatimin e kësaj marrveshjeje.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje të arritur ndërmjet përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, ishte marrë vendimi që të miratohej struktura e re e Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së.

Aty më tej thuhet se miratimi u bë me përgjegjësi të plotë për organizimin, udhëheqjen dhe drejtimin e luftës së UاK-së në Kosovë, me të vetmin qëllim çlirimin e territorit të Kosovës.

Bicaj, në intervistën dhënë KTV-së për emisionin në Rubikon, ka prezantuar edhe dokumentin me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me në krye të listës Agim اekun dhe kuadro të të dyja palëve nënshkruese.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit thotë se çuditet se si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk dëshirojnë të dëgjojnë se kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

“Kur kam ardhur në Tiranë, jam takuar me Ahmet Krasniqin, më ka thënë jo bacë vetëm për Rrafshin e Dukagjinit, por për krejt Kosovën. Unë kam menduar se do të jem vetëm për shtabin e Dukagjinit. Unë kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.

“Jakupi ka qenë në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka qenë edhe Xhavit Haliti, edhe Kadri Veseli edhe Bislim Zyrapi”, tha .

Megjithatë, marrëveshja nuk ishte zbatuar kurrë. Përse nuk u zbatua, ai thotë se duhet pyetur Xhavit Haliti i PDK-së.

Miratimi i Ligjit për Veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, sipas tij, është padrejtësi e madhe.

Bicaj ka thënë se Ministria e Mbrojtjes kishte financuar UاK-në. Për shumat e tjera të mjeteve të mbledhura, ai nuk komenton shumë dhe ia lë përgjegjësinë Bujar Bukoshit.

E miratimin e ligjit për veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, Biaj e vlerëson si padrejtësi të madhe.

“ثshtë gabim i madh pse është bërë kjo ndarje. Tash dy kolegë kanë ardhur, njëri me detyrë në Ministri të Mbrojtjes tjetri në Shtabin e Përgjithshëm. Tash, ai i ka privilegjet, pse Agim اeku e Hashim Thaçi mund t’i gëzojnë ato të drejta e Halil Bicaj jo”, tha Bicaj.

Bicaj gjithashtu ka rrëfyer edhe për pjesëmarrjen e tij në luftën e Bosnjës të vitit 1992, ku kishte udhëhequr rreth 1400 ushtarë. Ai u shprej se qysh nga ajo kohë ka qenë në pritje të luftës në Kosovë për shkak ttë situatës që Kosova ndodhej aoskohe.

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Bicaj, ka folur edhe për Betejën e Koshares dhe presidentin Ibrahim Rugova. /telegrafi/

-----------------------------------------------------------

Ekskluzive: Marrëveshja UاK-FARK

Ministri I Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj e ka prezantuar për herë të parë marrëveshjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UاK-së dhe FARK-ut.

Marrëveshje e ka prezantuar në emisionin Rubikon të KTV-së, Halil Bicaj, si ministër i Ministrisë së atëhershme të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, që është njëri nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje.

Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UاK-së.

Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes, citon indeksonline.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me komandantin Agim اekun dhe kuadro nga të dyja palët nënshkruese.

Për marrëveshjen që nuk u jetësua asnjëherë Bicaj flet sonte në emisionin "Rubikon". /Telegrafi/


00fark-uck.jpg

00fark-uck1.jpg
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back