Biblioteka e Kordobës, një rrëfim ndryshe

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues

Dy kalifët që hodhën rrënjët e kulturës europiane​

Biblioteka e Kordobës, një rrëfim ndryshe



Screenshot_160-221x300.png


Vitin që lamë pas doli një libër komik me vizatime për shkatërrimin e biblotekës së Kordobës – “La Bibliomule de Cordoue”.
Autorët shpresojnë që 250 faqet e këtij stripi (libër me vizatime), të cilive i’u deshën gati tre vjet për ta përfunduar, nuk do t’i trembin lexuesit, të vetëdijshëm se edhe sot shumë lexues nuk e kuptojnë rëndësinë e kulturës, shkencës dhe artit në periudha të ndryshme kohore.
Për gati 60 vjet, kalifati i atyshëm u vendos nën shenjën e paqes, kulturës dhe shkencës. Kalifi Abd el-Rahman III dhe djali i tij al-Hakam II e bënë Kordobën kryeqytetin perëndimor të dijes.
Për z. Wilfrid Lupano, njëri nga shkrimtarët më të njohur të librave komikë në Francë, historia e shkëlqimit dhe shkatërrimit të bibliotekës më madhështore në Kordobës, e cila është ndërtuar nga kalifi Al-Hakami II-të, e cila do të bëhej një nga pikat referuese për shkencën në Perëndim, ishte një zbulim i madh i tyre.
Abd el-Rahmani III dhe Al-Hakami II besonin se këto veprime të përhapjes së diturisë po i shërbenin Zotit duke u përpjekur t’i bënin njerëzit sa më inteligjentë, por një grup radikalësh të cytur edhe nga jashtë më vonë menduan se duhej t’i shkatërronin të gjitha ato libra dhe hulumtime dhe të përqëndroheshin vetëm në Kur’an për t’i shërbyer Zotit, thotë Lupano.
Në fund të shekullit të 10-të, Kalifati Umajad iu afrua stopimit të tij pas vdekjes së Al-Hakamit II dhe hipjes në fron të djalit të tij të ri 11-vjeçarit Hisham II. Me këtë ndryshim do të shuhet shkëlqimi kulturor i Kalifatit të Kordobës, fuqia kulturore e të cilit krahasohej me atë të Bagdadit apo të Kostandinopojës.
Almanzori, veziri i dhomës së kalifit të ri, pasi morri pushtetin në mënyrë jo legjitime por me ndihmën e aleatëve të jashtëm, si shkëmbim kishte obligim që të fillojë djegjen e 400,000 librave të ruajtura në bibliotekë, me zbulime, punime si dhe përkthime nga greqishtja, persishtja dhe gjuhë të tjera.
Screenshot_161-300x168.png


Nga këto fakte historike, autorët francezë të librave komikë, Lupano dhe Chemineau shpikin aventurën e të zotëriut Taridit, kujdestarit topolak dhe përgjegjësit të bibliotekës, kryekopijuesja e literaturës në shkencë dhe gjuhës, znj. Lubna, një zonjushë e re, dhe Marwan, ish-çiraku i tij i kthyer në hajdut, i cili me mushkën e tij një ditë para se të filloj djegia i shpëtoi shumë libra nga zjarri duke i transportuar jashtë Kordobës në veri me shpresën për të shpëtuar atë që mund të jetë e njohurive universale. Kështu që vazhdoi duke udhëtuar nëpër tërë Spanjën me bibloteken më të madhe lëvizëse në shpinën e mushkës.
Me humor dhe besnikëri relative ndaj fakteve të mbështetura nga historianët, shkrimet e kohës madje edhe ekspertët e kaligrafisë, ata krijuan një strip të përshtatshëm për të gjithë audiencën me synimin që gjatë leximit të argëtohen sa më mirë dhe, meqë ra fjala, edhe për t’i mësuar lexuesit se ku është zanafilla e përparimit prendimor nga ajo kohë.
“Stripat dallohen shumë më tepër nga librat, sepse koha e leximit të tyre është maksimumi disa orë. Kur stripat hyjnë në familje, të gjithë lexojnë dhe flasin për ta”, thonë autorët.
Autorët, të cilët kanë hasur në këtë pjesë të dokumentacionit hulumtues të historisë për shkatërrimin e dijes nga njeriu, janë shumë të befasuar që shkollat as sot nuk na japin informacione për këtë moment madhështor të zgjerimit kulturor në mbarë Evropën.
“Ka një lloj anashkalimi evropian të kësaj periudhe madhështore, të cilën ne nuk e mësojmë as sot në shkollat franceze. Këta dy kalifë kishin synimin e sinqertë të krijonin arsimin të gjithëmbarshëm publik. Ishte një epokë e artë që u mbyll me ardhjen në shprehje të Almanzorit dhe cytësve të tij”, thotë Lupano.
640_page17-300x128.jpg

Në të njëjtën kohë, për shkak të luftërave dhe konflikteve të shpeshta në Evropë, kombet e tjera evropiane ishin në errësirë të plotë ndaj këtyre zhvillimeve madhështore në kulturë, filozofi, letërsi, art etj. Kështu, stripi i tyre të kujton pasazhe të pakëndshme në historinë e feve të tjera që në një kohë ose në një tjetër anë vendosën të digjnin literatura dhe objekte nga të cilat nxirreshin njohuri deri edhe te vrasja e shkencëtarëve.
Leonard Chemineau thotë: “Neve na mësuan se zhvillimi që ne e dimë sot, vjen nga Rilindja italiane dhe Iluminizmi francez, falë të cilave ne dolëm nga errësira në dritë” dhe shton: “Nuk e kisha as më të voglën ide se një pjesë shumë e madhe e asaj diturie kaloi pikërisht nëpërmjet Spanjës muslimane tek me, e cila ishte ruajtur dhe krijuar mu në Kalifatin e Kordobës”.
Autorët shpresojnë që 250 faqet e këtij stripi, për të cilin u deshën gati tre vjet për t’u përfunduar, nuk do t’i trembin lexuesit, të vetëdijshëm se edhe sot shumë prej lexuesve nuk e kuptojnë ende rëndësinë e kulturës, shkencës dhe artit të krijuar në atë kohe në Andaluzi.
Kjo fabulë e shijshme historike e shkruar nga Wilfrid Lupano dhe Léonard Chemineau i bën jehonë konflikteve, gjithmonë aktuale, midis etjes për pushtet dhe lirisë e mishëruar nga dija. /tesheshi.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top