‘Bibla për mëkatarët’ gjendet në Zelandën e Re

1651562066758.png
Në Zelandën e Re, u gjet një kopje e Biblës, e cila për shkak të disa gabimeve inkurajonte tradhtinë bashkëshortore.
Bibla “imorale”, e shtypur në vitin 1631, u bë e famshme për heqjen e fjalës “mos” në urdhëresën e shtatë.
Ajo i udhëzonte besimtarët të “kryenin tradhti bashkëshortore”, sipas të përditshmes britanike “The Guardian”.

Në total, u shtypën mijëra kopje të këtij testi, i cili u bë i njohur si “Bibla e mëkatarëve” ose “Bibla e kurorëshkelësve”.

Gabimi u zbulua vetëm një vit më vonë.

Pas kësaj, kopistët Robert Barker dhe Martin Lucas u thirrën te Mbreti Charles I për gjykim.

Atyre iu hoq licenca e shtypjes dhe u gjobitën me 300 paundë.

Shumica e teksteve u dogjën, duke mbetur në qarkullim vetëm 20 copë.

Kopje të Biblës së Mëkatarëve janë nxjerrë herë pas here në ankand, kryesisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Megjithatë, është hera e parë që një Bibël e tillë është zbuluar në hemisferën jugore, sipas të dhënave nga Universiteti i Canterbury-t.

Universiteti mësoi për ekzistencën e kësaj kopjeje në vitin 2018, por e mbajti të fshehtë gjetjen, gjë që i lejoi studiuesit ta studionin atë, si dhe të merrnin masa ruajtjeje.

Rruga e kopjes së Biblës para se të mbërrinte në Zelandën e Re mbetet një mister.

Zakonisht libra të tillë përmbajnë shumë gjenealogji, data, vende, si dhe regjistrime të lindjes dhe vdekjes.

Por kjo kopje e Biblës së Mëkatarëve përmban vetëm një emër të palexueshëm.

Albanianpost.com
 
Lev. Lojra fjalësh.😊
Bibël, siç e din shumë mirë, do thotë bashkim librash të një tematike të veçantë.
Mund të quhet Bibël edhe disa libra botanike të bërë në një të vetëm, mjekësie, arti, shoqale, morale etj etj.
😄🤷
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top