Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Biberonat

Shiko fotografinë 1424421


Prindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonat për nga forma, disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar, se biberonat mund ta dëmtojë.

Biberonat nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Nëse bebi juaj do që të thithë edhe mbasi është ngopur, atëherë biberoni do ta zgjidhë këtë problem.

Biberoni është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet. Pra ofrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit, atëhere kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur.

Nëqoftëse ju i ofroni biberonin kur është i uritur, ai do të nevrikoset. Kini parasysh se paqëtuesi përdoret për të ndihmuar bebin jo për rehatin tuaj, prandaj lëreni bebin të vendosë vetë nëse e do apo kur e do atë.

Disa bebe e duan biberonin kur duan të flenë. Problemi në këtë rast është se ai shpesh mund të bjerë dhe bebi të zgjohet. Kur rritet dhe arrin të koordinojë lëvizjet, ai e gjen dhe e fut prapë në gojë, por kur është i vogël, ai mund të qajë që ju t’ia fusni në gojë. Bebet që thithin gishtat e tyre janë më rehat, sepse duart e tyre janë gjithmonë aty dhe të gatshme.

Kur të bleni biberonin, duhet të kini parasysh që të jetë i pandashëm (disa modele ndahen në dy pjesë), të mund të zjehet, të durojë temperature të larta, të lahet në lavastovilje (makinën larëse të enëve).

Deri sa të bëhet 6 muajsh duhet të vlohet disa herë në ditë, që bebi të mos rrezikohet nga infeksionet, sepse sistemi i tij imunitar është akoma duke u pjekur. Mbas kësaj moshe rreziku që ai të marrë një infeksion në këtë mënyrë është shumë i vogel, biberonin mund ta shpelani me sapun dhe ujë të pastër.

Ka dy masa biberonash, njëri për gjashtë muajt e parë dhe tjetri për fëmijët mbi këtë moshë. Ju mund të gjeni forma të ndryshme të tyre në treg. Mbasi të gjeni cilin preferon bebi juaj, bleni më shumë se një, pasi shpesh ato bien në tokë apo nuk i gjeni atëherë kur ju duhen më shumë.

Megjithatë, asnjëherë mos e zgjidhni këtë problem duke ia varur bebit në qafë, sepse mund ta mbysë. Gjithashtu mos përdorni biberonë të prodhuar vetë, sepse mund ta copëtojë dhe ta gëlltisë.
B.Bebaime
 
Titulli: Biberonat

Un jam pro cics :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back