Biberon mbi 2 vjeç? Rrezikoni obezitetin e fëmijës

ida angel

:)
V.I.P
Nju Jork, 7 maj, NOA – Përdorimi i zgjatur në kohë i biberonit, si mjeti kryesor përmes të cilit, bebet marrin ushqimin e tyre, paraqet një rrezik të madh për shëndetin e tyre.
biberoni-300x225.jpg

Një fakt të tillë e pohon një studim i publikuar në “Journal of Pediatrics” nga Robert Uhitaker dhe Rachel Gooze të universiteti Temple.

Sipas tij, fëmijët të cilët përdorin biberonin deri në moshën 2 vjeç, paraqesin rrezikun e shëndoshjes, 30 % më shumë se bashkëmoshatarët e tyre.

Ekspertët kanë marrë në shqyrtim një grup prej 6750 fëmijësh deri në moshën 5 vjet e gjysëm.

Dhe kanë vërë re sesi 22% e atyre që pinin qumësht me biberon deri në moshën 2 vjeç, kishin një prirje të madhe për t’u kthyer në obezë.

Sipas studiuesve Robert Uhitaker dhe Rachel Gooze, kjo shpjegohet me faktin se të hash dhe të pish përmes biberonit, është një mënyrë e lehtë për të marrë sa më shumë ushqim dhe kalori.

n.e/NOA
 
Pe: Biberon mbi 2 vjeç? Rrezikoni obezitetin e fëmijës

Deri kur femija te jete 12 muajsh lejohet. Pastaj femija eshe i mundur te haje vete me dore. Ndersa per te pire ka shishe qe jane imitim i bibironave, por jane per femije per me te rritur. Ka disa prinder qe e shikojne si me te lehte ushqimin me bibiron edhe kur femija eshte mbi 12 muajsh, por kjo jo vetem qe e ben femijen dembel, por edhe nuk i ben mire per dhembet e sapo dale, nuk i le te lire te eksperimentojne me ushqime te ndryshme, dhe i heq femijen mundesine qe mund te haje vete.

Pervec qumshtit, asgje nuk duhet dhene me bibiron. Cdo gje tjeter hahet me luge, ose e ha me dore vete... (pavarsisht se djali im akoma nuk eshte ne ate moshe qe te kapi ushqimin me gishta, tani e kap me pellembe dhe e fut te gjithen ne goje, prap i jap mundesi t'i haje ato qe i jape te haje). Femija duhet t'i provoje te gjitha qe ne moshe te vogel, qe te njohi shije te ndryshme dhe gjera te tjera pervec atij bibironi.
 
Pe: Biberon mbi 2 vjeç? Rrezikoni obezitetin e fëmijës

Qenkan kshilla te mira kur te behem me kalamaj do i kem parasysh
 
Back
Top