Arfenilla
Themelues i Forumit
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka përjashtuar çdo mundësi që të bisedoj me Komisionin për marrëdhënie në mes bashkësive fetare për uljen e zërit të ezanit në minaret e xhamive të Shkupit. Nga BFI-ja kanë porositur kryetaren e Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare, Valentina Bozhinovskën, e cila kryeson iniciativën për uljen e zërit të minareve, që të merret me zgjidhjen e problemeve reale të bashkësive fetare në vend dhe të lërë të qetë myslimanët në kryerjen e obligimeve të tyre fetare. Zëdhënësi i BFI-së Abaz Islami peticionin për uljen e zërit të ezanit nga minaret e xhamive të Shkupit e quan të manipuluar nga vetë Bozhinovska.
"Si duket drejtoreshën e Komisionit për çështje fetare, Bozhinovskën, nuk është duke e zënë gjumi lidhur me një peticion të cilin e ka bërë një shoqatë e manipuluar nga ana e saj. Por ne do ta porositim atë se ajo duhet të mërzitet dhe brengoset shumë më tepër për shumë çështje më madhore që janë në këtë vend, për shumë kërkesa të myslimanëve të cilat i ka parashtruar BFI-ja në Qeveri, për të cilat është e njoftuar edhe ajo, sic janë rindërtimi i Burmali Xhamisë, اarshi Xhamisë në Prilep, heqja e kryqeve mbi Sahat Kullën, dhe shumë cësthje të tjera të cilat janë shumë më me rëndësi për këtë shtet dhe për të ardhmen e tij, se sa të merret me një peticion që ka të bëjë me zvogëlimin e zërave nga minaret e xhamive", tha Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.
Javën e kaluar, një peticion me rreth 200 firma është dërguar nga organizata qeveritare "Iloja" në zyrat e kryetares për marrëdhënie në mes bashkësive Valentina Bozhinovska. Ajo u ka premtuar kësaj organizate, se do të bëjë çmos për të bindur Bashkësinë Fetare Islame që të pajtohet për uljen e zërit nëpër xhamitë e Shkupit, dhe të kthehet neni i hequr në vitin 2008, i cili parashikonte që zëri i ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut. Por, nga BFI-ja thonë se do të takohen me Bozhinovskën vetëm për çështjet të cilat vite me radhë shqetësojnë myslimanët në vend, siç është Burmali Xhamia, Xhamia në Prilep, kryqet mbi Sahat Kullën dhe të ngjashme, por jo edhe për të diskutuar çështjen e ezanit. Benjamin Arifi NeKohe.com[