Love
βeℓℓe â๓e
-
- Anëtarësuar më
- May 31, 2010
-
- Mesazhe
- 8,633
-
- Reagimet e mara
- 731
-
- Vendndodhja
- A jamais à toi.. A jamais à moi.. A jamais à nous.

Dobitë që martesa i ka në gjendjen shëndetësore, sidomos te meshkujt, qëmoti dihen, por a e keni ditur se ankesat e gruas mund ta shpëtojnë jetën?
Në fakt, meshkujt që kanë përjetuar sulm në zemër, falë brengës, por edhe ankesave të bashkëshortëve, shumë më shpejt e kanë kërkuar ndihmën e mjekut dhe në mënyrë të rregullt janë kujdesur për shëndetin e tyre, për dallim nga vetjakët, vejanët dhe të ndarët.
Hulumtimi i kryer në Kanada ka llogaritur ndikimin e statusit martesor nga periudha kur ndihen dhimbjet e para në gjoks e deri tek arritja e ndihmës emergjente.
Ishin shikuar të dhënat e 4.403 pacientëve që kishin përjetuar sulm në zemër, prej të cilëve 33.7% ishin gra, ndërsa kishin ardhur në përfundim se gjysma e pacientëve (46.3%) kishte shkuar në spital për një afat dyorësh, përkatësisht 73.6% brenda gjashtë orëve nga shfaqja e dhimbjeve. Pacientët e martuar, 75.3%, kishin shkuar në spital brenda gjashtë orëve nga lajmërimi i dhimbjeve të para, në krahasim me 67.9% të vetjakëve, 68.5% të shkurorëzuarve dhe 70.8% të vejanëve. Hulumtuesit e kanë vërtetuar se gratë shpesh e marrin qëndrimin e një kujdestari, duke shtyrë burrin të kërkojë ndihmën e mjekut
Burimi: sekretebukurie