Betohet drejtori i Policisë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Artan Didi do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Herët në mëngjesin e të enjtes ai ka bërë betimin përpara trupës policore.

Ish-drejtori i Përgjithshëm Burgaj ia dorëzoi atij flamurin e Policisë së Shtetit.


"Në këtë çast solemn, në respekt të veprës të të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, respekti për gjakun e punonjësve të policisë dhe të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të ligjit në nderin tim personal, betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit", tha Didi.

Ministri i Brendshem tha se jo vetem Drejtori i Pergjithshem, por të gjithe strukturat e policise do te kene mbeshtetjen e tij dhe te Qeverise.

"Në të gjitha pozicionet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në të gjitha pozicionet dhe funksionet në Policinë e Shtetit, një gjë na bashkon më shumë se gjithçka. Ne që jemi këtu, ju që mbani detyra të larta apo funksione në Policinë e Shtetit na bashkon me qytetarët dhe ky është misioni i lartë në emër të qytetarëve dhe në emër të ligjit për të garantuar rendin dhe qetësinë në këtë vend, që gjithçka është e nevojshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, gjithçka është e nevojshme për mbështetjen nga Qeveria dhe nga unë si Ministrër i Brendshëm, është në dispozicion të Policisë së Shtetit", tha Tahiri.

Didi u rikthye ne polici pas vitit 2005, kur u largua prej saj. Ne nje nga detyrat me te rendesishme ne karrieren e tij ka qene ajo e drejtimit te forcave RENEA, ku ka kryer nje sere aksionesh te suksesshme. I plagosur me pare ne detyre, Didi e ka lene uniformen gjate rotacionit te pushtetit ne shtator 2005, kur drejtonte ne ate kohe Drejtorinë e Sigurisë Publike.


/Top Channel
 
Titulli: Betohet drejtori i Policisë

Pirolla o qoft se koka burre me mustaqe. Tamam per polici.

Po ajo kapela pse i rri pak menjan apo kshu e ka stilin me u duk serbez mustaqosh :kapele:
 
Titulli: Betohet drejtori i Policisë

Avazi vjeter vjen nje qeveri premton 300 000 vende te reja pune po ku do i marr e thjeshe se do i nxjerre 300 000 qe jan ne pune ....Ishalla i zgjat barem 4 vite
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top