Betimi i Zotit ne perendimin e yjeve

Kresha

A pretty face can never trick me
Dr.Muhamed El-ivedij: Zoti i madhëruar në Kuran, nuk betohet veçse në krijesa gjigante dhe madhështore. اfarë mund të na thoni rreth këtij ajeti?”

”Betohem në çastin e perëndimit të yjeve, e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit.” (Vakia: 75-76)

Dr. Sabri Demirdash:”Unë prisja të më pyesje më konkretisht, përse Zoti betohet në perëndimin e yjeve dhe nuk betohet në vetë yjet.

Dr.Muhamed El-ivedij:”Mirë, atëherë e saktësojmë pyetjen dhe ju pyesim:” Përse Zoti betohet në perëndimin e yjeve dhe nuk betohet në vetë yjet?”

Dr. Sabri Demirdash:”Planeti më i afërt me tokën është dielli dhe ai është shumë më i madh se toka. Nëse do e krahasonim madhësinë e diellit me të tokës, do e krahasonim madhësinë e një elefanti afrikan me një njësi matëse 1 kg.”

Dr.Muhamed El-ivedij:”Duke pasur parasysh kohën e shkurtër, le të flasim mbi vendndodhjen e yjeve.”

Dr. Sabri Demirdash:”Atëherë, mendoj se Zoti betohet në vendndodhjen e këtyre yjeve, për dy shkaqe: Shkaku i parë është për vetë madhësinë dhe madhështinë e këtyre yjeve. P.sh, ylli Sirius është një nga yjet që arabët adhuronin më parë dhe është larg nesh nëntë vite dritë. Kurse ylli Antares është 270 vite dritë larg nesh.”

Dr.Muhamed El-ivedij:”Po një vit dritë, sa është?”

Dr. Sabri Demirdash:”Ajo është një njësi matëse dhe një vit dritë, është afërsisht gjashtë trilionë milje. Janë gjëra që nuk i përcepton dot mendja njerëzore. Ka yje të tjerë që janë larg nesh njëzet milionë vite dritë. Shkaku i dytë është një pyetje të cilën unë ua drejtova studentëve dhe profesorëve të një universiteti dhe që shkaktoi jo pak polemika. Unë i pyeta:”A e keni parë diellin?” dhe këtë pyetje unë ia drejtoj kujtdo që na dëgjon:”A e keni parë diellin?” Normalisht, gjithësecili me vete do të përgjigjet “sigurisht që e kam parë” Por unë dua t’ju them se asnjëri prej nesh nuk e ka parë diellin. Ajo që shohim ne, nuk është dielli, por është një vendndodhje ku ka kaluar më parë dielli. Që drita e diellit të arrijë tek ne duhen afërsisht tetë minuta, kështu kur ne shohim diellin, shohim vendndodhjen e diellit para tetë minutash dhe jo vetë diellin. Thotë Zoti në Kuran:

”Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. (Jasin: 38)


Dielli është gjithmonë në lëvizje. Në çastin që unë shoh diellin, në fakt ai është mbi 13.000 km larg asaj që shoh unë. Dhe kjo padyshim është mëshirë nga ana e Zotit për njeriun, pasi nëse do mundeshim të shohim një yll, padyshim që do na verboheshin sytë. Kjo për shkak të rrezeve ultra-vjollcë dhe rezeve të tjera të dëmshme për shikimin. Kështu, nëse dikush del natën, larg dritave artificiale dhe në qetësi vështron yjet, në fakt ai nuk shikon yjet, por vendndodhjen e tyre. Drita që lëshojnë këto yje, mund të ketë miliona vite që udhëton për të arritur tek shikimi ynë në ato çaste. Vetëm Zoti e din se çfarë ka ndodhur me ato yje që ne shohim, disa prej tyre mund të kenë shpërthyer, disa të tjerë mund të jenë miliona vite dritë larg. Prandaj e theksojmë dhe një herë, askush prej nesh nuk mund të shohë të tashmen e yjeve dhe të qiellit, por vetëm të kaluarën e tyre.”

Dr.Muhamed El-ivedij:”Doktor i nderuar! Të bisedosh me njerëz si ju ëshët shumë e këndshme. Këto emisione që organizuam, ishin një përmbledhje dhe një përqasje e shkurtër mes asaj që ka thënë Kurani famëlartë dhe zbulimeve shkencore në ditët tona.
 
Pse nuk eshte Zoti aq i madh sa krijesat e tij te betohen ne emer te tij, apo ai paska krijuar gjera me te medhaja se veti dhe tani betohet ne emer te tyre?!

Teper kontradiktore
 
Jo alfonc. Kur Zoti betohet ne dicka, kjo aludon ne madherine e saj dhe vleren qe ka, per shkak se i Madherishmi nuk betohet vetem se ne dicka te madhe. Kur Zoti betohet ne dic, aty ka urtesi. Neve na mbetet ta zbulojme se cfare fshihet pas gjithe asaj per te cilen betohet Krijuesi. S'ka asgje ketu kontradiktore. Psh Zoti betohet ne kohen. E dihet shume mire rendesia dhe vlera e kohes dhe shfrytezimit te saj. Apo ne kete rast ne perendimin e yjeve. Vertet qe keto jane argumente per te zotet e mendjes. Zoti gjithmone ju drejtohet njerezve te cilet e perdorin logjiken.
 
Redaktimi i fundit:
Jo alfonc. Kur Zoti betohet ne dicka, kjo aludon ne madherine e saj dhe vleren qe ka, per shkak se i Madherishmi nuk betohet vetem se ne dicka te madhe. Kur Zoti betohet ne dic, aty ka urtesi. Neve na mbetet ta zbulojme se cfare fshihet pas gjithe asaj per te cilen betohet Krijuesi. S'ka asgje ketu kontradiktore. Psh Zoti betohet ne kohen. E dihet shume mire rendesia dhe vlera e kohes dhe shfrytezimit te saj. Apo ne kete rast ne perendimin e yjeve. Vertet qe keto jane argumente per te zotet e mendjes. Zoti gjithmone ju drejtohet njerezve te cilet e perdorin logjiken.





FLM per Ket Tem ;)
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top