“Beteja” kundër korrupsionit, arrestohen për… 50 mijë lekë të vjetra inspektorët

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
kupola.jpg


Ndërsa kupola e Policisë së Shtetit shfaqet në krah të personave të akuzuar për vrasje dhe askush nuk merr masa ndaj tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për policët e thjeshtë. Me moton e antikorrupsionit, strukturat e Ministrisë së Brendshme kanë arrestuar dy punonjës policie, pasi u kapën duke marrë ryshfet 50 mijë lekë të vjetra.

Dy të arrestuarit janë Haki Xhixhi dhe Naim Dani. Arrestimi i dy efektivave është kryer në vendin e quajtur kryqëzimi i Arbërisë, në autostradën e Laçit. Sipas policisë, dy inspektorët kanë marrë një sasi prej 50 mijë lekësh të vjetra ndaj një shtetasi, kundrejt zhbllokimit të dokumenteve të automjetit të tij.

Po nga këto struktura të Ministrisë së Brendshme, mëngjesin e së enjtes janë arrestuar dhe tre efektivë të policisë kufitare, Arben Sinani, Adriatik Selami dhe Artan Tafa.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shumave në lekë siguronin dokumente fiktive të hyrjeve të automjeteve në pikën kufitare të Muriqanit, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore/TemaOnline
 
Back
Top