Beteja finale për EURO-n

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
euro-300x225.jpg


Bursat në Itali, Gjermani e SHBA janë tronditur. Euro po bie me hapa të shpejtë.
Roma është vënë në shënjestër të spekulantëve. Shkak: kriza e borxheve në Itali dhe ngurrimi i ministrave europianë për të ndërhyrë. Tregjet financiare po presin një sinjal të fortë, por ai nuk po vjen.
Duket se ka nisur finalja për EURO-n.
“Tani gjithçka është bërë shumë serioze,” thotë eksperti i borxheve, Guntram Vulf.
Shumë nga ekspertët besojnë se Italia do jetë Greqia e ardhshme.
Investitorët po u largohen bonove të Italisë në një moment të vështirë. Vlerësimi i agjencive të rating-ut është i drejtë, thonë ekspertët. “Nëse unë bie, bie Italia. Nëse Italia bie, atëherë bie dhe Euro. ثshtë një reaksion zinxhir,” thotë ministri i Financave i Italisë, Giulio Tremonti.
Po ku është Berluskoni?
Herën e fundit thuhet se ka folur në telefon me kancelaren gjermane. Më pas nuk kapej më në telefon. Një zëdhënës i tij thotë se ai nuk do të shprehet se ka frikë se mund të ndikojë në gjendjen e bursave.
Ndërkohë Brukseli po lëviz, por lëvizja është kaotike. ثshtë koha për tu lutur. “Spekulantët mund ta shqyejnë Italinë,” parashikonte Berluskoni para ca kohësh. Beteja ka nisur.


Burimi:Tema.
 
Back
Top