Pas tetë martesave të dështuara dhe tetë ish burrave, britanikja Pat Higgins (56 vjeçare) sërish u martua, shkruan The Sun. Dallimi ndërmjet martesave të mëhershme dhe kësaj të fundit është se kjo “do të zgjasë përjetë”, thotë nusja e cila studion sociologjinë. Kësaj radhe nusja Pat i tha “Po” tregtarit 32 vjet më të ri Mark Sanders (24 vjeçar).
Fakti se bashkëshortja e tij është shtatë vjet më e vjetër se e ëma nuk e pengon aspak sikurse edhe fakti se e dashura e tij ishte martuar dhe ndarë tri herë para se Mark të lindej.
Në ceremoninë e martesës morën pjesë vetëm 20 mysafirë ndërmjet të cilëve edhe prindërit e Markut. Martesa më e gjatë e Patit zgjati pesë vjet, ndërsa më e shkurta pesë ditë.
Në martesën e saj të tetë shpenzoi mbi 10.000 dollarë ndërsa martesa dështoi pas dy muajve. Mark dhe Pat u fejuan vitin e kaluar. “Jam optimiste e përjetshme dhe për çdo martesë besoj se do të zgjasë përgjithmonë. Por kësaj radhe jam e sigurt se do të zgjasë”, tha nusja. /Telegrafi/