Besnikët e Edi Ramës, 12 shporta me lule për ditëlindjen e kreut të PS

Зngjεll

___________
Deputetët e Tiranës, ata që konsiderohen si njerëzit më të afërt të tij, i bënë një surprizë të këndshme kreut socialist në zyrën e tij në selinë rozë. Ledi Shamku, Sajmir Tahiri, Edi Shalësi, Mimi Kodheli, Dashamir Peza, Rudina Seseri, Elisa Spiropali etj., “të fshehur” në zyrën e tij në selinë rozë, pritën hyrjen e Ramës mëngjesin e djeshëm. Sapo Rama ka hyrë brenda, të gjithë në kor kanë kënduar këngën “Shumë urime për ty”, ndërsa zyra ishte kthyer në një shesh me lule shumëngjyrëshe. Në këtë skenë dhe atmosferë, Rama është ndjerë i mallëngjyer dhe të pranishmit aty kanë dalluar pa vështirësi lotët në sytë e 45-vjeçarit në krye të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë së Tiranës. Ishin plot 12 shporta me lule dhe buqeta të mëdha, të cilat kishin të gjitha nga një mesazh për të. Në mënyrë simbolike lulet përfaqësonin 12 qarqet e vendit dhe përveç datëlindjes së Ramës, jepnin dhe një mbështetje të fortë për të në këto ditë të përziera me shijen e rezultatit zgjedhor. Më pas nuk ka munguar shampanja, e cila ishte sjellë nga një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës për këtë moment festiv. I pari që ka sjellë një buqetë të madhe me 45 trëndafila në selinë rozë ishte drejtori i Teatrit “Metropol”, Kiço Londo, për t’i hapur rrugë buqetave të shumta që do të vijonin. Më pas Rama ka zbritur në barin pranë selisë rozë, ku numri i njerëzve që e uronin ishte zgjeruar tashmë, ku përfshiheshin deputetë edhe nga qarqet e tjera, simpatizantë të PS-së, që përveç urimit për datëlindjen, i jepnin atij mbështetje dhe kurajo për rezultatin zgjedhor. Ndërsa torta e 45-vjetorit u pre në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku rituali nuk u prish edhe sivjet. Për shkak të situatës politike të ditës, Rama u shpreh dje se, “këtë ditëlindje s’do e harroj kurrë”, ndërsa Sali Berisha gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha: “Edi Ramës i uroj gëzuar ditëlindjen. Uroj që vitet që vijnë t’i sjellin më shumë rini”./Panorama/
 
Sali Berisha gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha: “Edi Ramës i uroj gëzuar ditëlindjen. Uroj që vitet që vijnë t’i sjellin më shumë rini”./

SHPIRTE NJERIU E KEMI SALEN DHE DITELINDJEN I KA URUAR MOS MA SHANI ME SE ESHTE BURR SHTETI DHE SA PER EDIN DHE 100 NJEREZIT SI TY E KAN HALLALL TORTEN
 
Hahhahahahhah E kemi e kemi Angel që mos e paçim ishalla hahahahhahaha
 
ja kane derguar lulet per ngushellim sepse ka humbur..

tani vetem kafja e idhet i ka ngele pa pire..

lol
 
Ai nuk humbi jo se %%%%% e treguan të vërtetën për kë votoi populli
Edhe 100 pranvera të tjera i uroj Edit dhe doli fitimtar nga këto zgjedhje dhe asnjë se vë në dyshim këtë më
 
ja kane derguar lulet per ngushellim sepse ka humbur..

tani vetem kafja e idhet i ka ngele pa pire..

lol

dhe ate do ta pi sa te vdesi sala ;) do e eshoqeroj dhe un me kafe te idhet megjithse e pi gjithmone pa sheqer
 
Зngjεll;164065 said:
Ai nuk humbi jo se %%%%% e treguan të vërtetën për kë votoi populli
Edhe 100 pranvera të tjera i uroj Edit dhe doli fitimtar nga këto zgjedhje dhe asnjë se vë në dyshim këtë më

As Ilir Meta nuk e vuri ne dyshim qe Rama fitoi. :D
 
Ore këmbës ti bini ju përqindjet e votave të popullit e treguan të vërtetën bëni fjalë dhe komentoni sa të doni e keni të kotë : Populli thotë ja ku keni gjurmët ju thoni ku është ujku hahahhahahahhahah
 
Зngjεll;164080 said:

Ne i themi popullit ja ujku, populli thote ja ku jane gjurmet. :D
 
E pra andej nga ju mirë e the shyqyr që nuk janë të gjithë nga lagja jote se do na kishte marrë lumi dhe deti bashkë :D
 
Зngjεll;164085 said:
E pra andej nga ju mirë e the shyqyr që nuk janë të gjithë nga lagja jote se do na kishte marrë lumi dhe deti bashkë :D

Ke te drejte sepse gjurmet e ujkut te qojne ne lum dhe lumi te hedh ne det. Jam tu fol si ti pa pik lidhje. :P
 
Cfarë shkruan fjalë të kota dhe pa vend nga inati aman sa po bën chit chat kot mos i prish të gjitha temat me fjalët e tua të kota se po lodh veten shumë
 
Зngjεll;164080 said:
Populli thotë ja ku keni gjurmët ju thoni ku është ujku hahahhahahahhahah [/B]

ne fakt populli thot =
un them ja ujku,,,:haha:
,,,GLFAlbania.jpg

:cheer:ti me thua ja gjurmet,,,edi-rama.jpg

Gezuar ditelindjen Edvin u befsh kryeminister rradhen tjeter!!!

:blle
 
ne fakt populli thot =
un them ja ujku,,,:haha:
,,,Shiko fotografinë 3831

:cheer:ti me thua ja gjurmet,,,Shiko fotografinë 3832

Gezuar ditelindjen Edvin u befsh kryeminister rradhen tjeter!!!

:blle

Hahhahhahahha shiko sa nuk kupton ironitë ti hahahahha dukesh nejse nejse jeni akoma të vegjël si nga mosha dhe nga truri keni akoma kohë të rriteni dhe të kuptoni më shumë :)
 
O tru nga truri :viola::viola::viola:
 
Зngjεll;164134 said:
O tru nga truri :viola::viola::viola:

at´her ky aspekt qe ti citon,,qenka aq i vogel sa mua spo me zeka vend ne tru fare:kercim:

shikoje ti kte video,,,,ne cilat pjes te trurit tim do ta gjesh veten???

[youtube]EnjpbnAi568[/youtube]
 
Зngjεll;164112 said:
Hahhahhahahha shiko sa nuk kupton ironitë ti hahahahha dukesh nejse nejse jeni akoma të vegjël si nga mosha dhe nga truri keni akoma kohë të rriteni dhe të kuptoni më shumë :)

Kush fol per ironi, engjellushja e padjallezuar. :D
 
Na cate Koken ju siper po lereni nje teme rehat.
Edit i uroj dhe 100 te tjera
 
Sa popull idiot qe jemi ne
Besnike te Enver Hoxhes , besnike te Partise , besnike te Sali Berishes , Besnike te Edi Rames :P
Popull idiot qe s'kuptoi njehere besnikerin e tyre ndaj vetes vete

Lajme idiote qe s'kane asnje ndyshim nga lajmet gezatave te dikurshme si : Zeri i Popullit e Zeri i rinise, Bashkimi e ku di une ca gezetash ka pas njehere moti .
Ndahuni , nga e kaluara o shqiptare ! Nuk u lodhet nga besnikeria e juaj per te pabeset ?
 
Urime 45 vjetorin Edit. Me behet qejfi qe i paskan bere surprize.

Ju qe keni fol kot, a nuk folet sa ju deshi qejfi tek temat e zgjedhjeve? Lereni nje teme te tille rehat.
 
Urime Edi edhe 100 vjec

Sic tha edhe vete Edi Rama ''Armiqte e mij qe mendojne se me dobesuan ta dine qe me kane bere edhe me te forte''
 
ndryshim tendence ktej nga ps-ja eeee .... megjitheate une mendoja se lule u dergoheshin vetem sexit te do9bet e atyre qe ne jete riskun e tyre e hengren
 
Urime Edi edhe 100 vjec

Sic tha edhe vete Edi Rama ''Armiqte e mij qe mendojne se me dobesuan ta dine qe me kane bere edhe me te forte''

Shumë e vërtet këto skandale që ndodhën dhe këto mashtime jo vetëm atë por të gjithë në situata si kjo psh bëhemi më të fortë dhe më shumë e kemi kokën lart sepse në fund të fundit maskarenjtë u doli fytyra në shesh tani e corrën maskën më në fund dhe gjithë njerzit i hapën sytë tani më shumë se kurrë :)
 
Зngjεll;164385 said:

Heh engjell per mua Edi Rama eshte fitues i ktyre zgjedhjeve....Pastaj se eshte Ilir Meta nje hipokrit dhe tradhetar qe shet veten ,idealet dhe partine e tij per nje post te qelbur ministri
..gjithashtu manipulimet e jashtezakonshme ku dilnin kutiat me nga 0 vota per ps...pfffff

Edhe 100 Edi dhe te shpresojme qe pas 4 vitesh te na udheheqesh ti ne rrugen drejt Europes....
 
ANGEL_DEVIL shkruajti :
Sali Berisha gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha: “Edi Ramës i uroj gëzuar ditëlindjen. Uroj që vitet që vijnë t’i sjellin më shumë rini”./

Hahaha mir i ka thon hahahhaha ku te ra ndermend me shkrujt kshtu shum ja paske kushtu fjalit e ti ANGEL_DEVIL hahahha :D
 
Back
Top