Besimi fetar i abereshve eshte unik…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
BESIMI FETAR I ABERESHVE ESHTE UNIK…

arbereshet-600x440.jpg


Arbëreshët, përveç që kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe gjuhën arkaike shqipe, arbëreshët kanë një besim fetar që i bën ata krejt të veçantë në historinë e krishterimit.Arbëreshët e Italisë, janë të krishterë që e njohin autoritetin e Papës, por që në liturgji ruajnë ritin bizantin.
Komuniteti i shqiptarëve të Italisë, që emigruan në gadishullin Apenin në vitet e para pas vdekjes së Skënderbeut, e të cilët njihen si “arbëreshë” meqë u larguan nga vendi i tyre kur ende quheshin “arbër”, paraqesin një komunitet etnokulturor shumë të veçantë.

Përveç që kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe gjuhën arkaike shqipe, arbëreshët kanë një besim fetar që i bën ata krejt të veçantë në historinë e krishterimit.

Megjithëse nuk janë uniatë, pasi që ata shkuan në Itali gjysmë shekulli pas bashkimit të kishave në Koncilin e Firences më 1437, arbëreshët e Italisë, janë të krishterë që e njohin autoritetin e Papës, por që në liturgji ruajnë ritin bizantin.

Profesori arbëresh Domenico Morelli, ka shpjeguar për emisionin COSMO të Kohavision-it, historinë e kësaj marrëdhënie të pazakontë, në një edicion special për marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top