Besjana Xheneti, e fejuara e 24 vjeçarit Armand Halilaga i cili fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin tragjik të Himarës, ka nisur të përmirësohet nga plagët e marra. Tashmë, ajo kërkon të fejuarin e saj, por mjekët e spitalit të Vlorës vazhdojnë ti fshehin të vërtetën.
“Ku është Armandi? Si është? Kur mund t’i flas? Ndjehem fajtore se ai prej meje erdhi në ekspeditë, për fat vetëm është plagosur…”, janë këto fjalët që dëgjohen çdo minutë nga Besjana.
As familjarët nuk kanë guxuar ti tregojnë të vërtetën vajzës së tyre, se Armandi u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme në orën 15:00. Në varrimin e tij ishin gjithë familjarët, të afërmit por dhe shumë të panjohur që vendosën t’i qëndronin pranë familjes
Halilaga në këtë moment të vështirë.E vetmja që mungonte në këtë ceremoni ishte e dashura e tij e zemrës, Besjana, e cila mendon akoma se i dashuri i saj është gjallë. /albobserver/