Berlusconi konfirmon shitjen e Kaka

Erblinaa

Anëtar i ri
Berlusconi konfirmon shitjen e Kaka
Transferimi i Leite Kaka te Manchester City duket se ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili ka thënë se do ta shesë superyllin brazilian.
“Sipas të gjitha gjasave do ta shes Kakan. City ka bërë një ofertë shumë të madhe për të, ndërsa vetë lojtarit i ofron pagë prej më shumë se 15 milionë eurosh në vit”.

“Nëse nuk e shes atë, atëherë do të prishet baraspesha në skuadër. Kjo do të thotë se rrezikoj ta humb atë pa fituar asgjë në të ardhmen”.

“E vetmja gjë që më mbetet është të kuptohem me tifozët dhe të marr vendimin më të mirë për të gjithë”.

Mbrëmë një numër i madh i tifozëve të Milanit kanë dalë nëpër rrugët e qytetit të Milanos për të protestuar kundër shitjes së Kaka.


/telegrafi/
 
Titulli: Berlusconi konfirmon shitjen e Kaka

Te mos shitet Kaka.Edhe une keshtu mendoj.
 
Kaka duhet te shitet. Edhepse jo per te miren e tifozeve, por kjo i leverdise klubit i cili duhet te marr shembull nga Barcelona qe nuk pranonte ofertat mbi 100 milionshe per Ronaldihnon, ndersa pas nje sezone braziliani kaloi tek milani per nje shifer qesharake ne krahasim me ofertat e meparshme (26 milion euro)
Drejtuesit kuqezinj mund t'i ofrojne 3 ose 4 futbollist mjaft cilesore vetem me shitjen e Kakas. Edhe ashtu ky e ka humb ritmin e dy sezoneve te kaluara, e kjo dmth, sa me shpejt shitet Kaka, aq me te fituar do te jen te dy ( klubi dhe vetfutbollisti).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top