Berlin 1914, Një qytet me ambicie dhe plot mëdyshje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në prag të luftës së madhe, Berlini ishte vendi që ëndërronte të bëhej një qendër perandorake botërore, e krahasueshme me Londrën. Por në vend të madhështisë, erdhi mjerimi dhe shkatërrimi që e transformoi qytetin

Stephen Evans, BBC


Njëqind vjet më parë, Gjermania ishte zemra industriale e Europës dhe kryeqyteti i saj, Berlini, pati shpresa për t’u bërë një qytet madhështor i botës. Në vend të kësaj, ajo që ndodhi qenë shumë dekada katastrofë.

Më lejoni të deklaroj atë që dihet nga të gjithë: Berlini sot është thellësisht i ndryshëm nga Berlini që ishte në prag të luftës një shekull më parë. Si ka ndodhur kjo? Katastrofat ranë mbi këtë qytet dhe u kthyen sërish dhe sërish me një hakmarrje ndëshkuese për të shkatërruar shumicën e tullave dhe kolonave të së shkuarës. Mendoj se fantazmat janë të gjitha vërdallë, por ndërtesat ku ata mund të kenë banuar shpesh janë zhdukur, të kthyera në mbeturina. Berlini mori atë që prodhoi.

72130391_unter-den-linden_1-320x180.jpg


ثshtë e vërtetë, gjurmët, – vijat e përgjithshme – mbeten edhe sot, megjithëse një korridor mbetet i hapur në qendër pranë Murit të Berlinit. Tiergarten është ende një park në zemër të Berlinit, sërish misterioz, i këndshëm, i pakultivuar me qoshet dhe lëndina. Rajshtagu është ngritur sërish. Në një farë mënyre të çuditshme, porta e Brandeburgut ka mbijetuar. Dhe kështu ka mbijetuar katedralja monolitike protestante – Kupola e Berlinit – e përfunduar më 1905-n me urdhër të Kajzerit Vilhelm i Dytë me synimin për të rivalizuar madhështinë e Shën Pjetrit në Romë. Ajo qëndron e veçuar, një monument i ambicies së vet, ndërsa pallati mbretëror matanë rrugës tashmë është asgjë tjetër veç barit.
Kaq shumë gjëra nga Berlini i një shekulli më parë kanë ikur, të shkatërruar në valët e katastrofave që pasuan luftën e parë të madhe. Unter den Linden, bulevardi elegant i një shekulli më parë, tashmë është thjesht një rrugë e mbingarkuar me trafik dhe ndotje. Potsdamer Platz është thjesht një kryqëzim i pesë rrugëve, të cilat kapërcehen me frikë nga turistët.

72131548_vienna-small_alamy-320x180.jpg


Më 1913-n, kjo ishte qendra shoqërore e Berlinit, ku tramvajet elektrike dhe njerëzit takoheshin e merreshin me thashetheme, ndoshta pinin një kafe në hotel “Esplanade” apo në hotel “Excelsior”, që të dyja të hapura më 1908-n.

“Excelsior”, me 600 dhoma, hoteli më i madh në Europë, ofronte mundësinë të kapje ndonjë moment pamjen e اarli اaplinit (Charlie Chaplin) apo Kajzerit, të cilët zhvillonin “mbrëmje zotërinjsh” këtu. Hoteli “Piccadilly” ishte aty gjithashtu, megjithëse i riemëruar në mënyrë patriotike si “Cafe Vaterland” vetëm dy javë pas fillimit të luftës në Berlinin ultranacionalist të një shekulli më parë.

Lart, sipër ndërtesave mund të shihje reklamat e reja elektrike, që nxirrnin fjalën “SCHOKOLADE” në qiellin e natës. Zonjat me kapelat e mëdha ecnin krah më krah. Në disa raste, zonjat e pasura, pa dyshim; në disa raste, zonja që shisnin një shërbim. Ato u pikturuan nga piktori ekspresionist gjerman Ernest Ludvig Kirshner (Ernst Ludwig Kirchner), te vepra e tij “Skena nga rrugët e Berlinit më 1913”. Ato janë magjepsëse në një farë mënyre, si zogj të kapardisur me pupla të mëdha, por gjithashtu, në pikturimin e tij, me ankth, të pasigurta e dekadente.

Një qytet, atëherë, në kulm, një qytet kontradiktash e kontrastesh e natyrisht tensionesh. Berlini në prag të luftës ishte një kombinim i ambicies dhe dyshimeve në vetvete. Berlini i sotëm dhe Berlini i 100 viteve më parë ndajnë një gjë – ato qenë dhe janë qytete imituese. Berlinezët sot kërkojnë pranim. Ata e pëlqejnë idenë se Berlini i tyre po bëhet një “qytet botëror”. Njerëzit vijnë se është qytet i këndshëm dhe berlinezët e dashurojnë këtë.

timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php

Berlini para vitit 1914 ishte gjithashtu një qytet që shikonte gjetkë – te Londra, kryeqyteti i madh perandorak, ose te Parisi me aulën e saj kulturore. Berlini ishte një qytet që po kërkonte një status edhe më të lartë, të bëhej “Weltstadt” – një “qytet botëror”. Ai ishte bërë kryeqytet i Gjermanisë së sapobashkuar vetëm më 1871, por popullata ishte rritur nga 835 mijë vetë atëherë në 2 milionë në prag të Luftës së Parë Botërore.

Rritja pati sjellë ambicie. Kajzeri Vilhelm i Dytë kërkonte një qytet që të mund të “pranohej si qyteti më i bukur në botë”. Për të, ky mund të ishte një qytet monumentesh dhe shëtitoresh, ndërtesash madhështore me shatërvanë e statuja, ndoshta edhe të një statuje të tij. Ai e vuante mungesën e këtyre objekteve tipike për qytetet e mëdha. “Nuk ka asgjë në Berlin që të mund të tërheqë vëmendjen e një të huaji”, tha ai, “me përjashtim të pak muzeve, kështjellave dhe ushtarëve”.

Kjo nuk ishte e vërtetë. Deklarata thjesht tregonte vizionin e kufizuar të Kajzerit.

Në fakt, Berlini para Luftës së Parë ishte një dinamo e inovacionit dhe e përparimit teknologjik. Ajo po bënte shumë për të arritur tek epoka moderne shkencore, veçanërisht në fizikë dhe mjekësi. Ajnshtajni ishte këtu si drejtor i Institutit të Fizikës të Kajzerit Vilhelm që nga viti 1914 krahas disa shkencëtarëve që më vonë fituan çmimet “Nobel”.

Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për përparimin teorik. Më 1896-n, një shëtitje nëpër sallat që dukeshin pa fund të ekspozitës së madhe industriale në Parkun Treptou mund të të jepte shansin të zbuloje mrekullitë e një shekulli më pas – nga motorët e rinj elektrikë te bojërat sintetike, pianot e deri te makineritë e salsiçeve të afta për të përpunuar 4 mijë derra në vit.

Guida e ekspozitës thotë se “Berlini nuk duhet ta prezantojë veten vetëm si qyteti më i madh në Gjermani, por edhe të jetë dëshmi e energjive të veta dhe shpirtit progresiv në të gjitha dimensionet e produktivitetit të vet të pandalshëm”. Dhe me të vërtetë ishte produktivitet i pandalshëm.

Një pandalshmëri e stilit amerikan. Mark Tueini (Twain) qëndroi në Berlin dhe e krahasoi atë me اikagon, për shkak të rritjes marramendëse dhe urisë për të renë dhe modernen. Nga kapërcyelli i shekullit, Berlini kishte dhjetë stacione hekurudhore të distancave të gjata, përfshirë katedralen, e cila ishte në Fridrishstrase. Më 1905-n, një linjë autobusi filloi, duke integruar sistemin e transportit publik – megjithëse Kajzeri kishte Daimlerin e vet, të plotësuar me një bori që i ngjante shkreptimës nga Das Rheingold. Dah-da-dah-de-dah. Ai kishte nevojë për atë bori – më 1913, kishte kaq shumë makina private në rrugë sa policët duhej të drejtonin trafikun nëpër kryqëzime.

Dhe kishte njerëz, njerëz gjithkund. Zyrtarët, ndoshta në një mënyrë me të vërtetë gjermane, i numërojnë ato dhe më 1 tetor 1900, regjistruan 87 266 kalime në Potsdamer Platz, kryqëzimi kryesor i Berlinit të paraluftës. Më 1908-n, trafiku ishte rritur në 174 mijë. Mbi të gjitha, Berlini para luftës ishte një qytet i elektricitetit dhe dritës – “Elektropolis’, ky ishte emri që berlinezët i vendosën qytetit të tyre. Dritat nxirrnin në pah mjetet ajrore fantazmagorike, Zeppelin mbi qytet, si dhe reklamat e shkruara mbi to.

Por kjo nuk ishte mrekullia e vërtetë e Berlinit. Për paratë, Siemensstadt ishte simboli i vërtetë i qytetit para luftës. Kjo ishte dhe vijon të jetë, një lagje e tërë e Berlinit dedikuar vetëm një kompanie. Siemensstadt do të thotë qyteti Siemens, i quajtur në këtë mënyrë, për shkak të kompanisë me të njëjtin emër, gjigantit elektrik, që zinte një lagje të tërë.

Fabrikat me tulla të kuqe janë ende atje, katër apo pesë kate të larta, që zgjaten përgjatë rrugëve të drejta për qindra metra. Më 1913-n, një inventar njerëzor u bë – 7 mijë njerëz në një fabrikë, 3 mijë që punonin në motorët elektrikë, 3 mijë në seksionin e kabllove. Ky ishte me të vërtetë qyteti i së ardhmes, një qytet moderniteti dhe pushteti, pushteti elektrik.

Industria thithi emigrantë që jetonin në kushte të ngushta nëpër blloqet e reja që u njohën më vonë si “barakat me qira”. Të arratisur nga varfëria e zonave rurale primitive dhe pogromeve të Lindjes u grumbulluan në këto lagje.

Në prag të luftës, 63 për qind e katër milionë banorëve të Berlinit punonin për paga dhe kjo është ajo që mund të quhet një industri moderne. Një pyetësor më 1910-n mblodhi përgjigje nga berlinezët të llojit: “Bërja e artikujve të prodhimit masiv më tërhoqi” dhe “ndihem si një makinë”.

Gratë po merrnin një rol kryesor në ekonominë e Berlinit, nëpër fabrika dhe për paga deri në një farë mase, por edhe si hekurosëse që punonin në shtëpi për bukën e gojës në lagjet proletare të periferisë. Më 1906-n, Shoqata e Punonjësve Shtëpiakë Kristianë tërhoqi vëmendjen për kushtet në të cilat ato punonin përmes një ekspozite.

Posteri i dizajnuar nga artistja berlineze Kaethe Kollvitz – nxori në pah një grua me sy të fryrë, të lodhur. Bashkëshortja e Kajzerit, perandoresha Audusta, refuzoi të marrë pjesë. Sipas saj, posteri ishte shumë depresiv. Berlini industrial ishte një vend përplot me tensione klasore, si dhe tensione gjinore. Një artikull gazete në atë kohë, me titullin “Efekti i punës me makinën qepëse mbi organet gjenitale femërore”, doli në përfundim se punët e gjata të kaluara mbi makinat qepëse “Singer” mund të rezultonin në krijimin e shterpësisë për gratë.

Të tjerë (pashmangshmërisht meshkuj) qenë shqetësuar për gratë që punonin gjithnjë e më shumë nëpër fabrika pranë burrave që nuk ishin bashkëshortët e tyre. اfarë mund të sillte e gjitha kjo? Një komitet i Rejshtagut doli në përfundimin se vendi i përshtatshëm për një grua ishte “pranë djepit të fëmijës së saj”. Jo se kjo kishte ndonjë rëndësi. Ekonomia e gjallë e paraluftës kishte nevojë për duar, pavarësisht nëse qenë duar burrash apo grash. Duke shkruar më 1910-n, sociologu Maks Veber (Max Weber) përshkroi qytetin dhe kapi tensionet e eksitimin e asaj që e quajti “kërcimi i çmendur i përshtypjeve të tingujve dhe ngjyrave”.

Kishte trame, trena nëntokësorë dhe linja hekurudhore, drita elektrike, dritare reklamimi, salla koncertesh e kafene, turma. Dhe mbi këtë qytet vuajtjesh dhe kontrastesh e prurjesh ishte Kajzeri, më së paku jomiqësor, ndaj çdo ambicieje proletare me përjashtim të asaj që fliste për veshjen e uniformës dhe madhështimin e Gjermanisë, një komb thjesht 40 vjet i vjetër. Kur punonjësit e trameve hynë në grevë më 1910-n, ushtria u thirr dhe Kajzeri tha se shpresonte se “ndoshta pesëqind grevistë do të ekzekutoheshin”.

Nuk ishte vetëm pakënaqësia ekonomike që i nxori punëtorët në greva. Ato kërkonin gjithashtu të drejtën e votës. Sërish, Kajzeri rezistoi. E Majta ishte e fuqishme në Berlin. Në zgjedhjet për Rajshtagun më 1912-n, 75 për qind e votave të Berlinit shkoi për socialistët – por Kajzeri dëshironte t’i mbante larg, duke i konsideruar socialdemokratët një fazë kalimtare. Ai e kishte gabim.

Ajo që ofroi në vend të kësaj ishte një ambicie kombëtare, perandorake dhe shovinizëm. Ai ishte një njeri deklaratash madhështore dhe, me raste, gjestesh madhështore deri në sharlatanizëm. Kur Kodi i Bufalo Bill nga spektakli i Perëndimit të Largët vizitoi Berlinin, një nga veprimet e tij përfshinte një aktore që kërkonte një vullnetar nga shikuesit për të pirë një cigare, ndërsa aktorja largohej 40 hapa për të qëlluar majën e cigares me pistoletën e saj “Colt 45”.

Në të vërtetë shikuesi ishte bashkëshorti i saj – por askush nuk e dinte atë. Pikërisht në këtë pikë, Kajzeri doli përpara – së paku kështu thotë historia – ndezi një puro nga kutia e tij e artë. Aktorja, në pamundësi për t’u tërhequr, e kreu të shtënën në shenjë mbi majën e puros së Kajzerit, natyrisht nuk gaboi shënjestrën për ta qëlluar në kokë. Historia ndryshon sipas tregimeve të ndryshme, por aktorja thuhet se i ka shkruar monarkut më vonë gjatë luftës, duke i kërkuar që të kishte një shans të dytë për të qëlluar.

Kajzeri mendonte se lufta do të bashkonte nënshtetasit e tij besnikë. Pikërisht në prag të luftës – mëngjesin e 4 gushtit 1914 – ai njoftoi se nga ai moment e pas, nuk pranonte asnjë ndarje politike, asnjë parti politike. “Nga kjo ditë e pas, unë njoh vetëm gjermanët”, tha ai.

ثshtë e vërtetë se nënshtetasit e tij (ose shumë prej tyre) qenë të ekzaltuar. Bandat luajtën pjesë patriotike pa pushim nëpër kafene. Aktorja Tilla Durieux shkroi pa frymë: “اdo fytyrë duket e lumtur. Ne hymë në luftë! Ushqimi i dikujt ftohet, birra e dikujt ngrohet. Nuk ka rëndësi – ne hymë në luftë!”

Shoqata e Hebrenjve të Gjermanisë shpalli se çdo hebre i Gjermanisë ishte “gati të sakrifikojë të gjitha pronat dhe gjakun e vet të kërkuar nga detyra”.

Kjo ishte atmosfera në prag të luftës, ekzaktësisht 100 vjet më parë. Berlini, ky qytet, dukej si kryeqyteti i papërmbajtur i një kombi me vetëbesim që po ngrihej në fuqi perandorake. Ishte një përshtypje false. Pas fasadës pati ndarje që u shfaqën në të çara të mëdha shumë shpejt.

Më 9 gusht 1911, August Bebel, një politikan marksist dhe një nga themeluesit e Partisë Social-Demokrate, u ngrit në Rajshtag dhe mbajti një fjalim, duke paralajmëruar për rreziqet e rrugës që po ndiqte Gjermania: “Do të ndodhë një katastrofë. Gjashtëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë milionë burra, lulja e kombeve të ndryshme, do të marshojnë kundër njëri-tjetrit, të pajisur me armë vdekjeprurëse. Unë jam i bindur”, tha ai, “se ky marshim i madh do të pasohet nga një kolaps i madh.”

Në këtë pikë, një e qeshur e madhe përfshiu sallën. Bebel vijoi të flasë: “Në rregull, ju keni qeshur me këtë, gjithsesi ajo do të vijë. Cili do të jetë rezultati? Pas kësaj lufte, ne do të kemi një faliment masiv, varfëri masive, papunësi masive dhe një uri të madhe.”

Disa – shumë pak – e parashikuan këtë. Tragjedia është se ato nuk qenë masat e këtij qyteti dhe as ata që e qeverisnin atë.

Kajzeri Vilhelm i dytë 1859-1941

Ishte nip i mbretëreshës Viktoria dhe djali i madh i princit të Kurorës Frederik i Prusisë.

U bë perandor apo kajzer në moshën 29-vjeçare; nisi një politikë ekspansioni kolonial dhe ushtarak, gjë që e futi në konflikt me kushërinjtë e tij britanikë.

Ai abdikoi më 1918-n dhe kërkoi azil në Holandë; vdiq në vitin 1941.
B.Gshqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top