Berja synet e femrave...

Aren

Anëtar i Respektuar
3000399.jpg

Une kam lexuar dy libra, autobiografie te topmodeles Waris Diri
qe percjellte kete problematike


Ajo eshte nga Somalia
dhe vajzat atje behen "synet" ne moshe shume te vogel fare, ne ambiente jo njerezore.
aty nuk ka kushte klinike
por vajzat masakrohen perjashta ne pezg te vapes.
mbas procedures, mesa kam lexuar, ju mblidhen duart dhe kembet me leckasi nje mumie

mbas heqjes se klitoris, vajzave ju qepet vagina me pe, dhe ju lihet vetem nje vrime e vogel ku mund te bejne detyrat e tyre njerezore, e cila eshte shume keq ama kur kane menstruacionet..

e gjithe kjo procedure ndodh pa mjete narkotike qe vajzat mos ta ndjejne dhimbjen, dhe pa asnje fare higjene apo pastertie...

shume vajza vdesin mbas procedures nga infekcionet, shkaktuar dhe nga mjetet por dhe nga plaga..

ne keto vende ku behen vajzat synet kjo eshte nje tradite, por fatkeqesisht, njerezit nuk jane te informuar per pasojat qe sjell me vete ky synetllek. dhe eshte dhe si nje shenje qe femra nuk eshte gje para mashkullit...

Sipas statistikave te disa

organizatave nderkombetare (si psh. UNESCO) shqetesim perben lajmi se ne vende si Afrika dhe Lindja e Mesme vazhdon te

ushtrohet praktika e berjes synet te femrave. Nderkohe qe tek meshkujt berja synet rekomandohet edhe ne shume raste nga vet

doktoret, duke e quajtur si dicka pozitive e cila e mbron mashkullin nga shume infeksione, tek femrat syneti eshte teper i

demshem. Sipas ketyre statistikave ekzistojne reth 150 000 femra qe behen synet ne Afrike (poshte Sahares), kjo veper quhet

per keto shoqerite afrikane si "dhurate nga nena tek vajza", sepse ne shume raste vet nenat i bejne synet vjazat e tyre- duke

i c'vendosur atyre klitorin. Sipas gjinekologeve kjo parktike dhe lloje te tjera praktikash makabre sjell shume nderlikime

tek grate, infeksione dhe mund te shkaktoj vdekjen. Gjithashtu thuhet se keto femra nuk mund te arrijne ne

orgazem.

Kush ka ndonje njohuri, ose do te ndreqi ndonje paqartesi nga te siperpermendurat, mire do ishte te na i

sjelli ketu.

PS:Temen e kerkova por sgjeta dicka te ngjashme..
 
Pe: Berja synet e femrave...

Waawww :( kete se kisha degjuar ndonjehere, sinqerisht me hypi tmerri.

As une sdi informacione as kam hasur teme te tille, deri ne acid per fytyren kisha degjuar keto jo, sa keq.
 
Titulli: Berja synet e femrave...

c'fare jane keto tema tmerruese bobobo................se behen edhe femrat synet e degjova .........sa i perket nerkozes edhe mjeteve narkotike* (*tani keto jane shtuar ne vend tone) nuk eshte se perdorin shumica ne shqiperi per qunat ok ne dite te sotme mbase por me perpara asnje gje
 
Pe: Berja synet e femrave...

Edhe une e kam pas degjuar diku dhe mesa di behet ne ato vendet muslimane e te lindjes se mesme.Gjithashtu nuk e di sa gabim e kam por me duket se ketyre femrave ua heqin penjt kur martohen....
 
Pe: Berja synet e femrave...

ca mund te bej synet nje femer veshet??? apo thojt?
 
Pe: Berja synet e femrave...

ca mund te bej synet nje femer veshet??? apo thojt?

Kohet e fundit ka dale moda tek floket
Pffff ka gjera kubehen shaka e ka gjera ka gjera ku jo.
 
Pe: Berja synet e femrave...

ca mund te bej synet nje femer veshet??? apo thojt?

Mos kopjo shprehjet e mia ne chat ti gogol LOL LOL LOL


Hmmmm kjo esht e vertet sepse une kam par dhe nje filem te till me nje qe iku nga shpija u arratis dhe shkoj ne angli me nje zezake esht film ibukur :)
 
Pe: Berja synet e femrave...

e kam lexuar kete liber mbi nje here sinqerisht e jam rrenqethur nga ato qe pershkruante vajza e tregimit...esht per te ardhur keq sepse akoma e sot kjo gje po zbatohet e jo vetem kaq por shumica atje sidomos meshkujt e kan mese normale te behet dhe se pranojne nje femer po te mos kete kryer synetin sepse sipas tyre esht e papastert dhe ka mundesi ta tradhetoj bashkeshortin dmth kur behet synet ajo kryhet vetem qe femra mos kete ndjenja (orgazem) faktor qe i shtyn te tradhetojne burrat e tyre,,,,absurde

PS: tema bazohet ne ngjarje te vertete e jo perralla qe mund te mendoj cdokush ju lutem trajtoheni me nje seriozitet e komentoni nese keni te thoni dicka,,,ne foto esht vajza qe ka treguar per jeten e saj e njejta...
 
Pe: Berja synet e femrave...

Uaaa qe te behen dhe vajzat synet se kisha degjuar ndonjehere. Ja tani me beri shume pershtypje. Ne fakt edhe tek ne me perpara cunave nuk i jepnin gjera narkotike per dhimbje, ato i duronin dhe i kalonin dhimbjet avash avash.

Por per sa i perket femrave, kjo po ben shume cudi. Pastaj menyra makaber se si i bejne eshte llahtaria vete. Mjere ato femra qe bijne ne duar te ketyre kafsheve, se ske si i therret ndryshe.

Dikush tha qe qepja hiqet kur femra martohet. A e keni idene se si behet fija kur rrin shume kohe ne lekure, ajo infektohet. Keshtu qe prandaj dhe shumica e femrave vdes sepse nuk arrijne te perballojne pa mjekime nje fatkeqesi te tille, e jo me te arrijne ne diten e marteses.

Sa gjynah :(
 
Titulli: Pe: Berja synet e femrave...

Uaaa qe te behen dhe vajzat synet se kisha degjuar ndonjehere. Ja tani me beri shume pershtypje. Ne fakt edhe tek ne me perpara cunave nuk i jepnin gjera narkotike per dhimbje, ato i duronin dhe i kalonin dhimbjet avash avash.

Por per sa i perket femrave, kjo po ben shume cudi. Pastaj menyra makaber se si i bejne eshte llahtaria vete. Mjere ato femra qe bijne ne duar te ketyre kafsheve, se ske si i therret ndryshe.

Dikush tha qe qepja hiqet kur femra martohet. A e keni idene se si behet fija kur rrin shume kohe ne lekure, ajo infektohet. Keshtu qe prandaj dhe shumica e femrave vdes sepse nuk arrijne te perballojne pa mjekime nje fatkeqesi te tille, e jo me te arrijne ne diten e marteses.

Sa gjynah :(

Ne fakt Lela ndodh ky synetlliku per ke nuk e di eshte prerja e klitorit keshtuqe femra smund te ndjej me kenaqesi
 
Pe: Berja synet e femrave...

Qepja nuk hiqet se ashtu prishet kuptimi i synetit e sesht me e paster,qepja mund te prishet vetem ne raste kur femra ndjen dhimbje te tmerrshme gjate aktit me burrin e esht burri vete ai qe duhet tia bej kete, nuk lejohet te shkojne ne gjinekolog apo ne mjek femrat e Afrikes,kete e them sipas asaj qe kam lexuar ne liber une vete e sipas disa gjerva qe jam interesuar e vete te mesoj rreth jetes se grave ne Afrike..
 
Pe: Berja synet e femrave...

Me vjen cudi me disa nga ju ketu qe nuk e kane idene ose skane degjuar ndonjehere per kete.
Une per here te pare kam lexuar per synetin e femrave kur kam qene ne klase te peste. Nje vajze e vogel nga Somalia takohet me nje djale Kosovar, e tregon historine e saj (Dita e Deles se Fundit). Ajo tregon per nje nate kur me gjyshen e saj dhe disa shoqe te gjyshes, shkojne ne nje dhome, dhe e presin, e qepin (akoma pa treguar se cfare dhe se si). Por kur fliste per veshtiresine e urinimit dhe te periodave, e kuptova ckane prere.

Per me teper mbi kete teme, dhe me vizatime :)D) keni temen http://www.forumivirtual.com/aktual...nxjerr-jashte-ligjit-synetin-e-femrave-2.html
 
Pe: Berja synet e femrave...

aq muhabet keni kap ahahahah muhabet synetllekut :p
 
Pe: Berja synet e femrave...

/me Hap syt mos e ze njeri me ahengun e vet per noj synetllik :p
 
Titulli: Berja synet e femrave...

Kjo vertete eshte e tmerrshme...synetlleku te meshkujt eshte jo vec tradite, por edhe nevoje higjienike. Tek femrat synetllek, me mire te themi budallallek....
 
Pe: Berja synet e femrave...

synet femrat?? cfare dreqin eshte kjo? a ska ndonje ligj qe e parandalon kete cmenduri?? :O
 
Titulli: Berja synet e femrave...

Kjo ka t'beje me traditen e disa popujve ku mbreteron vape e madhe dhe sipas tyre eshte me mire synetimi femrave per shkak te vapes se madhe dhe arsyeja tjeter, e ul epshin e vajzave gjate moshes se adoleshences, keshtu kam ndegjuar.
 
Pe: Berja synet e femrave...

Cudi! Ne lidhje me temen te cilen keni hapur jane shkruar libra dhe xhiruar dokumentar-filma. Me sa kuptoj ekziston mosinformacjon i madh ne lidhje me fakte qe kane tronditur boten...
 
Pe: Titulli: Berja synet e femrave...

Kjo ka t'beje me traditen e disa popujve ku mbreteron vape e madhe dhe sipas tyre eshte me mire synetimi femrave per shkak te vapes se madhe dhe arsyeja tjeter, e ul epshin e vajzave gjate moshes se adoleshences, keshtu kam ndegjuar.

Kjo ka te beje me traditen por jo me vapen sic thoni ju,ska asnje lidhje..kete e bejne sepse nje femer qe ska bere synet nuk esht e gatshme per tu martuar ne Somali,femrat qe s'kryejne synetin nuk i marrin per martese andej,dhe e bejne me qellimin qe femra mos kete sy e ndjenja per meshkuj te tjere por vetem per burrin e saj i cili mund te kete nga 5 ose 6 gra me rradhe,as me burrin e vet sdo kete ndjenja por esht e detyruar ti nenshtrohet se e ka burre...po sjell me poshte nje informacion te vogel lidhur me temen....

Jeta e ish supermodeles Waris Dirie, e lindur në vitin 1965 në një zonë endacakësh në Somali, është kaq e pazakontë, sa ngjan më shumë si një skenar filmi. Në moshçën 6 vjeçare, ajo ishte bareshë, që kujdesej për bagëtitë e familjes dhe në moshën 13 vjeçare, kur i ati i saj do t’a martonte për para, ajo iku nga shtëpia. Ky është fillimi i filmit “Lulja e Shkretëtirës”, i cili po shfaqet këtë muaj në kinematë amerikane.

Një tjetër top modele e lindur në Etiopi me emrin Liya Kebede, interpreton Waris Dirie në filmin “Lulja e shkretëtirës”.

Filmi është bazuar në autobiografinë e Dirie-s dhe tregon një jetë ekstremesh, duke nisur nga fëmijëria e saj në Somali dhe përpjekjet për fillimin e karrierës në Londër.

Ky është rroli i parëi rëndësishëm për Kebede-n.

“Kur interprton jetën e dikujt, që ende jeton, është sfidë dhe përgjegjësi e madhe. Unë isha shumë e friksuar për këtë rol”.


Si një fëmijë në kulturën nomade, ku praktikohet gjymtimi i organeve femërore, Warid Dirie nuk njihte mundësi tjetër.

Por kur i ati u përpoq t’a martonte atë me një burrë të moshuar kur ishte vetëm 13 vjeçe, ajo iku. Dirie udhëtoi me ditë të tëra në shkretëtirë, e më pas kërkonte kushërinjtë e saj në Mogadishu, duke u përballur me rreziqe natyrore dhe njerëzore.

“Kurrë mos harro se nga vjen” e këshillonte gjyshja e saj, teksa Waris përgatitej të ikte në Londër. Ajo do të punonte si shërbyese në ambasadën somaleze .

Në moshën 18 vjeç, ajo iku përsëri. Gjeti punë si pastruese në një restorant. Dhe atje u zbulua nga një fotograf i mirënjohur i modës.

Sherry Hormann, një regjizore gjermane, shkroi dhe drejtoi filmin ‘Lulja e Shkretëtirës”.

“Isha e prekur realisht nga kjo histori Hirusheje, një histori imigracioni. Gjatë filmit flitet për gjymtimet e vajzave , por jo në mënyrën që të humbet sensi i humorit, sepse mendoj që humori është arma më e fortë për të mbijetuar”.

Siç thotë dhe Hormann, filmi “Lulja e Shkretëtirës” është një film me mesazh. Në një skenë, Waris mëson se jo të gjitha gratë janë “ simpatike” siç u thotë ajo.

Në vitin 1997, në kulim e karrierës së saj si modele, Dirie ishte i pari personalitet i famshëm që fliste hapur kundrë gjymtimit të femrave, duke iu referuar përvojës së saj.

Ajo dha një intervistë, e më pas u bë përfaqësuesja e veçantë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo la punën e modeles, mbasi iu përkushtua kësaj çështjeje.

Lija Kebeda shpreson se filmi do të përçojë mesazhin e Diriet në të gjitha vendet ku praktikohe gjymtimi i vajzave.

“Mendoj se filmi është shumë i ndjeshëm, dhe njëkohësisht i vërtetë me problemet që trajton. ثshtë një histori e mrekullueshme, mbushur me humor, ndërsa paraqet një çështje që është shumë e pranishme, kryesisht në Afrikë.”

Filmi është shfaqur në Europë dhe Amerikën e Jugut. Tani ai është në SHBA dhe në disa vende afrikane, mes tyre dhe Gana, Nigeria dhe Afrika e Jugut. Waris Dirie, 46 vjeçe, jeton në Austri, ku ajo lufton për të drejtat e grave përmes fondacionit të saj Lulja e Shkretëtirës.Zeri i Amerikes
 
Titulli: Berja synet e femrave...

Kjo ka te beje me traditen por jo me vapen sic thoni ju,ska asnje lidhje..




Kur lexoni, hapni syte mire e mos i kaperceni rreshtat e nderuar

keshtu kam ndegjuar.
 
Pe: Berja synet e femrave...

Uoris u rrit duke dëgjuar që nuk ka të ardhme, nuk ka jetë për një grua të pa martuar. çdo nënë, kishte per detyrë të siguronte një burre për vajzen e saj. Ashtu si të gjitha vajzat në Somali, kështu dhe Uoris e vogël u desh të ballafaqohet me procesin e frikshëm të organeve gjenitale femërore (FGM) nëse ajo donte të konsiderohet femer morale dhe e mirë në të ardhmen. Detajet e këtij operacioni nuk u jane shpjeguar kurrë vajzave. Mbetet një mister deri në minutën e fundit. E vetmja gjë që ato dinë, në padijenin e tyre, është se diçka e rëndësishme do të ndodhë në atë çast.

Klitoris, për Afrikanet, është papastërtia, burimi i së keqes, pjesë që infekton trupin dhe gratë duhej të heqin qafe sa më shpejt të jetë e mundur ate. Pra; nuk është për t'u habitur që vajzat ishin në pritje të ndodhë. Keshtu e Uoris zakonisht pyeste nënën e saj, kur do të jetë "grua", pasi kish dëgjuar se ajo eshte diçka qe e nderon dhe pa të nuk mund të martohet. Në fillim operacioni kryhej në fillim të adoleshencës, por gjatë viteve ajo filloi te bëhej ne vajza gjithnjë e më të reja.

Uoris ishte vetëm 5 vjet. Kurrë nuk do të harroje se çfarë ka ndodhur atë mëngjes, dielli ende nuk kishte shpërthyer dhe ende fjetur, ajo e kapi nënën e saj për dore dhe filluan të hasin ciganen, e cila ishte paguar posaçërisht për këtë punë. Një profesioniste e ftohtë, siç pasqyrohet në kujtesën e Uoris, e cila paguhej shume mire per te kryer kete lloj operimi.

Ulur në një gur me nënën e saj për tja mbajtur duart nga mbrapa qe i pëshpëriste, "Mundohu të jesh një vajze e mirë, . Të jesh trime; beje për mamin dhe do të kalojë shpejt. " Pas këtyre fjalëve, imazhet dhe ndjenjat që i kanë ngelur iishin, dhimbja e frikës, gjakut, syte e errët te ciganes, lutje te Perëndia për t'i dhënë fund vuajtjes. Në fund nuk mundi të rezistojë dhe i ra të fikët. Një pergjigje pak ndihmuese për lutjet e saj.

Nëna e saj dhe motra më e vjetër, e vënë atë në hije e një shkurre per të përgatitur, sic eshte traditë, një kasolle të vogël, një strehë për të pushuar dhe rimarrë forcat e saj për javët që vijnë.

Plaga e Uoris ishte qepur me një fije të bardhë dhe gjithcka qe i kishte lënë Cigana ishte një vrimë e vogël,qe mezi - mjaftonte për funksionimet e përditshme fizike. ditet e tjera Uoris ishte pothuajse pa ndjenja dhe ngrinte temperaturë të lartë. Nëna e saj i qendronte prane, për kujdestari. Duke vuajtur nga dhimbja dhe tortura tronditëse,vriste mendjen e torturuar dhe një pse e madhe formohej ne trurine saj. Pse behen e kaloi gjithe këte? Ishte vetëm një fëmijë. Vlen të përmendet se shumë vajza kanë vdekur nga gjakderdhje,, shoku tetanozit ose infeksione. Mbijetesa e Uoris, në ato kushte të tmerrshme, ishte fat në fatkeqësine e saj .

PS:U mundova ta perkthej kete material qe gjeta per te lexuar dicka me shume,mos me keqkuptoni nese esht bere ndonje gabim drejtshkrimor
 
Titulli: Berja synet e femrave...

Te beheshin ne strukturat sanitare te pakten, ky lloj mutilacion gjenital. Shpesh behen me copa xhami kavanozave te thyer. Fjala sterilizim eshte e pa njohur. Jane me miliona femra me buzet e vagjines te shkatrruar per shkak te infeksioneve..

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Berja synet e femrave...

hahaha paskan koncept te gabuar per berjen synet te meshkujve ata me duket,se sipas tyre i bie qe kur behemi synet ne meshkujt na e presin fare lol lol
 
Titulli: Berja synet e femrave...

behet vetem per nje qellim....qe femra mos te ndjej kenaqesine seksuale , te jete e privuar
vetem kshu keta kafshe mund te kene femrat nen kontroll

nuk ka lidhje gjekundi me vapen se nuk vje vaplliku nga aty
 
Titulli: Berja synet e femrave...

behet vetem per nje qellim....qe femra mos te ndjej kenaqesine seksuale , te jete e privuar
vetem kshu keta kafshe mund te kene femrat nen kontroll

nuk ka lidhje gjekundi me vapen se nuk vje vaplliku nga aty

Fiks.

Kam pas pa nje "dokumentar" themi ku shpjegoj cdo gje ne detaje dhe pyetshin te vjetrrit dhe te rinjt...
pergjigja e perbashket ishte : "Per mu ka rendesi qe femra te jet 'mutiluar' (nuk mbaj emrin qe kishin perdor) sepse kjo gje me siguron qe sdo te me tradhtoj kurre kur ta martoj. Nuk me intereson nese nuk ndjen mo kenaqesi dhe sdo te martohesha kurr me nje femer te pa 'mutiluar' "


Un keto i quaj monstra.
 
Titulli: Berja synet e femrave...

Une kam lexuar librin ''Princesha'' o Zot cf mankthi te krijohetttttttt
Cf tmerri :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top